Sekuestrohet në Itali një sasi rekord kokainë në Portin e Livornos. Konkretisht janë kapur 650 kg kokainë, e cila ishte e ndarë në 582 pako në 23 çanta.
Droga ishte e fshehur në një kontenier me kafe, që vinte nga Amerika Latine. Autoritetet italiane deklarojnë se kjo është sasia më e madhe e kapur në 10 vitet e fundit.
Operacioni u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm, Metteo Salivini.
“Në Portin e Livornos u konfiskuan 650 kg kokainë nga Policia Financiare dhe Agjencia Doganore. Faleminderit në emër të të gjithë italianëve”, shkruan Salvini.