Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 16 Shtator

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 16 Shtator

16 Shtator 1977 – Sopranoja me famë botërore Maria Callas, vdes në Paris në moshën 53 vjeçare

E lindur në Nju Jork në vitin 1923 nga emigrantë grekë, Callas e shfaqi që në moshë të re talentin e saj për të kënduar. Kur ishte 13 vjeçe, shkoi në Athinë për të studiuar kanto nën kujdesin e sopranos së njohur Elvira de Hidalgo. Roli i saj i parë në opera, erdhi në vitin 1947, kur interpretoi në operën “Xhokonda” në Verona të Italisë.

E spikatur për zërin e fuqishëm, Maria Callas u shfaq në operat anembanë botës. Talenti i saj, bëri të mundur ringjalljen e veprave të shekullit të XIX të Vincenzo Bellini-t dhe të tjerëve, të cilat nuk qenë vënë në skenë për dekada të tëra. Në vitin 1954, “Hyjnorja Callas”, bëri debutimin e saj të parë në SHBA në Operan e Çikagos në rolin kryesor të Normës, një performancë që e përsëriti para një auditori rekord në Operan Metropolitane të Nju Jorkut.

Jeta e stuhishme personale, qëmtohet nga afër dhe jo rrallë shtrembërohej nga media, sikurse ishin shëtitjet e saj profesionale me dashamirës dhe rivalë. Diva u divorcua nga bashkëshorti i saj i parë, pasi u përfshi në një lidhje dashurore me manjatin grek të anijeve, Aristotle Onassis, i cili më vonë e braktisi kur u dashurua me vejushën e ish-presidentit amerikan, Jackie Kennedy. Në vitet 1970, karriera e Callas perëndoi shpejt, dhe ajo vdiq në 16 shtator 1977.

16 Shtator 1978 – Një tërmeti i rëndë godet Iranin

Një tërmet jashtëzakonisht vdekjeprurës tronditi Iranin, duke vrarë më shumë se 25.000 njerëz. Tërmeti me magnitutë 7.7, goditi pjesën verilindore të vendit, një zonë që kishte përjetuar lëkundje të vazhdueshme. Dhjetë vjet më parë, një tërmet me magnitudë 6.5 në qendër të Iranit verior, në afërsi të kufirit me Afganistanin, shkaktoi gati 12.000 të vdekur.

Kur lëkundjet e forta u përsëriten në këtë zonë në 16 shtator 1978, pasojat qenë edhe më katastrofike. Shumica e shtëpive në rajon ishin ndërtuan me baltë të thatë, dhe u shembën me lehtësi. Edhe pse banorët qënë të vetëdijshëm për këtë rrezik, shumica e tyre s’kishin mundësi të përballonin ndërtimin e shtëpive më të forta.

16 Shtator 1992 – E Mërkura e Zezë  e Britanike

Në politikën dhe ekonominë britanike, e Mërkura e Zezë i referohet ngjarjeve të 16 shtatorit 1992, kur qeveria konservatore u detyrua të tërhiqte paundin nga Mekanizmi Evropian i Shkëmbimit të Këmbimit (ERM) pasi nuk ishte në gjendje të mbante monedhën mbi kufirin e poshtëm të vlerës, mbi të cilin ishte rënë dakord. Miliarderi amerikan George Soros, përfitoi më shumë se 1 miliardë dollar, vetëm nga shitja e paundit me një kurs këmbimi më të lirë. Në vitin 1997, Thesari i Mbretërisë së Bashkuar, e vlerësoi dëmin financiar nga e Mërkura e Zezë në 3.4 miliardë paund

16 Shtator 1810- Nis lufta për pavarësinë e Meksikës

Miguel Hidalgo Costilla, një prift katolik, nisi luftën për pavarësinë e Meksikës me shpalljen e Grito de Dolores “Thirrjen e Doloresit”, traktatit revolucionar që u lexua publikisht nga Hidalgo në qytetin Dolores, me anë të të cilës bëri thirrje për përfundimin e 300 viteve të sundimit spanjoll në Meksikë, rishpërndarjen e tokës dhe barazi racore.

Mijëra indianë dhe metisë u tubuan nën flamurin e Virgjëreshës së Guadalupes, dhe shumë shpejt ushtria fshatare nisi marshimin drejt Mexico City. Hidalgo dhe Allende e kishin planifikuar nisjen e kryengritjes në datën 8 dhjetor 1810. Por pati rrjedhje informacioni në mesin e komplotistëve, dhe planet për rebelimin u sabotuan poshtë nga magjistrati i Keretarosit.

Për fatin e mirë të komplotistëve, bashkëshortja e këttij të fundit, Josefa Ortiz, ishte një mbështetëse e fuqishme e rebelimit. Ajo arriti të njoftonte Hidalgon për sabotimin e planit, dhe për këtë arsye kryengritja filloi gati 3 muaj më herët.

 16 shtator 1981 – Qindra protestues kundër armëve bërthamore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pushtuan Reaktorin Bërthamor të Kanionit Diablo në Kaliforni. Policia ndërhyri me shpejtësi duke arrestuar 560 prej tyre. Në fakt protestuesit nuk bënë aspak rezistencë, ndërsa organizatorët nuk lejuan asnjë protestues të dhunshëm në radhët e tyre.

16 Shtator 1982 – Anëtarët e një milicie libaneze të krahut të djathtë, masakruan 1500-3000 njerëz në dy kampe refugjatësh në Bejrut. Vrasjet ndodhën gjatë 3 ditëve në kampet e refugjatëve palestinezë të Sabras dhe Shatilës, dhe u kryen nga Milicia Falangiste Libaneze Kristiane.

16 Shtator 1920 – Një bombë shpërtheu në Uoll Strit të NjuYorkut, duke vrarë 38 njerëz dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Ky akt shënonte sulmin deri në atë moment më vdekjeprurës në tokën amerikane. Ende sot nuk dihet se kush ishte përgjegjës për shpërthimin.

Tags: 16 ShtatorKalendar historikndodhur

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Siguria në Ballkan, Rama: Të luftojmë ekstremizmin; integrimi sjell stabilitet. Jemi treguar seriozë në NATO

Siguria në Ballkan, Rama: Të luftojmë ekstremizmin; integrimi sjell stabilitet. Jemi treguar seriozë në NATO

Haradinaj kthehet në tmerrin e serbëve: Ne e zgjodhëm, ai po na arreston

Haradinaj kthehet në tmerrin e serbëve: Ne e zgjodhëm, ai po na arreston

Shtypi i ditës, 16 shtator 2017

Shtypi i ditës, 16 shtator 2017







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

09:41 | 26/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta
Politikë

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

by mirseda
13:48 | 02/02/2026
0

Partia Demokratike zhvillon sot, 2 shkurt, mbledhjen e grupit parlamentar. Kreu i selisë blu, Sali Berisha, vlerësoi...

Balla paralajmëron opozitën për ‘Territorialen’: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë …

Balla paralajmëron opozitën për ‘Territorialen’: Nuk bëj ultimatume, por nëse s’merrni pjesë …

12:54 | 02/02/2026
Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

Debate në seancën gjyqësore, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

12:33 | 02/02/2026
Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon

Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon

11:26 | 02/02/2026
Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

10:50 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com