Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

KASTRATI GROUP SJELL RYANAIR NË SHQIPËRI

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
KASTRATI GROUP SJELL RYANAIR NË SHQIPËRI

RYANAIR KONFIRMON REKORD NË REZERVIMET E BILETAVE PËR 17 DESTINACIONET E REJA NGA SHQIPËRIA TË CILAT FILLOJNË TË MARTËN MË 31 TETOR

Ryanair, linja ajrore më e madhe e Evropës (183.5 milion klientë) sot me date 25 Tetor, deklaron rezervime biletash rekord në 17 destinacionet e saj të reja për në/nga Tirana, të cilat fillojnë javën e ardhshme më 31 Tetor. Këto 17 destinacione të reja të Ryanair për/nga Shqipëria do ta lidhin vendin me tregjet e mëdha të vizitorëve që vijne nga: Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Polonia, Suedia and Mbreteria e Bashkuar, ku Ryanair beson se rritja e konsiderueshme e trafikut dhe turizmit do të stimulohet falë tarifave të ulëta ajrore te Ryanair, të cilat më në fund ofrojnë konkurrencë në cmime dhe zgjedhje krahasuar me linjat ajrore që ofrojnë cmime më te larta. Këto 17 destinacione me çmime të ulëta të Ryanair për në/nga Tirana do të zgjerojnë rrjetin e destinacioneve, trafikun e pasagjerëve gjatë gjithë vitit dhe rritjen e turizmit, si dhe do të mundesojne hapjen e qindra vendeve të reja pune në aeroport, ndërkohe qe do t’u ofrojnë qytetarëve/vizitorëve shqiptarë tarifa më të ulëta dhe më shumë zgjedhje gjatë gjithë vitit.

Fluturimet e reja të Ryanair ne Shqiperi do të mundesojnë;

– 17 destinacione të reja ku përfshihen: Brukseli, Düsseldorfi, Londër, Milano, Paris dhe Romë
– Cmime që fillojnë nga vetëm 15 € (për një- drejtim)
– Mbi 1.6 milion pasagjerë. në vitin e parë te operimit
– Mundesimi i hapjes se mbi 1,000 vendeve të punës në Shqipëri

Gjatë 4 dekadave të fundit, Ryanair ka sjellë një revolucion ne udhëtimin ajror nëpër Evropë duke kombinuar tarifa të ulëta dhe fluturimet e përpiketa në orar, si dhe avionë Boeing 737 te rinj duke ofruar shërbim te mire ndaj klientit. Trafiku i pasagjerëve dhe turizmi shqiptar janë frenuar gjatë kesaj kohe nga kompanite ajrore ekzistuese qe ofrojnë bileta me çmime të larta, të cilat nuk kanë arritur të japin rritje te turizmit dhe të trafikut gjatë gjithë vitit. Ryanair është i vendosur t’i japë fund oligopolit.

Me cmime që fillojnë nga vetëm 15 € (për një-drejtim), 17 destinacionet e reja të Ryanair në Tiranë këtë dimër mundesojnë fluturime te shpeshta ku: 2 flutuime ne dite për në Londër dhe Milano, si dhe fluturime te perditshme në Bolonjë, Bruksel, Katania, Piza, Romë dhe Venecia. Ryanair do të mirëpresë mijëra vizitorë për herë të parë në Shqipëri këtë dimër. Ryanair vazhdon të punojë me Qeverine Shqiptare dhe aeroportet e tij, për të eksploruar destinacione të reja për/nga Tirana, si dhe hapjen e destinacioneve të reja drejt aeroporteve të tjera shqiptare gjatë 3 viteve të ardhshme.

17 DESTINACIONE TE REJA
F.J. F. J.
London 28 Bucharest 6
Milan 28 Krakow 6
Rome 18 Manchester 6
Bologna 14 Warsaw 6
Brussels 14 Dusseldorf 4
Catania 14 Edinburgh 4
Pisa 14 Prague 4
Venice 14 Stockholm 4
Paris 10

*FJ-Fluturime javore

Michael O’Leary, CEO i Ryanair vizitoi Tiranën sot me ekipin e tij te shitjes dhe ekipin operacional për të promovuar fillimin e fluturimeve të Ryanair për në/nga Tirana, te martën me 31 Tetor. Për të festuar këto rezervime rekord, Ryanair ka nisur një fushate promocionale 3 ditore ne të 17 destinacionet e reja për/nga Tirana, me 50,000 vende qe jane në shitje duke filluar nga 14.99 €, të cilat janë në dispozicion nga Nëntori 2023 deri në Mars 2024 (edhe pse këto vende duhet të rezervohen deri më 28 Tetor direkt në faqen e internetit të Ryanair.com).

Në Tiranë, Michael O’Leary, CEO i Ryanair tha:

“Javën e ardhshme, te marten më 31 Tetor, revolucioni i çmimeve të ulëta vjen në Shqipëri me Ryanair. Ne do të nisim 17 destinacione të reja për në/nga Tirana, ku tashmë më shumë se 70% e vendeve te ofruara janë shitur per muajin e parë të operimeve. Oferta e larte per sezonin dimëror të Ryanair në Tiranë me 17 destinacione, dhe mbi 200 frekuenca javore tregojnë kërkesën e jashtëzakonshme që ekziston për udhëtime me cmime vërtet të ulëta per ardhjen e turisteve në Shqipëri si dhe për qytetarët shqiptarë gjithashtu. Si linja ajrore nr.1 ne Evropë, Ryanair beson se mund të japë rritje te jashtezakonshme dhe të qëndrueshme të trafikut dhe turizmit, jo vetëm këtë dimër, por edhe për shumë vite te ardhshme në Shqipëri.

Për shumë kohë, shtimi i destinacioneve te reja dhe trafikut në Shqipëri është penguar nga linjat ajrore me çmime të larta si Lufthansa, Air France, BA dhe Wizz. Nga e marta e ardhshme me 31 Tetor, përfundon kjo epokë e cmimeve të larta. Çmimet e ulëta të Ryanair po vijnë në Tiranë. Mijëra vizitorë po vijnë në Tiranë dhe ne presim me padurim t’u sherbejme mijëra qytetarë shqiptarë në/nga Evropa për të vizituar miqtë dhe të afërmit e tyre.

Ryanair është e vetmja linjë ajrore e madhe në Evropë që është rimëkëmbur në 130% të trafikut të saj ne raport me periudhen para-Covid. Këtë dimër shpresojmë të marrim 57 avionë të rinj nga Boeing si pjesë e planit tonë të rritjes dhe rimëkëmbjes post-Covid. Jemi krenarë të hapim 17 destinacione të reja për në Tiranë javën e ardhshme dhe jemi të lumtur nga fluksi i rezervimeve te kryera ne avance dhe kërkesa që ekziston në Shqipëri dhe anembanë Evropës për fluturimet me çmime të ulta të Ryanair për në/nga Tirana. Ryanair planifikon të rrisë flotën e saj në 800 avionë, dhe trafikun e saj në 300 milionë pasagjerë gjatë dekadës së ardhshme dhe ne besojmë se Shqipëria do të jetë një treg kyç qe do te kete rritje me tarifat e ulëta të Ryanair.”

FUND

Per me shume informacion kontaktoni: Ryanair Press Office
Tel: +351-9451799
[email protected]

TË LIDHURA

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para
Aktualitet

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”
Aktualitet

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”
Aktualitet

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025
Next Post
Sulmet kibernetike/Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

“Kafen e pi pa sheqer, se jam sheqer vetë”, Presidenti Begaj në një rrëfim ndryshe

Arben Bajo, një yll që nuk shuhet!

Moti i keq në vend, shkarkimet elektrike shkaktojnë zjarr në nënstacionin elektrik në Peqin

Moti i keq në vend, shkarkimet elektrike shkaktojnë zjarr në nënstacionin elektrik në Peqin

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025




TË FUNDIT

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi
Bota

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi

by mirseda
22:40 | 27/05/2025
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën administratën Trump, e kanë rritur me një nivel paralajmërimi udhëtimet për...

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

22:38 | 27/05/2025
Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com