Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 9 shtator

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 9 shtator

9 Shtator 1957- Presidenti amerikan Eisenhower nënshkruan Aktin e të Drejtave Civile

Akti për të Drejtat Civile, një ligj që synonte kryesisht garantonte të drejtën e votës për të gjithë qytetarët amerikanë, ishte i pari në fushën e të drejtave civile i miratuar nga Kongresi në Shtetet e Bashkuara, dhe që do t’i hapte rrugë ligjeve të tjera për një integrim më të madh të zezakëve në jetën publike dhe sociale në vend.

Pasi u propozua në Kongres nga presidenti i atëhershëm, Dwight Eisenhower, senatori James Strom Thurmond mbajti fjalimin më të gjatë në histori prej afro 24 orësh, duke cituar ligje dhe dhjetëra libra, në përpjekje për të penguar miratimin e tij. Gjithsesi Kongresin e miratoi aktin me 270 pro dhe 97 kundër, ndërsa Senati me 60 vota pro dhe 15 kundër. Presidenti Eisenhower e dekretoi Aktin më 9 shtator 1957.

9 Shtator 1976- Vdes udhëheqësi komunist kinez Mao Zedong

Mao Tse-tung, figura e shquar e revolucionit komunist kinez, dhe udhëheqësi i vendit që nga viti 1949, u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të 9 Shtatorit 1976, në moshën 82-vjeçare, pasi kishte vuajtur nga një sëmundje e gjatë.  Timonieri i Madh, pati një përkeqësim gradual të shëndetit për disa vite, dhe muajt e fundit nuk kishte pritur asnjë vizitor nga jashtë.

Mao e udhëhoqi Ushtrinë e Kuqe, fillimisht shumë e vogël në numër, drejt një fitoreje në dukje të pamundur mbi forcat nacionaliste në vitin 1949. Ai vazhdoi të udhëheqë Kinën për 27 vjet rresht. Brezat më të vjetër në Kinë ruajnë kujtesën e Maos edhe sot e kësaj dite, por trashëgimia e tij është rishikuar vitet e fundit. Sot, shumë kinezë e pranojnë hapur se disa prej politikave të Maos sikurse ishte edhe “Hopi i Madh”, qenë gabime të rënda, që i kushtuan jetën dhjetëra miliona kinezëve.

9 Shtator 1956- Elvis Presley bën prezantimin e parë në publik në “Ed Sullivan Show”

Ylli legjendar i muzikës botërore, u shfaq për herë të parë në shfaqjen e mirënjohur televizive të kohës “Ed Sullivan Show”.  I veshur në mënyrë ekstravagante, ai e përshëndeti audiencën dhe më pas filloi të interpretojë këngën “Don’t be cruel”, duke nxitur një entuziazëm të madh në radhët e spektatorëve.

Pasi përfundoi këngën e parë, ai këngoi edhe një fragment të shkurtër të këngës së tij më të re “Love Me Tender”. Ky promovimin i dha frytet e veta, pasi në momentin e publikimit të albumit të tij parë këngëtari arriti të shesë miliona disqe, ku 1 milionë prej tyre ishin prenotuar paraprakisht.

Edhe pse në fillim Ed Sullivan ishte shprehur se s’do ta donte kurrë Elvisin në shfaqjen e tij, ndryshoi mendjen kur “Steve Allen Show”, e pati të ftuarin e vet pak ditë më herët, dhe kishte pasur rreth 2 herë më shumë shikues sesa shfaqja e Sullivanit atë mbrëmje.

9 Shtator 1948- Kim Il-Sung themelon Republikes Demokratike të Koresë së Veriut

Pas Luftës së Dytë Botërore, gadishulli korean u nda në dy pjesë përgjatë paralelit 38. Pjesa veriore u pushtua nga sovjetikët, ndërsa jugu nga amerikanët. Lufta e Ftohtë, e pengoi bashkimin e vendit, dhe më 9 tetor 1948, Kim Il-Sung shpalli me mbështetjen e Moskës, krijimin e Republikës Popullore Demokratike të Koresë.

9 Shtator 2015- Mbretëresha Elizabeta, bëhet monarkia me jetëgjatë e mbretërisë së Britanisë së Madhe. Ajo e theu rekordin e vendosur nga Mbretëresha Viktoria, e cila u ngjit në fron më 20 qershor 1837, dhe mbretëroi për 63 vjet, 7 muaj dhe 2 ditë.

9 Shtator 2007- Manuel Noriega lirohet pas 17 vitesh burgimi në Shtetet e Bashkuara. Ish-sundimtari ushtarak i Panamasë, ishte burgosur nën akuzat për trafik droge, pastrim parash, shantazhe dhe pengmarrje me qëllim përfitimi.

9 Shtator 1776 – Kongresi Kontinental, miraton zyrtarisht emrin “Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, që do të përdorej në vazhdim në vend të termit “Kolonitë e Bashkuara”.

9 Shtator 1969- Në Kanada hyn në fuqi Akti i Gjuhëve Zyrtare, duke e bërë frëngjishten të barabartë me gjuhën angleze brenda administratës publike në vend.

9 Shtator 1993 – Organizata për Çlirimin e Palestinës, njeh zyrtarisht Izraelin si një shtet legjitim.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: 9 shtatorcfare ndodhkalendari historik

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 9 shtator 2017

Shtypi i ditës, 9 shtator 2017

Qafë-Thanë, arrestohen dy polakë dhe një zviceran; Trafikonin lëndë narkotike

Qafë-Thanë, arrestohen dy polakë dhe një zviceran; Trafikonin lëndë narkotike

Rinia e papunë e Ballkanit

Rinia e papunë e Ballkanit







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

by mirseda
22:44 | 14/10/2025
0

Sot në mëngjes u nisa herët. Qielli ishte gri dhe ajri kishte atë freskinë e parë të...

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

21:47 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com