Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Kaso: Fredi Beleri u dënua me prova false që “investitorët strategjikë” të Edi Ramës të masakrojnë tokat e bregdetit

2 vjet ago
in Politikë
Kaso: Fredi Beleri u dënua me prova false që “investitorët strategjikë” të Edi Ramës të masakrojnë tokat e bregdetit

Ivi Kaso, Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike ka dalë me një deklaratë në mediat ditën e sotme. Kaso ka thënë se akuzat ndaj Belerit janë falsifikuar nga investitorët strategjikë të bregdetit për të grabitur pronat e jugut.

DEKLARATË PËR MEDIA E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PD, IVI KASO

Seanca e djeshme gjyqësore ndaj Fredi Belerit, Kryetarit të zgjedhur me votë të lirë të Bashkisë së Himarës, vërtetoi edhe një herë dhe pa asnjë mëdyshje faktin se SPAK po luan rolin e prokurorisë politike të Edi Ramës. Madje po e luan këtë rol me zell dhe devocion!

Në të gjithë këtë aferë të turpshme të eleminimit të kundërshtarit politik, SPAK ka “thyer rekordin” e tij: SPAK pranoi të shqyrtonte një çështje të cilën e gatoi me prova të falsifikuara policia “që duam” e Edi Ramës. SPAK më tej refuzoi të gjitha provat dërrmuese dhe kërkesat legjitime të kërkuara nga Fredi Beleri në seancë, edhe pse faktet tregonin katërcipërisht që çështja ishte e montuar, me dëshmi që nuk ekzistonin, mbi dokumente që u provuan të ishin të falsifikuara.

Por nuk mbaron këtu: SPAK “u kujdes” të ushtronte presionin e duhur ndaj trupit gjykues, i cili refuzoi me gjakftohtësi të gjitha provat e ofruara nga mbrojtja, të cilat provonin se çështja ishte e sajuar dhe montuar vetëm për qëllimin politik të rrëmbimit të Bashkisë së Himarës nga Edi Rama.

Ky proces kaq i mbrapshtë politik, ka frymëzues Edi Ramën dhe ekzekutor Policinë e Shtetit dhe SPAK. Qëllimi është rrëmbimi i tokave të himarjotëve, masakra me tokat e bregut të detit, toka të cila do t`i vihen shpejt në dispozicion “investitorëve strategjikë” të Edi Ramës.
Për këtë kryetari i Bashkisë Himarë nuk duhet të lejohet të betohet, edhe pse është shkelje flagrante kushtetuese. Për këtë Fredi Beleri duhet të dënohet edhe pse provat e falsifikuara kundër tij janë qesharake. Për këtë SPAK del garant duke bërë atë çfarë kërkon interesi politik dhe ekonomik i klanit të Ramës.

Kjo aferë kaq banale dhe e shëmtuar flet shumë, jo vetëm për standardin e zgjedhjeve që mbahen në Shqipëri, por mbi të gjitha për “heronjtë tanë të antikorrupsionit”, që të bardhën e nxijnë dhe të zezën e fshijnë.

Këta heronj, që për opozitën kanë marrë kallashin dhe po e masakrojnë në emër të drejtësisë së re rilindase, për qeverinë që me korrupsionin e saj po copëton dhe shkatërron vendin, prodhojnë indulgjenca.

Ne jemi dëshmitarë të standardit shkatërrues që SPAK dhe gjyqësori i tij po aplikojnë. Ne shohim sesi ëndrra e merituar e shqiptarëve për drejtësi të pakapur është zhbërë. Ne shohim sesi proceset e SPAK janë qartazi politike dhe aspak drejtësie. Dhe si ne e shohin të gjithë shqiptarët.

Ne duam drejtësi sepse jemi shumë të interesuar për të. Por nuk mund të heshtim kur na shesin sapunin për djathë. Ne jemi këtu për të thënë të vërtetën, sado e hidhur të jetë ajo. Ne nuk do lejojmë që Shqipëria të zhbëhet nga Edi Rama dhe qeveria e tij. As nga instrumentet që ajo përdor për të nënshtruar opozitën.
Prandaj në 20 shkurt, të gjithë në shesh për ti thënë jo korrupsionit, jo keqqeverisjes, jo drejtësisë së kapur, jo rrënimit ekonomik dhe shpopullimit të vendit. O Sot, o Kurrë!

TË LIDHURA

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë
Politikë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
“Si ka mundësi që nuk të pyeti?”/ Rama fton në podcast Manastirliun: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës
Politikë

“Si ka mundësi që nuk të pyeti?”/ Rama fton në podcast Manastirliun: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës

19:58 | 04/10/2025
SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal të Laert Haxhiut, dërgon çështjen për gjykim
Politikë

SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal të Laert Haxhiut, dërgon çështjen për gjykim

18:43 | 04/10/2025
Next Post
Akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca për ish-policin, Arbër Paplekaj!

Akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, shtyhet seanca për ish-policin, Arbër Paplekaj!

Nesër vizita e Blinken në Tiranë, policia bllokon disa akse, ja çfarë duhet të dini

Nesër vizita e Blinken në Tiranë, policia bllokon disa akse, ja çfarë duhet të dini

Nga sherri për parkimin te borxhi, detaje nga krimi në Durrës: Autori po e ndiqte viktimën, 40-vjeçari mbeti i shtrirë

Nga sherri për parkimin te borxhi, detaje nga krimi në Durrës: Autori po e ndiqte viktimën, 40-vjeçari mbeti i shtrirë

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com