Të paktën 15 persona kanë vdekur nga një shpërthim në veri të Egjiptit. Shpërthimi ndodhi në një kishë në Kajro, ndërsa nuk dihet ende shkaku. Mësohet se ngjarja ndodhi gjatë një shërbesë për të festuar atë që njihet si “Palm Sunday”, pra e diela para Pashkëve.
Gjithashtu, raportohet se 40 persona të tjerë janë plagosur, ndërsa pritet të dalin detaje të tjera, pasi nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist.
Ndërkohë, në rrugët e Kajros ka një kaos të vërtetë, pasi banorët janë të alarmuar nga ajo që po ndodh. Dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga një bombë e vendosur poshtë një karrigeje.
Ky është shpërthimi i dytë në një kishë në Egjipt brenda 6 muajsh. Sulmi tjetër ndodhi në dhjetor të 2016-ës, i cili u mor përsipër nga ISIS.