Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kanceri dhe sëmundjet e zemrës po vrasin kosovarët

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kanceri dhe sëmundjet e zemrës po vrasin kosovarët

Sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri po vrasin kosovarët vitet e fundit. Sipas zyrtarëve të shëndetësisë në Kosovë këto sy sëmundje po marrin jetë njerëzish dhe janë renditur në dy vendet e para si shkaktarët e vdekjeve në Kosovë. Sigurisht që këtu përjashtohen aksidentet dhe vrasjet.

Kosova akoma nuk ka sistem referimit që do dihej saktë se sa njerëz kanë probleme me sëmundje të caktuara dhe sa është numri i njerëzve që vdesin nga sëmundje të caktuara.

Gani Bajraktari, kryetar i Shoqatës së Kardiologëve në Kosovë i tha Radios Evropa e Lirë, se numri i qytetarëve me problemet shëndetësore me zemrën është në rritje çdo vit.

Ai shton se shtimin e numrit të pacientëve me probleme kardiovaskulare kryesisht dominon infarkti akut, si patologjia më e shpeshtë dhe më vdekjeprurëse në Kosovë, siç ndodh edhe në vendet tjera të zhvilluara dhe ato në zhvillim.​

“Edhe në Kosovë, si edhe në shumë vende në zhvillim dhe ato të zhvilluara, sëmundjet kardiovaskulare mbesin si sëmundjet e para dhe shkaktar të vdekjeve”.

“Në Kosovë kemi akoma për të bërë që standardet të jenë konform standardeve evropiane. Këtë vit, Kosova është futur për herë të parë në atllasin e shoqatës evropiane të kardiologjisë dhe treguesit e trajtimit të këtyre sëmundjeve akoma mbesim për të dëshiruar”, tha Bajraktari.

Bajraktari shton se trajtimi emergjent mbetet i vonuar në Kosovë.

“Trajtimi paraqet vështirësi, pasi në Kosovë nuk arrihet që për dy orë, aq sa parashihet nga fillimi i dhimbjes deri te hapja koronare , dhe tek ne kjo është mangësi dhe si pasojë kemi edhe humbje të jetëve të njerëzve”, tha Bajraktari.

Të paktën 17 milionë njerëz në botë vdesin çdo vit nga sëmundjet e zemrës, flasin shifrat zyrtare të institucioneve shëndetësore.

Profesionistët shëndetësorë thonë se pjesa më e madhe e sëmundjeve kardiovaskulare mund të parandalohet nëpërmjet adresimit të qartë të rrezikut, si duhan pirja, dieta jo e shëndetshme dhe obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik dhe konsumimi i alkoolit.

Në anën tjetër, Ekrem Hyseni, drejtor i Institutit të Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se ndonëse është rritur numri i pacientëve me kancer, kjo nuk paraqet rritje reale, por vetëdijesim të qytetarëve për ta hetuar më herët sëmundjen.

“Viti 2016 është përmbyllur me 1236 raste të reja me kancer, derisa në vitin 2017, ka pasur 1550 raste të reja. Viti 2017 ka shënuar rritje, ndonëse nuk tregon saktë rritje, por rritje të vetëdijes së qytetarëve”, ka thënë Hyseni.

“Nëse krahasohet ky numër me popullatën e njëjtë në regjion, na del se jemi me numrin më të vogël të të sëmurëve me kancer. Kjo flet se kemi moshë të re të popullatës në Kosovë”, ka thënë tutje ai.

Hyseni ka folur edhe për cilësinë e shërbimeve shëndetësore në Institutin Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Cilësia e shërbimeve shëndetësore është në nivel, por ka vend edhe për ngritje të cilësisë. Ne kemi shërbime për kimioterapi, radioterapisë ku deri në 300 pacientë frekuentojnë dhe marrin në ditë këto shërbime’’, ka thënë Hyseni.

Por, janë edhe sëmundjet ngjitëse në Kosovë, ku në vit rreth 100 mijë njerëz infektohen me sëmundje ngjitëse, shkruan rel.

Sipas epidemiologëve në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, numri i rasteve të reja që infektohen me sëmundje ngjitëse, është rreth 6 mijë në 100 mijë banorë.

E infekto loget thonë vitin 2017, si sëmundje ngjitëse e kanë karakterizuar ethet e minjve si dhe fruthi.

Tags: kancerikosovaretsemundjetvrasinzemrës

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Evropa me sytë drejt yllit në ngjitje Macron, jo nga e drobitura Merkel

Evropa me sytë drejt yllit në ngjitje Macron, jo nga e drobitura Merkel

Gomonia me 605 kg drogë drejt Italisë, kapet skafisti shqiptar

Gomonia me 605 kg drogë drejt Italisë, kapet skafisti shqiptar

Gazetaret kërcënohen me vdekje në Kroaci

Gazetaret kërcënohen me vdekje në Kroaci







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel
Politikë

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

by mirseda
21:31 | 09/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa në Bruksel. Takimi është...

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

21:09 | 09/02/2026
Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

20:35 | 09/02/2026
45 vite burg për liderët e UÇK-së/ Rama reagon ashpër: Vendim i rëndë, fjalët nuk më vijnë

45 vite burg për liderët e UÇK-së/ Rama reagon ashpër: Vendim i rëndë, fjalët nuk më vijnë

20:20 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com