Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Analizë

Kapitull i ri pas Brexit në 2020/ Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

5 muaj ago
in Analizë
Kapitull i ri pas Brexit në 2020/ Çfarë përmban marrëveshja mes Britanisë dhe BE-së?

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e nënshkroi të hënën një marrëveshje me krerët e Bashkimit Evropian në Londër, duke e nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Britanisë dhe BE-së pas Brexit-it të vitit 2020.

Më poshtë mund të lexoni më shumë rreth çështjeve për të cilat janë pajtuar palët:
Siguria dhe mbrojtja
Palët janë pajtuar për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në një kohë kur Evropa po riarmatoset përballë kërcënimit nga Rusia dhe mes pasigurive për politikat e presidentit amerikan, Donald Trump.

Marrëveshja do ua mundëson përfaqësuesve britanikë të marrin pjesë në disa takime ministrore të BE-së dhe të angazhohen në stërvitje dhe misione ushtarake evropiane.
Gjithashtu, marrëveshja synon t’i afrojë industrinë britanike të mbrojtjes me përpjekjet evropiane për të ndërtuar një bazë industriale vendore.
Ajo ua hap rrugën firmave britanike të përfitojnë nga një fond i BE-së prej 150 miliardë eurosh, për të cilin po negociojnë tani 27 shtetet anëtare të bllokut. Megjithatë, do të nevojitet një marrëveshje shtesë dhe një kontribut financiar nga Londra.

Britania pritet të përfitojë ndjeshëm nga kjo marrëveshje. Kompanitë si BAE Systems dhe Rolls-Royce pritet të kenë përfitime.
Ushqimi dhe kafshët shtëpiake
BE-ja dhe Britania janë pajtuar t’i kufizojnë kontrollet mbi ushqimet dhe produktet bimore në tregtinë e ardhshme. Kjo ka qenë kërkesë kyçe nga Londra.
Sipas tekstit të marrëveshjes, “kjo do të bëjë që shumica dërrmuese e lëvizjeve të kafshëve, produkteve shtazore, bimëve dhe produkteve bimore midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian të kryhen pa certifikatat, apo kontrollet të cilat kërkohen sipas rregullave”.

BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar i Britanisë. Por, eksportet britanike drejt kontinentit kanë rënë për 21 për qind që nga Brexit-i, ndërsa importet kanë rënë për shtatë për qind.

Pas një mungese të gjatë, Britania do të mund të shesë sërish hamburgerë, fruta deti, salsiçe dhe produkte të tjera në BE, tha Starmer. Po ashtu, britanikët do të mund të udhëtojnë më lehtë me kafshët e tyre shtëpiake.

Në këmbim, Britania është zotuar për përafrim dinamik – me mundësi përshtatjeje në kohë – me rregullat sanitare dhe fitosanitare të BE-së, me disa përjashtime të mundshme.

Në rast mosmarrëveshjeje, do të krijohet një mekanizëm i pavarur për zgjidhjen e çështjeve, por Gjykata Evropiane e Drejtësisë do të mbetet autoriteti përfundimtar.

Masat e tjera ekonomike për të cilat u arrit pajtueshmëri përfshijnë “bashkëpunim më të ngushtë” për kuotat e emetimeve, duke lejuar kompanitë britanike të shmangin taksën kufitare të BE-së për karbonin.

Sipas Qeverisë britanike, këto masa pritet t’i shtojnë ekonomisë britanike “afërsisht 10.7 miliardë euro deri në vitin 2040”.

Peshkimi
Peshkimi ishte çështja veçanërisht e rëndësishme për Francën, e cila e vendosi atë si parakusht për çdo marrëveshje më të gjerë mes Londrës dhe Brukselit.

Britania ka rënë dakord ta zgjasë deri në qershor të vitit 2038 një marrëveshje ekzistuese që lejon anijet evropiane të peshkojnë në ujërat britanike dhe anasjelltas. Marrëveshja e tanishme pritej të përfundonte në vitin 2026.

Zgjatja e marrëveshjes do të sjellë qëndrueshmëri dhe siguri për ekuipazhet e peshkimit, pa rritur sasinë e peshkut që anijet e BE-së mund të zënë në ujërat britanike, sipas Qeverisë britanike.

Në Skoci, kritikat ishin të menjëhershme. Sektori i peshkimit “duket se është braktisur” nga Londra, tha kryeministri i Skocisë, John Swinney, ndërsa Federata e Peshkatarëve Skocezë e përshkroi marrëveshjen si “film horror”.

Ministrja franceze Agnes Pannier-Runacher, e cila mbikëqyr sektorin e peshkimit, e mirëpriti marrëveshjen duke thënë se ajo “do të sigurojë vizibilitet ekonomik dhe politik për peshkimin francez”.

Lëvizja e të rinjve
Brukseli kishte shtyrë për një marrëveshje për lëvizjen e të rinjve, e cila do t’ua mundësojë të rinjve evropianë të studiojnë dhe punojnë përkohësisht në Britani, dhe anasjelltas. Por, Londra mbetet e kujdesshme ndaj çdo marrëveshjeje që ngjan me lëvizjen e lirë dhe që mund t’i rrisë shifrat e emigracionit.

Asnjë marrëveshje e qartë nuk u arrit të hënën dhe teksti i marrëveshjes nuk e përmend fjalën “lëvizje”.

Pra, palët shprehën thjesht gatishmërinë për të “punuar për një program të baraspeshuar” që do t’u mundësojë të rinjve të punojnë, studiojnë, bëjnë vullnetarizëm apo të udhëtojnë në Britani dhe BE për një periudhë të kufizuar kohore. Kushtet e programit nuk janë përcaktuar ende.

Londra dhe Brukseli gjithashtu biseduan për mundësinë që Britania t’i ribashkohet programit për shkëmbime studentore, Erasmus+.

Numri i studentëve të BE-së në Britani është përgjysmuar që nga Brexit-i, duke rënë nga rreth 148.000 më 2019-2020 në 75.500 më 2023-2024.

Kalimet kufitare
Për t’i lehtësuar kalimet kufitare, të dyja palët u zotuan të “vazhdojnë diskutimet” në mënyrë që shtetasit britanikë të mund të përdorin më shumë “eGates” – portat automatike për kontrollin e pasaportave.

Kjo duhet t’i ndihmojë pushuesit britanikë t’i shmangin “radhët e tmerrshme” në aeroportet e BE-së, sipas Qeverisë britanike./REL

TË LIDHURA

Alarm në industrinë gjermane, Bild: Rënie drastike e prodhimit, kolaps në sektorin e automobilave
Analizë

Alarm në industrinë gjermane, Bild: Rënie drastike e prodhimit, kolaps në sektorin e automobilave

14:27 | 08/10/2025
Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes
Aktualitet

Karamuço tregon detaje mbi sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

08:53 | 08/10/2025
Hekurudha Durrës-Rrogozhinë: Elektrifikimi shtyhet për më vonë
Aktualitet

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë: Elektrifikimi shtyhet për më vonë

08:47 | 08/10/2025
Next Post
Tronditet Durrësi, atentat 29-vjeçarit, humbet jetën në spital

Tronditet Durrësi, atentat 29-vjeçarit, humbet jetën në spital

Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi, “urdhëron” fitoren ndaj kuqezinjve

Vuçiç ndez sfidën Shqipëri-Serbi, “urdhëron” fitoren ndaj kuqezinjve

Alba Pollozhani në emision, Lim Hoti argëtohej me një vajzë gjysmë të …

Alba Pollozhani në emision, Lim Hoti argëtohej me një vajzë gjysmë të ...







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

by mirseda
22:57 | 08/10/2025
0

Aksident automobilistik në segmentin rrugor Qafë Mali Fierzë. Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar 300...

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

22:41 | 08/10/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

22:24 | 08/10/2025
Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

22:03 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com