Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 5 Mars?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 5 Mars?

5 Mars 1982 – Vdes aktori i njohur shqiptaro-amerikan John Belushi

John Belushi u gjet i vdekur në dhomën e tij në një hotel në Kaliforni. Shkaku i vdekjes, ishte një injektim i kombinuar i kokainës dhe heroinës. Mbrëmjen e vdekjes, ai u vizitua veç e veç nga miqtë e tij, aktorët Robin Williams dhe Robert De Niro, dhe secili u largua duke e lënë Belushin në shoqërinë e aktorëve të tjerëve të përzgjedhur, përfshirë këngetaren Catherine Evelyn Smith.

Vdekja e tij u hetua nga mjeku Ryan Norris, ndërsa nga provat e gjetura u konstatua se ajo kishte ndodhur për shkak të një incident të lidhur me drogën.

Dy muaj më vonë, Smith pranoi në një intervistë për “National Enquirer”, se kishte qenë me Belushin natën e vdekjen e tij, dhe se ia kishte dhënë ajo dozën vdekjeprurëse.  Pas shfaqjes së artikullit “Unë e vrava Belushin!” në numrin e datës 29 qershor 1982, rasti u rihap. Smith u arrestua në Toronto, u ekstradua në SHBA dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë.

Një marrëveshje me gjykatën, e ndryshoi akuzën në vrasje të pavullnetshme, dhe përfudimisht ajo kreu vetëm 15 muaj burg. Pak para vdekjes së tij, Belushi luajti në serialin komik “Skuadra e Policisë”. Belushi dhe miku i tij Dan Aykroyd, do të duhej të paraqiteshin për të tërhequr çmimin Academy Aëards për efektet më të mira vizuale, një ngjarje që u mbajt më pak se 4 javë pas vdekjes së tij.

5 Mars 1940 –Byroja Politike e Bashkimit Sovjetik, nënshkruan urdhrin për ekzekutimin e 25.700 të burgosurve polakë

Më 5 mars 1940, sipas një shënimi për Stalinin nga shefi i policisë sekrete Beria, anëtarët e Byrosë Politike Sovjetike, Stalin, Molotov, Voroshilov dhe Mikojan; nënshkruajnë një urdhër për të ekzekutuar 25.700 “nacionalistë dhe kundërrevolucionarë” polakë, që mbaheshin në kampe dhe burgje në perëndim të Ukrainës dhe Bjellorusinë.

Arsyeja për atë masakër, sipas historianit Gerhard Weinberg, është se Stalini donte ta privonte Poloninë nga një pjesë e ajkës së saj intelektuale. Meqenëse ai donte të mbante me çdo kusht pjesën lindore të Polonisë, Stalini ishte i sigurtë se çdo Poloni e ringjallur do të ishte jo miqësore ndaj Bashkimit Sovjetike.

Në këto kushte, privimi nga një pjesë e madhe e elitës ushtarake dhe teknike, do ta bënte atë më të dobët. Rusët u përpoqën të “ri-edukojnë” polakët në të treja kampet, ku ata mbaheshin. Ky mission iu ngarkua brigaderit Zarubin nga policia sekrete sovjetike.  Por përpjekjet e tij, për të promovuar mënyrën sovjetike të jetesës tek polakët e burgosur dështuan.

Zarubin i raportoi për situatën Moskës, dhe pak ditë më vonë një kolonel sovjetik vizitoi shkurtimisht të treja kampet. Menjëherë pas vizitës, të burgosurve nisën të zhvendosen nga kampet në një destitacion të panjohur. Ata u pushkatuan në grupe në Pyllin e Katinit pranë Smolenskut në Rusi.

5 Mars 1994 – Osama Bin Laden humbet shtetësinë arabe

Osama Bin Laden, vinte nga një familje me lidhje të forta me Familjen Mbretërore në Arabinë Saudite. Babai i tij, ishte përgjegjës për shumë prej projekteve të ndërtimit, dhe madje i kishte huazuar para familjes mbretërore. Arabia Saudite, ishte një vend i varfër deri në zbulimin e naftës, që solli më pas një pasuri të madhe.

Osama trashëgoi një pjesë të kompanisë së babait të tij. Ai besonte se vendi i tij, Arabia Saudite, konsiderohej tokë e shenjtë pasi profeti Muhamed kishte lindur në qytetin e Mekës. Vetë Osama mbikqyri rindërtimin e kësaj xhamie. Ai u shndërrua nga një hero në qytetin e tij të lindjes, në një terrorist.

Osama kritikoi madje familjen mbretërore dhe në veçanti mbretin Fahd, se nuk po jetonte si një mysliman i vërtetë.  Bin Laden e kishte themeluar tashmë Al- Kaedën, dhe po stërviste militantët e saj në Sudan. Mbreti Fahd, u tërbua kur dëgjoi lajmet që vinin nga Sudani, për të gjitha aktivitetet e terroristëve ku ishte përfshirë edhe Osama.

Më 5 mars 1994, mbreti Fahd i hoqi nënshtetësinë Bin Ladenit. Osama humbi trashëgiminë prej 7 milionë dollarësh nga kompania e babait të tij. Ai pati më vonë shansin t’i kërkonte ndjesë mbretit Fahd për të rifituar shtetësinë e tij, por e refuzoi këtë.

5 Mars 1496 – Mbreti Henri VII i Anglisë, autorizon Xhovani Kabotin dhe djemtë e tij të nisin eksplorimin e tokave të panjohura nëpër botë.

5 Mars 1770 – Masakra e Bostonit:Pesë amerikanë qëllohen për vdekje nga trupat britanike. Ngfjarja do të kontribuonte në shpërthimin e Luftës Revolucionare Amerikane pesë vjet më vonë, duke i dhënë në fund pavarësinë SHBA-së.

5 Mars 1933 – Depresioni i Madh:Presidenti Franklin D. Roosevelt deklaron mbylljen e të gjitha bankave të SHBA-së, dhe ngrin të gjitha transaksionet financiare.

5 Mars 1933 – Partia Naziste e Adolf  Hitlerit merr 43.9 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, çka ia lejoi nazistët që pak muaj më vonë të nisnin të vendosnin diktaturën.

5 Mars 1946 – Lufta e Ftohtë:Winston Churchill përdor për herë të parë shprehjen “Perde e Hekurt” në fjalimin e tij në Kolegjin Ëestminster në Misuri të SHBA-së, duke iu referuar ndarjes së lindjes komuniste nga perëndimi kapitalist.

5 Mars 1970 – Pasi ratifikohet nga 43 vende, hyn në fuqi Traktati mbi Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.

5 Mars 1974 – Lufta e Yom Kippurit:Forcat izraelite tërhiqen nga Bregu Perëndimor i Kanalit të Suezit.

5 Mars 1984 – Gjashtë mijë minatorë në Mbretërinë e Bashkuar, nisin një grevë në Cortonwood Colliery.

5 Mars 2003 – Në Haifa, 17 civilë izraelitë vriten nga shpërthim vetëvrasës në një autobus.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 5 Mars?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Mos dilni nga shtëpia pa çadër, ja ç’thonë sinoptikanët për motin sot

Parashikimi për sot, 05 Mars 2018

Shtypi nga bota, 5 mars 2018

Shtypi nga bota, 5 mars 2018

Shtypi i ditës, 5 mars 2018

Shtypi i ditës, 5 mars 2018







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Nga ministria e Arsimit te Agjencia e Bregdetit, Rama bën sërish ndryshime në Qeveri
Politikë

Nga ministria e Arsimit te Agjencia e Bregdetit, Rama bën sërish ndryshime në Qeveri

by mirseda
18:06 | 03/12/2025
0

Agjencia për Mediat dhe Informim ka njoftuar vendime të fundit të qeverisë, ku ka pasur ndryshiem në...

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Durrës/ Plagos 41-vjeçarin me mjet prerës, autori shpallet në kërkim

17:50 | 03/12/2025
Netanyahu viziton SHBA-në në fund të dhjetori, takohet me Trump për Sirinë dhe Gazën

Netanyahu viziton SHBA-në në fund të dhjetori, takohet me Trump për Sirinë dhe Gazën

17:46 | 03/12/2025
NATO kundër Putinit: Do mbrojmë 1 miliard njerëz dhe territorin europian

NATO kundër Putinit: Do mbrojmë 1 miliard njerëz dhe territorin europian

17:43 | 03/12/2025
AKSH/ Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh, s’komenton hetimet për 12 tenderat

AKSH/ Karçanaj del nga SPAK pas 3 orësh, s’komenton hetimet për 12 tenderat

17:40 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com