Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Katër mitet e gabuara mbi diabetin

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Katër mitet e gabuara mbi diabetin

Organizata Botërore e Shëndetësisë, vlerëson se mbi 422 milionë njerëz në botë vuajnë nga diabeti. Ndërmjet viteve 1980-2014, numri i njerëzve me këtë sëmundje gati u dyfishua. Pavarësisht shpeshtësisë së madhe të sëmundjes, mbi të ka shpesh keqkuptime. Më poshtë po paraqesim 4 keqkuptimet më të zakonshme rreth diabetit.

  1. Diabeti është tërësisht një çrregullim i pankreasit

Diabeti nuk ndikon tek pankreasi, por as nuk duhet të mendohet vetëm si një sëmundje që ndikon trupin tonë nga qafa e poshtë. Nëse e shohim nga ky këndvështrim, humbasim fokusin nga ndikimi psikologjik i atyre që jetojnë me këtë sëmundje. Dhe nuk është diçka e vogël. Ashtu si problemi i përshtatjes ndaj diagnozës së një gjendjeje të rënduar shëndetësore afatgjatë, njerëzit me diabet kanë më shumë gjasa të preken nga depresioni.

Nuk ekziston as edhe një formë specifike e depresionit të lidhur me diabetin, dhe të njohur si ankthi i diabetit. Kjo ndodh kur një person është duke u përpjekur të përballojë menaxhimin gjendjes së tij shëndetësore. Pasja e diabetit ndikon ndërkohë edhe në aftësitë mendore të një personi.

Studimet më të fundit, sugjerojnë se diabeti mund të ndikojë tek aftësia e njeriut për të menduar kthjellët, për t’u përqendruar dhe risjellë në mendje kujtimet. Diabeti ndikon edhe proceset e tjera të trurit, si për shembull mënyrën sesi peshojmë zgjedhjet mbi ushqimet që duam të konsumojmë. Studiuesit gjithashtu janë duke hetuar se si hormone si insulina, duket se e rregullojnë këtë përzgjedhje.

  1. Vetëm njerëzit mbipeshë apo obezë preken nga diabeti

Ekziston një lidhje e fortë midis diabetit të tipit 2 dhe obezitetit, por kjo s’do të thotë se kushdo që është diabetik është automatikisht mbipeshë apo obez. Dhe anasjelltas, nuk do të thotë që cilido që është mbipeshë apo obez, do të preket nga diabeti. Megjithatë, një raport i Shërbimit të Shëndetit Publik në Angli, bënte me dije se personat obezë në këtë vend, kanë 5 herë më shumë gjasa për të zhvilluar diabetin e tipit 2, se sa të rriturit me një peshë normale.

Por, duhen kryer ende studime të mëtejshme, për të kuptuar plotësisht lidhjen midis diabetit dhe obezitetit. Kjo përfshin kuptimin e mekanizmave biologjikë, që mund të lidhin këto dy variabla.

Diabeti i tipit 1, nuk është i lidhur me obezitetin. Ky i fundit cilësohet si një çrregullim autoimun, çka do të thotë se sistemi imunitar i trupit sulmon qelizat që prodhojnë insulinën në pankreas.

Është një sulm shumë i suksesshëm; diabeti i tipit të parë, nuk është më në gjendje të prodhojë insulinën. Ka disa prova se diabeti i tipit 1 është gjenetik, por jo të gjithë që zotërojnë gjenin e rrezikut nga diabeti do të zhvillojë këtë sëmundje. Ekzistojnë edhe disa prova, se diabeti i tipit 1 mund të shkaktohet nga një virus.

  1. Ju duhet të merrni rregullisht insulinën përmes injektimit

Diabetikët e llojit të parë kanë nevojë për terapi insuline, por kjo mund të bëhet edhe duke përdorur pompat e insulinës. Këto pajisje, zvogëlojnë nevojën për të injektuar rregullisht insulinën. Insulina merret sërish përmes një gjilpëre, së cilës i bashkëngjitet një copë tubi dhe pastaj një pompe. Kjo metodë përmban disa përparësi të dukshme.

Njëra prej tyre është se ajo është më e fshehtë, dhe diabetiku shmang kësisoj stigmën sociale lidhur me injektimin e insulinës në publik. E dyta, ajo zvogëlon nevojën për të gjetur vende të ndryshme në trup se ku duhet kryer injeksioni. Janë ndërkohë një opsionesh të trajtimit të diabetin të tipit 2, si dhe për diabetin xhestacional (që zhvillohet gjatë shtatzënisë).

Këto lloje të diabetit, mund të trajtohen përmes ndryshimeve në stilin e jetesës, ose në fazat e hershme, mund të menaxhohen me sukses përmes marrjes së pilulave të tilla si metformina. Ndërsa diabetikët mplaken, apo një shtatzëni përparon, mund të ketë nevojë për insulinë ose një kombinim pilulash. Atyre diabetikëve që janë duke u përpjekur të menaxhojnë gjendjen e tyre, mund t’u ofrohet gjithashtu një ilaç si bromokriptina, e cila synon zonat e trurit që ndihmojnë për të rregulluar metabolizmin e trupit. Pra, jo të gjithë diabetikët duhet të injektojnë insulinën. 

  1. Diabeti është një sëmundje e lehtë për t’u menaxhuar

Ekzistojnë disa prova se një dietë me kalori të ulët, mund të kthejë në normalitet nivelet e glukozës në gjak tek diabetikët e tipit 2, gjë që ka çuar tek sugjerimet se kjo mund të jetë një lloj kure. Por s’ka asnjë dëshmi se ky është i përhershëm, dhe shumica e mjekëve bien dakord se diabeti (duke përjashtuar atë xhestacional) është i përjetshëm.

Komplikacionet serioze afatgjata të diabetit përfshijnë prerjen e gjymtyrëve, humbjen e shikimit dhe sëmundjet kardiovaskulare. Kjo është arsyeja pse një kontroll rutinë, është jetik për të monitoruar këto aspekte të shëndetit të një diabetiku. Me pak fjalë, disa komplikacione të diabet mund të jenë vdekjeprurëse.

Diabeti është një sëmundje e fshehur, dhe për shumë njerëz sigurisht që nuk është i lehtë për t’u menaxhuar. Dhënia e këshillave për një jetesë të shëndetshme dhe informim të detajuar, nuk është i mjaftueshëm për t’i ndihmuar të gjithë, dhe shumë syresh nuk arrijnë të menaxhojnë dot gjendjen e tyre (edhe pse disa e menaxhojnë me sukses, deri kur sëmundja e tyre përparon, dhe çdo gjë ndryshon).

Nivelet e sheqerit në gjak ndikohen nga të ushqyerit, aktiviteti fizik, ciklet e gjumit, stresi dhe efekteve të tjera hormonale. Pra, shenjat dhe simptomat e diabetit janë rrallë të qëndrueshme. Për shumicën e njerëzve, diabeti është një sëmundje e përjetshme. Ai është një gjendje e rëndë shëndetësore, që mund të jetë kohë pas kohe e paparashikueshme.

Shumë njerëz me diabet, raportojnë përvojat e stigmës sociale. Disa diabetikë kanë madje edhe keqkuptimet dhe paragjykimet e tyre. Prandaj është thelbësore të rrisim ndërgjegjësimin mbi realitetin e të jetuarit me diabetin, për të ndihmuar në përmirësimin e përvojave të lidhura me të.

Tags: diabetiinjkektimimitetobezpankreas

TË LIDHURA

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet
Aktualitet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej
Aktualitet

Profesor italian që kërcënoi vajzën e kryeministres Giorgia Meloni tentoi të vetëvritej

20:43 | 02/06/2025
I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme
Kryesore

I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme

19:35 | 02/06/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 14 maj 2017

Shtypi nga bota, 14 maj 2017

Shtypi i ditës, 14 maj 2017

Shtypi i ditës, 14 maj 2017

Çfarë ka ndodhur më 14 maj ?

Çfarë ka ndodhur më 14 maj ?

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”
Showbizz

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

by mirseda
23:08 | 02/06/2025
0

Xheneta Fetahu, tashmë e njohur edhe si opinioniste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ka ndarë...

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

21:44 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com