Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Karabina: Rama dhe qeveria e tij përdorin arsimin për propagandë dhe nuk investojnë për të rritur cilësinë e sigurinë në shkolla

1 vit ago
in Aktualitet, Politikë
Karabina: Rama dhe qeveria e tij përdorin arsimin për propagandë dhe nuk investojnë për të rritur cilësinë e sigurinë në shkolla

Zëdhënësja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat shprehet se qeveria vijon të bëjë vetëm propagandë me arsimin dhe nuk kanë bërë asnjë investim serioz për të rritur cilësinë dhe sigurinë e tij.

Karabina thotë se Edi Rama vazhdon të luajë me ndjeshmërinë e prindërve dhe të qytetarëve në lidhje me sigurinë në shkolla. Sipas saj, siguria në shkolla është tronditur shumë përgjatë qeverisjes së korruptuar të Ramës, pasi kanabizimi i vendit ka krijuar mundësinë dhe lehtësinë e shpërndarjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike nga adoleshentët.
Ajo më tej thotë se mësuesit dhe prindërit duan arsimim cilësor, mësues të klualifikuar, infrastrukturë bashkëkohore dhe pa mëdyshje, siguri në shkolla për fëmijët e tyre, si një ndër kërkesat e para në hireakinë e nevojave.

KARABINA: Propaganda dhe dështimet e reformave në arsim të Edi Ramës dhe qeverisë së korruptuar të tij, do t’i kushtojnë rëndë për shumë vite shoqërisë dhe zhvillimit të vendit. Edhe pse ka një përgjegjësi direkte për gjendjen e rëndë në arsim dhe viti i ri shkollor ka nisur me probleme të pazgjidhura si: 180 mijë nxënës më pak në arsimin parauniversitar dhe 295 shkolla 9-vjeçare të mbyllura që nga 2013-ta, rënie me 40% të numrit të nxënësve në zonat rurale dhe 20% në ato urbane të cilat dëshmojnë shpopullimin masiv të vendit për shkak të korrupsionit qeverisës dhe humbjes së shpresës, 222 vende të paplotësuara për mësues matematike dhe mësues të gjuhës dhe letersisë në gjithë vendin për shkak të rënies së interesit për të vazhduar mësuesinë dhe indiferencës së qeverisë për degë prioritare që ka nevojë vendi, rreth 10 miliardë lekë nga buxheti i shtetit fillimisht dhe shtuar kosto në këto vite vonesë për shkollat e dëmtuara nga tërmeti dhe 100 milion Euro nga BE dhe ende nuk kanë përfunduar, portali i politizuar i punësimit të mësuesve ka lënë jashtë sistemit profesionistë të fushës duke i zevendësuar me militantë, Edi Rama jo vetëm nuk ofron zgjidhje dhe nuk ka transparencë dhe llogaridhënie, por vazhdon me të njëjtin avaz, gënjeshtra e mashtrim.

Edhe në këtë fillim viti shkollor, duke anashkaluar problemet që lëngon sistemi arsimor, ashtu siç ka bërë dhe vite të tjera, Edi Rama vazhdon të luajë me ndjeshmërinë e prindërve dhe të publikut në lidhje me sigurinë në shkolla. Siguria në shkolla është tronditur shumë përgjatë qeverisë së korruptuar të Edi Ramës pasi kanabizimi i vendit ka krijuar mundësinë dhe lehtësinë e shpërndarjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike nga adoleshentët. Dëshmitë e nxënësve, mësuesve dhe prindërve ndaj ekspozimit dhe përdorimin të lëndëve narkotike në shkolla janë tronditëse.

Dhe në vend të marrë përgjegjësinë e kësaj situate të rëndë dhe të merret me shkakun dhe zgjidhjen e tij, Edi Rama duke përdorur strukturat shtetërore flet vetëm për pasojat dhe paraqet si sukses të vetëm kapjen e disa shtetasve që shpërndajnë lëndë narkotike afër shkollave. Propaganda me vendosjen e kamerave për rritjen e sigurisë në shkolla është thjesht lajm i ditës, pasi nëse miliardat që kanë shkuar për luksin e qeverisë do të shkonin prej vitesh në investime në arsim, vendosja e kamerave dhe jo vetëm, nuk do të diskutoheshin fare sot dhe siguria në shkolla nuk do të ishte kaq e mjerueshme.
Ndaj sot nxënësit, mësuesit dhe prindërit duan arsimim cilësor, mësues të klualifikuar, infrastrukturë bashkëkohore dhe pa mëdyshje siguri në shkolla për fëmijët e tyre, si një ndër kërkesat e para në hireakinë e nevojave.

Por, Edi Rama dhe qeveria e korruptuar nuk kanë as vullnetin politik dhe as besueshmërinë që ta ndryshojnë shkollën dhe arsimin pasi prej 12 vitesh e lanë në rrjedhë të lirë. PD-Demokratët Euroatlantikë kanë një program ambicioz për arsimin përmes investimit dhe strategjive konkrete për ta futur në normalitet dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit europian të vendit.
Nxënësit, mësuesit, prindërit meritojnë shkolla të mira dhe të sigurta. Shqiptarët meritojnë më shumë, Shqipëria meriton më shumë.

TË LIDHURA

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

22:37 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë
Aktualitet

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!
Aktualitet

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Next Post
GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti: 2 muaj kohë për plotësimin e hetimeve

GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti: 2 muaj kohë për plotësimin e hetimeve

U aksidentua bashkë me fëmijët, flet Kristian Boçi: Kam humbur shikimin në syrin e majtë

U aksidentua bashkë me fëmijët, flet Kristian Boçi: Kam humbur shikimin në syrin e majtë

Kishte bërë gati listën e personave që do vriste, bie në pranga 11-vjeçari

Kishte bërë gati listën e personave që do vriste, bie në pranga 11-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

by mirseda
22:37 | 07/01/2026
0

Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të...

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com