Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 8 Shkurt?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 8 Shkurt?

8 Shkurt- 1828 – Lind shkrimtari francez Jules Verne

Jules Verne, është i mirënjohur për romane të tilla revolucionare shkencore si “Rreth botës për 80 ditë” dhe “Njëzet mijë lega nën det”. Verne u lind në qytetetin bregdetar të Nantës. Ardhja dhe nisja e anijeve të shumta nga porti, nxiti imagjinatën e tij për udhëtime dhe aventura. Kur nisin kolegjin, nisi të shkruante tregime të shkurtra dhe poezi. Më pas, i ati, një avokat, e dërgoi djalin e tij më të madh në Paris për të studiuar jurisprudencë.

Aty Verne filloi të frekuentonte sallonet e famshme letrare, dhe të miqësohej me një grup artistësh dhe shkrimtarësh, përfshirë Alexandre Dumas dhe djalin e tij. Pas diplomimit qëndroi në Paris, dhe vazhdoi të shkruante pavarësisht nga presioni i babait të tij për të rifilluar karrierën e tij si jurist. Më 1852, Verne refuzoi përfundimisht ofertën e babait të tij për të hapur një studio ligjore në Nantë.

Në vend të kësaj, aspirant për shkrimtar nisi një punë modeste si sekretar i Teatrit Lirik. Pasi njihet dhe martohet me një grua të ve, Verne filloi të punonte si agjent i bursës. Ndërkohë që refuzoi të braktiste karrierën e tij letrare, më 1857 botoi librin e tij të parë “Salloni”.

Karriera e tij si shkrimtar, mori hov falë njohjes me redaktorin dhe botuesin Pierre-Jules Hetzel në vitin 1862. Më 1863, Hertzel publikoi librin “Pesë javë në balonë”, i pari i një serie romanesh aventurioze nga Verne, që do të përfshihen në përmbledhjen “Udhëtimet e jashtëzakonshme”. Një vit më vonë, do të botojë librin “Udhëtim në qendër të tokës”, dhe më pas “Nga toka në Hënë”. I frymëzuar nga dashuria e tij për udhëtime dhe aventura, Verne bleu shpejt një anije, dhe së bashku dhe gruan shpenzuan shumë kohë duke lundruar dhe qëndruar në porte të ndryshme, nga Ishujt Britanikë në Mesdhe, të cilat i ofruan shumë materiale për tregimet dhe romanet e tij.

Edhe pse po shijonte një sukses të madh profesional në vitet 1870, Jules Verne filloi të kishte shumë probleme dhe konflikte në jetën e tij personale. Ai e dërgoi djalin e tij rebel në një kolegj riedukimi më 1876, dhe disa vjet më vonë Michel i shkaktoi edhe më shumë telashe, pas marrëdhënieve të tij të paligjshme me një vajzë të mitur.

Në vitin 1886, Verne u qëllua aksidentalisht në këmbë nga nipi i tij Gaston, duke mbetur i çalë për pjesën e mbetur të jetës. Botuesi dhe bashkëpunëtori i vjetër Hetzel vdiq një javë më vonë, dhe vitin që pasoi ndërroi jetë edhe e ëma. Megjithatë shkrimtari vazhdoi të ishte produktiv deri në fund të jetës së tij më 1905.

8 Shkurt 1904 – Nis Lufta Ruso-Japoneze

Pas refuzimit nga Rusia të planit japonez për të ndarë Mançurinë dhe Korenë në sfera ndikimi, Japonia nis një sulm të papritur detar kundër Portit Artur, një bazë detare ruse në Kinë. Flota ruse u shkatërrua. Gjatë luftës që pasoi mes dy vendeve, Japonia korri një sërë fitoresh vendimtare mbi rusët, të cilët e nënvlerësuan potencialin ushtarak të kundërshtarit të tij jo-perëndimor.

Në mars, trupat ruse u mundën në Shenjang të Kinës, dhe në maj, flota ruse pësoi një tjetër humbje të rëndë pranë ishujve Tsushima.

Këto disfata e bindën Rusinë, se rezistenca e mëtejshme kundër planeteve imperiale të Japonisë mbi Azinë Lindore, qe e pashpresë. Në gushtin e vitit 1905, presidenti i SHBA-së Theodore Roosevelt ndërmjetësoi një traktat paqeje në Portsmuth, Nju Hejmpshajër. Japonia doli nga ai konflikt si fuqia e parë botërore jo perëndimore. Performanca katastrofike e ushtrisë ruse në luftë, ishte një nga shkaqet e menjëhershme të Revolucionit të vitit 1905.

8 Shkurt 1587 – Mbretëreshës së Skocisë i pritet koka

Pas 19 vjetësh në burg, Merit, Mbretëreshës së Skocezëve i pritet koka në Kështjellën Fathëringhej në Angli, për bashkëpunimin e saj në një komplot për vrasjen e Mbretëreshës Elizabeta I. Më 1542, kur ishte ende foshnje, Maria u ngjit në fronin skocez pas vdekjes së babait të saj, Mbretit Xhejms V. Nëna e saj e dërgoi të rritet në oborrin mbretëror francez, ku më 1558 u martua me Mbretin francez Fransua II, i cili vdiq shumë shpejt.

Meri u rikthye në Skoci për të marrë rolin e saj si mbretëreshë e vendit. Më 1565, ajo u martua me kushëririn e saj anglez, Lordin Darnlej, për të përforcuar pretendimet e saj për fronin anglez pas vdekjes së Elizabetës. Kjo e fundit e arrestoi pas 2 rebelimeve të dështuara.

8 Shkurt 347 – Lufta Civile Bizantine e viteve 1341-1347, përfundon me një marrëveshje për ndarjen e pushtetit ndërmjet Gjonit VI Kantakuzenos dhe Gjonit V Paleologos.

8 Shkurt 1887 – Akti Daëes, autorizon Presidentin e Shteteve të Bashkuara të sekuestrojë tokat e fiseve indiane, dhe t’ua ndajë atë në ngastra më të vogla amerikanëve me origjinë evropiane.

8 Shkurt 1950 – Themelohet STASI, policia sekrete e Gjermanisë Lindore.

8 Shkurt 1962 – Nëntë sindikalistë vriten vranë nga policia franceze me nxitjen e ish-bashkëpunëtorit të nazistëve Moris Papon, asokohe shefi i Prefekturës së Parisit të Policisë.

8 Shkurt 1963 – Regjimi i kryeministrit të Irakut, gjeneralit Abd Aal-Karim Qasim, rrëzohet nga Partia Ba’ath.

8 Shkurt 1968 – Një sulm ndaj studentëve zezakë në Universitetin Shtetëror të Karolinës së Jugut, që po protestonin kundër ndarjes racore, shkakton 4 të vdekur.

8 Shkurt 1981 – Njëzet e një tifozë futbolli shkelen për në vdekje në stadiumin olimpik Karaiskakis në Neo Faliro Greqi, gjatë një ndeshje futbolli midis ekipeve Olympiakos dhe AEK.

8 Shkurt 2010 – Një stuhi e furishme në malet Hindu Kush të Afganistanit, shkakton 36 ortekë dëbore, duke zhdukur mbi 2 kilometra rrugë, dhe duke vrarë të paktën 172 njerëz dhe bllokuar mbi 2.000 udhëtarë.

8 Shkurt 2014 – Një zjarr në hotel në Medinë të Arabisë Saudite i merr jetën15 pelegrinëve egjiptianë, dhe shkakton plagosjen e 130 të tjerëve.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 8 Shkurt?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Atentati ndaj Lulzim Kullës, arrestohen 4 persona në Elbasan

Atentati ndaj Lulzim Kullës, arrestohen 4 persona në Elbasan

Shtypi i ditës, 8 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 8 shkurt 2018

FNSH dhe RENEA në Elbasan, kontroll pasurisë së Çapjave e Çelajve

FNSH dhe RENEA në Elbasan, kontroll pasurisë së Çapjave e Çelajve

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Merkatoja “e ngrirë”, tregu i huaj në fokus për Partizanin
Sport

Merkatoja “e ngrirë”, tregu i huaj në fokus për Partizanin

by mirseda
20:52 | 22/05/2025
0

Nisur edhe nga fakti që sezoni u mbyll më shpejt se zakonisht, te Partizani e kanë marrë...

Murrizi ironizon kolegët: Delirantët pritën fitore, por s’ua fishkëlleu askush

Murrizi ironizon kolegët: Delirantët pritën fitore, por s’ua fishkëlleu askush

20:30 | 22/05/2025
Pas ndarjes nga Jashari, Hati shfaqet ne unazë në gishtin e fejeses

Pas ndarjes nga Jashari, Hati shfaqet ne unazë në gishtin e fejeses

20:25 | 22/05/2025
Modriç largohet nga Real Madrid

Modriç largohet nga Real Madrid

20:17 | 22/05/2025
U përplas me prokuroren, babai i Luis Meçes: Ka disa elementë që duan të mos zbardhet vrasja e Martinit

U përplas me prokuroren, babai i Luis Meçes: Ka disa elementë që duan të mos zbardhet vrasja e Martinit

20:14 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com