Policia e Lezhës ka arrestuar këtë të shtunë dy persona. Mësohet se Syrgen Shalës 24 vjeç, i është gjetur gjatë kontrollit në automjetin e tij Toyota, lëndë narkotike kanabis. Ndërsa, Mikel Ahmeti dhunoi vajzën e tij të mitur, duke e goditur me një send të fortë në kokë,
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasin Syrgen Shala 24 vjeç, banues në Mamurras. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip Toyota, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, një aparat celular dhe një grirëse metalike. Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti i përdorur nga 24 vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, arrestuan shtetasin Mikel Ahmeti 37 vjeç, pas një denoncimi se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, duke e goditur me një send të fortë në kokë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.