Një sërë këngëtaresh dhe aktoresh kanë nxjerrë sekretet e tyre, madje kanë pranuar publikisht se ato janë përdhunuar. Por ka edhe raste kur thashethemet krijojnë situata të pavërteta.
Në dokumentet e publikuara nga “E! News”, ndodhet dhe një bisedë e mesazheve midis këngëtareve Kesha dhe Lady Gaga. Konteksti i bisedës qëndronte në faktin kur Kesha i rrëfen Lady Gagës se Dr. Luke ka përdhunuar këngëtaren Katy Perry.
Ekipi ligjor i Dr. Luke, në një deklaratë për “E! News” deklaroi: “Katy Perry ka konfirmuar se nuk është përdhunuar nga Dr. Luke, prandaj akuzat e Kesha’s janë të pavërteta! Ne do të kërkojmë shpërblime për të gjitha dëmet e shkaktuara nga ajo”.
Në lidhje me këtë çështje, vetë ekipi i këngëtares Kesha kanë vendosur të mos komentojnë.