Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest në shtëpi për drejtoreshën Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme Alma Bime, pasi dyshohet se ka kanosur me mesazhe shtetasin e huaj M. M.
Po ashtu, në një tjetër episod, sipas të dhënave nga policia, ajo dyshohet se ka djegur një orendi shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, pranë rrugës “Hysen Gjura” në Kinostudio.
Ndërkohë, në shtator të këtij viti, Policia e Tiranës ka arrestuar Mareglen Tomorin, drejtor i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (IPO), pasi ai u dyshua se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, Alma Bime. Ishte kjo e fundit që kallëzoi rastin në polici.














