Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kërcënuan biznesmenin që të tërhiqej nga një tender, arrestohen 3 persona në Elbasan, 1 në kërkim

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Kërcënuan biznesmenin që të tërhiqej nga një tender, arrestohen 3 persona në Elbasan, 1 në kërkim

3 persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në Elbasan, pasi akuzohen se kanë kërcënuar administratorin e një firme në Cërrik që të tërhiqej nga një tender.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi me inicialet L. K., 38 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai adminsitronte. Shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij

Njoftimi i policisë

Finalizohet pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Tenderi”. Operacioni, i zhvilluar nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Operacioni ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar deri mëngjesin e sotëm.
Shtrënguan me anë të kanosjes, administratorin e një kompanie private, që të tërhiqej nga procedura e konkurrimit për tenderin që kishte fituar kjo kompani, vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët e strukturave hetimore të DVP Elbasan, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas kishin kanosur administratorin e një firme në Cërrik dhe vijonin ta shtrëngonin që të tërhiqej nga një procedurë tenderimi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila regjistroi procedimin penal.

Pas një hetimi proaktiv njëmujor, strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tenderi”.

Në kuadër të këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

E. B., 37 vjeç, A. A. 27 vjeç dhe Sh. A., 62 vjeç, tre banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai adminsitronte. Shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

TË LIDHURA

Shtyhet gjyqi i Lapajt me Shehajn, zbulohet data e seancës së radhës
Aktualitet

Shtyhet gjyqi i Lapajt me Shehajn, zbulohet data e seancës së radhës

09:37 | 07/01/2026
Moti i keq në vend: reshje të lehta në Elbasan, përmbyten dy shtëpi në Belsh
Aktualitet

Moti i keq në vend: reshje të lehta në Elbasan, përmbyten dy shtëpi në Belsh

08:28 | 07/01/2026
Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!
Aktualitet

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

21:49 | 06/01/2026
Next Post
Emisari për dialogun, Lajçak: Kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës u pajtuan për zbatim të marrëveshjes

Emisari për dialogun, Lajçak: Kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës u pajtuan për zbatim të marrëveshjes

Ish-kryeministri: Rikthimi i tretë i Sali Berishës në qeverisje do jetë më i suksesshmi, njësoj si Steve Jobs

Ish-kryeministri: Rikthimi i tretë i Sali Berishës në qeverisje do jetë më i suksesshmi, njësoj si Steve Jobs

“Ka plasur asfalti elektoral, ndërhyje në rroga”, Berisha: Rama ka zgjuar revoltën popullore

“Ka plasur asfalti elektoral, ndërhyje në rroga”, Berisha: Rama ka zgjuar revoltën popullore







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Shtyhet gjyqi i Lapajt me Shehajn, zbulohet data e seancës së radhës
Aktualitet

Shtyhet gjyqi i Lapajt me Shehajn, zbulohet data e seancës së radhës

by mirseda
09:37 | 07/01/2026
0

Është shtyrë gjyqi i kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt me Agron Shehaj, kreu i Partia Mundësia....

Nafta venezueliane, Rusia dërgon anije luftarake për të mbrojtur tanker-in e ndjekur nga SHBA

Nafta venezueliane, Rusia dërgon anije luftarake për të mbrojtur tanker-in e ndjekur nga SHBA

09:24 | 07/01/2026
Përmbytjet shkaktojnë dëme në Kosovë, uji vërshon në rrugë dhe biznese

Përmbytjet shkaktojnë dëme në Kosovë, uji vërshon në rrugë dhe biznese

09:13 | 07/01/2026
Moti i keq në vend: reshje të lehta në Elbasan, përmbyten dy shtëpi në Belsh

Moti i keq në vend: reshje të lehta në Elbasan, përmbyten dy shtëpi në Belsh

08:28 | 07/01/2026
Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….

22:03 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com