Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kamioni me 2.2 tonë drogë, policia mund të ketë bashkëpunuar me trafikantët

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Kamioni me 2.2 tonë drogë, policia mund të ketë bashkëpunuar me trafikantët

Kamioni me 2.2 tonë hashash që u bllokua më 24 mars 2017 në Itali, rezulton se është peshuar nga doganierët e Vorës. Edhe pse është konstatuar pesha prej 2.2 tonë hashash më madhe se sasia e mallit të deklaruar në faturë, doganierët dhe policia nuk kanë ushtruar kontroll fizik të saj dhe as me qenin antidrogë.  

Prokuroria për Krime të Rënda zbardh detaje të trafikut të drogës me kamion nga Durrësi në drejtim të Italisë, për llogari të të cilit janë arrestuar 21 persona, punonjës dogane dhe efektivë policie.

Sipas prokurorisë, mësohet se kamioni me shofer shqiptar, që u bllokua në portin e Barit pasi brenda tij kishte të fshehur 2.2 tonë hashash, nuk i është nënshtruar kontrollit fizik në dalje të portit të Durrësit. Burimet thonë, se kamioni është peshuar në doganën e Vorës dhe pavarësisht se pesha e tij, ka rezultuar më e madhe se sa ishte deklaruar në faturat dalëse të mallit që transportonte, nuk i është nënshtruar kontrollit fizik.

Në peshore, thonë burimet, dukej qartë që kamioni kishte një ngarkesë prej 2.2 tonë më shumë se sa ishte deklaruar në fatura dhe kjo nuk i ka bërë përshtypje doganierëve për ta kontrolluar rimorkion. Ky moskontroll, ka shtuar dyshimet te prokuroria se doganierët kanë bashkëpunuar me trafikantët për të lehtësuar kalimin e kamionit me 2.2 tonë hashash nga Durrësi në drejtim të Italisë, shkruan “Abcnews”.

Nga ana tjetër, kamioni që ka kaluar portin mbrëmjen e 24 marsit 2017 nuk i është nënshtruar as kontrollit me qen antidrog nga policia e portit, duke hedhur dyshime se punonjësit e policisë janë përfshirë në trafikun e drogës. Të pyetur për këto dyshime, punonjësit e policisë dhe doganierët e portit të Durrësit, tashmë të arrestuar kanë mohuar këtë fakt.

Duke pretenduar se nuk e njihnin shoferin e kamionit që u arrestua në itali me 2.2 tonë hashash dhe personat që mund ta kenë nisur nga Shqipëria.Për llogari të këtij hetimi dhe të kalimit të 8 tonëve hashash nga porti i Durrësit drejt portit të Ankonës në Itali, prokuroria ka arrestuar 21 persona.

Mes të arrestuarve janë agjentë doganor, punonjës të doganës së Qafë Thanës, Durrësit dhe Tiranës si dhe efektivë policie të këtyre pikave të kalimit kufitar. Për këtë çështje, mësohet se prokuroria ka kërkuar me anë të letër-porosisë, deklarimet e shoferit shqiptar të kamionit me 2.2 tonë hashash.

Si dhe atë të shoferit maqedonas të kamionit me 8 tonë hashash që u bllokua në Itali më 5 shkurt të 2017 dhe që dyshohet se është ngarkuar në një magazinë që ndodhet në qarkun e Elbasnit.

TË LIDHURA

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat
Aktualitet

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit
Aktualitet

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Përmbytjet/ Banorët e Shkozetit peticion bashkisë: Pastroni menjëherë kanalet kulluese
Aktualitet

Përmbytjet/ Banorët e Shkozetit peticion bashkisë: Pastroni menjëherë kanalet kulluese

19:04 | 27/01/2026
Next Post
Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

Putin luan në piano para takimit me presidentin e Kinës (Video)

Putin luan në piano para takimit me presidentin e Kinës (Video)

A e shkroi vërtet Ana Frank ditarin e saj?

A e shkroi vërtet Ana Frank ditarin e saj?







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Showbizz

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

by mirseda
21:50 | 27/01/2026
0

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese,...

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

21:28 | 27/01/2026
Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

21:05 | 27/01/2026
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com