Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 8 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 8 Dhjetor?

8 Dhjetor 1980 – Qëllohet për vdekje ish-këngëtari i “The Beatles”, John Lennon

John Lennon, ish-pjesëtar i grupit të famshëm britanik, që e transformoi muzikën në vitet 1960, qëllohet për vdekje me armë, nga fans i fiksuar pas tij në Nju Jork. Artisti 40-vjeçar, ishte duke hyrë në shtëpinë e tij luksoze në Manhatan, kur Mark David Chapman e qëlloi 4 herë me pistoletë. Lennon u dërgua me urgjencë për në spital, po ndërroi jetë rrugës, për shkak të hemoragjisë së madhe.

Chapman i kishte marrë një autograf Lennon vetëm pak orë më parë gjatë asaj dite, dhe qëndroi në vendin e ngjarjes, derisa u arrestua nga policia. Për një javë rresht, qindra fansa kryhen homazhe jashtë shtëpisë së Lennon, ndërsa aktivitete përkujtimore u mbajtën në mbarë botën.

John Lennon ishte autori e gjysmës së këngëve, që e bënë “The Beatles” grupin muzikor më të famshëm të shekullit XX-të. Udhëheqësi tjetër i grupit ishte Paul Mccartney. Por edhe pjesa tjetër e kuartetit, George Harrison dhe Ringo Starr, shkruan dhe kompozuan në ndonjë rast këngët e tyre.

Të rritur në Liverpul të Anglisë, dhe të ndikuar nga ‘rock and roll’ i hershëm amerikan, “The Beatles” bënë për vete mbarë Britaninë në vitin 1963 me hitin “Please Please Me”. Fama e tyre u përhap me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1964, me publikimin e këngës “I Want to Hold Your Hand”, i pasuar nga një turne i bujshëm në SHBA.

Muzika e “Beatles”, mbeti e rëndësishme për të rinjtë gjatë turneve të mëdha kulturore të viteve 1960, dhe njerëzit e të gjitha moshave e pranuan gjenialitetit e këngëve të dyshes Lennon-Mccartney. Vetë Lennon konsiderohej si më intelektuali dhe më mëndjehapur nga pjesëtarët e grupit. Ai shkaktoi një debat të madh në vitin 1966, kur deklaroi se “Beatles” ishin “më popullorë se vetë Jezu Krishti”, çka nxiti një djegie masive të fotove dhe albumeve të tyre në shtetet amerikane që i përkasin të ashtuquajturit “Brezi i Biblës”.

Ai u bë më vonë një aktivist kundër luftës, dhe flirtoi me komunizmin me anë të teksteve të hiteve si ”Imagine”, që u regjistrua pasi grupi “Beatles” u shpërbë në vitin 1970. Në vitin 1975, Lennon u tërhoq nga jeta aktive si këngëtar, për të kaluar më shumë kohë bashkëshorten, japonezen Yoko Ono, dhe djalin e tyre, Sean.

Në vitin 1980, rikthehet në tregun muzikor me “Double Fantasy”, një album i vlerësuar që fliste për dashurinë e tij për Yoko-n, dhe që përmbante kryesisht këngë të shkruara prej saj. Më 8 dhjetor 1980, jeta e tyre familjare paqësore u shkatërrua nga 25-vjeçari Chapman. Psikiatrit e cilësuan Chapman si një person në kufijtë e skizofrenisë. Avokatët e udhëzuan të mbrohej me këtë tezë, por në vend të kësaj ai u vetëdeklarua fajtor për vrasjen, duke u dënuar me 20 vjet burg.

8 Dhjetor 1987- SHBA dhe Bashkimi Sovjetik, bien dakord të reduktojnë arsenalet e tyre bërthamore

Në një takim të nivelit të lartë në Uashington, presidenti amerikan Ronald Regan dhe udhëheqësi sovjetik Mikail Gorbaçov nënshkruan traktatin e parë midis dy superfuqive, për të reduktuar arsenalet e tyre bërthamore. Marrëveshjet e mëhershme, kishin qenë thjesht përpjekje nga dy kundërshtarët e Luftës së Ftohtë, për të kufizuar rritjen e arsenaleve të tyre bërthamore.

Marrëveshja historike ndalonte lëshimin nga toka të raketave me rreze të afërt dhe te mesme, prej të cilave të dyja shtetet kishin së bashku mbi 2.611 copë, më së shumti të vendosura në Evropë dhe Azinë Juglindore.

Pakti u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për zvogëlimin e numrit raketave bërthamore me rreze të gjatë veprimi të SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, të arritur fillimisht në vitin 1991, kur Xhorxh H. Bush dhe Gorbaçov ranë dakord të shkatërronin më shumë se një të katërtën e tyre.

8 Dhjetor 1881 – Qindra njerëz humbin jetën, në një zjarr të madh në një teatër në Vjenë

Një zjarr i madh në “Ring Theatre” në Vjenë të Austrisë, shkakton vdekjen e të paktën 620 personave, dhe plagosjen e qindra të tjerëve. Atë mbrëmje ishte nata e dytë e operës së kompozitorit Jacques Offenbach, “Konti Hofman”. Sipas zakonit të kohës, ajka e aristokracisë ishte ulën në rradhët e para të lozhave.

Ishte ora 6:45 e pasdites, ku një punonjës i skenës me një pishtar në duar, tentoi të ndizte njërën prej llambave me gaz anash skenës. Ai ndezi pa dashje edhe një pjesë së siparit, dhe flakët u përhapën shpejt tek perdja e skenës. Në panik, punonjësit mbyllën plotësisht gazin dhe fikën dritat në teatër.

Në atë moment në sallë shpërtheu kaosi, lozhat u bllokuan dhe dyert gjithashtu. Një zjarrfikëse solli shkallë, por ato ishin shumë të shkurtra për të arritur katin e dytë të godinës. Pavarësisht nga përpjekja për ta përdorur njërën nga perdet në formën e një rrjete për të pritur njerëzit, disa nga spektatorët u hodhën nga ballkonet, duke vrarë jo vetëm veten, por edhe duke shtypur njerëzit në katin përdhes.

Më në fund u sollën rrjetat e sigurisë, që i kursyen jetën deri 100 personave. Familja Mbretërore mbërriti në teatër, kur tragjedia ishte drejt fundit. Princi i kurorës Rudolf u trondit më shumë nga të tjerë, duke qarë me dënëse kur pa qindra trupa të pajetë. Numri i atyre që humbën jetën në atë tragjedi, ishte diku midis 620- 850 personave.

8 Dhjetor 1863 – Një zjarr në një kishë në Kili, shkakton mbi 2 mijë të vdekur

Një zjarr në Kishën e Shoqërisë së Jezusit në Santiago të Kilit, i merr jetën 2.000-3.000 personave. Atë mbrëmje ishte kremtimi i Festës së Ngjizjes së Papërlyer, dhe kisha ishte zbukuruar me shumë fenerë me vajguri. Në altarin kryesor ndodhej një statujë e madhe e virgjëreshës Mari. Zjarri nisi rreth orës 7 të mbrëmjes, kur një llambë në krye të altarit kryesor, i vuri flakën disa prej perdeve që zbukuronin muret.

Dikush u përpoq ta fikte duke e përplasur me një perde tjetër, por zjarri vetëm sa u zmadhua, duke u përhapur më shpejtësi në çatinë prej druri. Të pranishmit, më së shumti gra, u përpoqën të largoheshin në panik, por dyert anësore qenë të mbyllura për të krijuar sa më shumë hapësirë, duke lejuar daljen vetëm nga hyrja kryesore. Në fund bilanci ishte tragjik, më shumë se 2 mijë të vdekur, të cilët u varrosën në një varrezë të përvbashkët.

8 Dhjetor 1974 – Një referendum popullor, vendos anulimin e monarkisë në Greqi.

8 Dhjetor 1987 –Ushtria izaelite vret 4 refugjatë palestinezë, dhe plagos 7 të tjerë, gjatë një aksidenti rrugor në kufirin mes Izraelit dhe Gazës. Kjo ngjarje nxiti fillimin e Intifadës së Parë nga ana e palestinezëve.

8 Dhjetor 1991 – Udhëheqësit e Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës, nënshkruajnë një marrëveshje që shpërbën Bashkimin Sovjetik, dhe themelon Komonuelthin e Shteteve të Pavarura.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 8 Dhjetor?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Parashikimi i motit për datën 6 dhjetor 2017

Parashikimi i motit 8 Dhjetor

Shtypi i ditës, 8 dhjetor 2017

Shtypi i ditës, 8 dhjetor 2017

Serbia i shpall luftë Kosovës për Trepçën

Serbia i shpall luftë Kosovës për Trepçën







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com