Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 4 Janar?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 4 Janar?

4 Janar 1642- Lind fizikanti i famshëm anglez Isaac Newton

Isaac Newton, ishte një matematikan, astronom, teolog dhe fizikan anglez (i etiketuar në kohën e vet si një “filozof natyral”), që njihet gjerësisht si një nga shkencëtarët më me ndikim të të gjitha kohërave, dhe një figurë kyçe në revolucionin shkencor. Libri i tij “Philosophiæ Naturalis Principia Mathematica” (Parimet Matematike të Filozofisë Natyrore), i botuar për herë në vitin 1687, hodhi themelet e mekanikës klasike.

Newton dha ndërkohë kontribute të reja në fushën e optikës, ndërsa ndan meritat me Gottfried Wilhelm Leibniz, për zhvillimin e numrave të pafundëm. Libri i tij mbi parimet e matematikës, formuloi ligjet e lëvizjes dhe gravitetit universal, që e dominuan pikëpamjen e shkencëtarëve të universit fizik për 3 shekujt e ardhshëm.

Duke vërtetuar ligjet e Keplerit për lëvizjen planetare, dhe përshkruar gravitetin në mënyrë matematikore, dhe përdorur të njëjtat parime për të llogaritur trajektoret e kometave, ekuinokseve dhe dukurive të tjera, Newton hoqi edhe dyshimet e fundit rreth vlefshmërisë së modelit heliocentrik të Sistemit tonë Diellor, duke vërtetuar se lëvizja e objekteve në Tokë si dhe trupave qiellorë, mund të përllogaritet nga të njëjtat parime.

Newton ishte një anëtar i Kolegjit Triniti, dhe profesor i matematikës në Universitetin e Kembrixhit. Ai qe një i krishterë i devotshëm por jo i linjës së ashpër, duke hedhur poshtë doktrinën e Trinisë dhe në një mënyrë të pazakontë për një anëtar Kembrixhit të ditës, nuk pranoi urdhrat e shenjtë nga Kisha Anglikane.

Përtej punës së tij në shkencat matematikore, Newton i kushtoi një pjesë të mirë të jetës së tij studimit të alkimisë dhe kronologjisë biblike, por pjesa më e madhe e punës së tij në këto fusha, mbeti e pabotuar deri vonë pas vdekjes së tij.

Politikisht dhe personalisht i lidhur me partinë Whig (Laburistët), Newton shërbeu për  dy mandate të shkurtra si anëtar i Parlamentit Anglez, si përfaqësues i Universitetit të Kembrixhit, në vitet 1689-90 dhe 1701-02. Ai mori titullin Kalorës (Sir) nga Mbretëresha Ana në vitin 1705, dhe i kaloi tre dekadat e fundit të jetës së tij në Londër, duke shërbyer si  president i Shoqërisë Mbretërore.

4 Janar 1960- Vdes në një aksident rrugor shkrimtari i njohur francez Albert Camus

Pikëpamjet e Camus, kontribuan në lindjen e rrymës filozofike të njohur si absurdizmi. Ai shkroi në esenë e tij “Rebeli” se e gjithë jeta e tij ishte e përkushtuar për të kundërshtuar filozofinë e nihilizmit, duke promovuar lirinë individuale.

Camus fitoi Çmimin Nobel në Letërsi në moshën 43 vjeçare në vitin 1957, ndërsa veprat e tij më të njohura janë “I huaji”, “Murtaja”, dhe “Miti i Sizifit”. Ai lindi në Algjeri në vitin 1913. Babai i tij një bujk i varfër, u plagos dhe më pas vdiq gjatë Luftës Botërore. Nëna e tij, një pastruese analfabete me origjinë spanjolle, ishte e shurdhër ne veshin e majtë.  

Por varfëria materiale nuk e dekurajoi të riun Albert, që ndoqi gjimnazin dhe më pas Universitetin në Algjer. Sëmundja e tuberkulozit, e detyroi të lënë mënjanë pasionin e tij për futbollin, dhe përveç kësaj, të vazhdonte studimet vetëm me kohë të pjesshme. Për të fituar para, ai u angazhua në punë të çuditshme:si një mentor privat, mekanik makinash, por e dhe si një ndihmës në Institutin Meteorologjik. Camus u doktorua në filozofi në vitin 1936.

Në fillim të vitit 1935, anëtarësohet në Partisë Komuniste Franceze, duke e parë atë si një mënyrë për të “luftuar pabarazitë midis evropianëve dhe vendasve në Algjeri”. Ai nuk pretendonte të qe një marksist, apo të kishte lexuar “Kapitalin”, por shkruante:”Ne mund ta shohim komunizmin si një trampolinë dhe një lloj asketizmi, që përgatit terrenin për më shumë aktivitete shpirtërore”.

Në vitin 1936, u themelua Partia Komuniste Algjeriane. Më vonë, Camus u bashkua aktiviteteve të Partisë Popullore Algjeriane, çka e futi në konflikt me shokët e tij të Partisë Komuniste, të cilët në vitin 1937 e denoncuan si trockist dhe e dëbuan nga partia. Camus pastaj u lidh me lëvizjen franko- anarkiste.

Anarkisti André Prudhommeaux, e prezantoi në vitin 1948 me Rrethin Studentor Anarkist. Ai madje shkroi artikuj anarkistë në disa media të kësaj rryme. Ai mbështeti anarkistët kur ata shprehën mbështetjen për kryengritjen e vitit 1953 në Gjermaninë Lindore. Ai u angazhua sërish me anarkistët në vitin 1956, së pari në mbështetje të kryengritjes së punëtorëve në Poznan të Polonisë, dhe më vonë gjatë Revolucionit Hungarez të atij viti.

U martua dy herë dhe pati dy fëmijë binjakë me bashkëshorten e dytë. Vdiq më 4 janar 1960 në moshën 46 vjeç, në një aksident me makinë pranë qytetin e vogël Villeblevin. Në xhepin e palltos iu gjet një biletë treni.Camus kishte planifikuar të udhëtonte me tren me gruan dhe fëmijët e tij, por në minutën e fundit pranoi propozimin e botuesit të tij për të udhëtuar bashkë në makinën e tij.

Shumë vite më vonë, pas hapjes së arkivave sovjetikë, lindën dyshime të forta se aksidenti rrugor ishte në të vërtetë një atentat i organizuar nga KGB, për shkak të kritikave gjithnjë e më të shpeshta të shkrimtarit kundër shtypjes së lirive njerëzore në Bashkimin Sovjetik.  

4 Janar 1642 – Mbreti anglez Charles I, përpiqet të arrestojë 5 deputetë të parlamentit, një akt që nxiti rrëshqitjen e vendit në një luftë civile.

4 Janar 1878 – Sofja çlirohet nga sundimi osman gjatë Luftës Ruso-Turke(1877-78), dhe behet kryeqyteti i Bullgarisë së çliruar në vitin 1879.

4 Janar 1951 – Gjatë Luftës së Koresë, forcat ushtarake kineze dhe ato të Koresë Veriore pushtojnë Seulin.

4 Janar 1955 – Në Greqi, Konstantinos Karamanlis, formon Unionin Radikal Kombëtar.

4 Janar 1958 – Anija hapësinore sovjetike “Sputnik 1” bie në Tokë nga orbita.

4 Janar 1974 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Nixon, refuzon dorëzimin e materialeve të kërkuara nga Komiteti hetimor i Senatit mbi skanalin “Watergate”.

4 Janar 1976 – Forcat Vullnetare të Ulsterit, shkaktojnë vdekjen e 6 civilëve katolikë irlandezë në kontenë Armagh në Irlandën e Veriut. Të nesërmen, njerëz të armatosur qëllojnë dhe vrasin 10 civilë protestantë në shenjë hakmarrje.

4 Janar 1990 – Në aksidentin hekurudhor më vdekjeprurës në Pakistan, një tren i mbingarkuar i me pasagjerëve përplaset me një tren të zbrazët mallrash, duke shkaktuar vdekjen e 307 njerëzve dhe plagosjen e 700 të tjerëve.

4 Janar 2006 – Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, pëson një goditje të dytë në tru, shumë më serioze se e para. Për shkak të gjendjes së rënduar shendetësore, postin e tij e merr Ehud Olmert.

4 Janar 2007 – Në SHBA mblidhet Kongresi i 110-të i Shteteve të Bashkuara,  duke zgjedhur Nancy Pelosi si kryetaren e parë grua në historinë e vendit.

4 Janar 2010 – Në Dubai, hapet zyrtarisht kulla”Burj Khalifa”, ndërtesa më e lartë në botë.

Përshtati për Tirana Today Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 4 Janar?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 4 janar 2018

Shtypi nga bota, 4 janar 2018

FOTOLAJM/Tre automjete aksidentohen dhe përfundojnë në kanal

FOTOLAJM/Tre automjete aksidentohen dhe përfundojnë në kanal

Si i ndryshoi jeta nxënëses shqiptare, pasi shkoi në SHBA  

Si i ndryshoi jeta nxënëses shqiptare, pasi shkoi në SHBA  

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”
Aktualitet

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”

by mirseda
22:55 | 23/05/2025
0

Një video që qarkullon nëpër telefona të qytetarëve, ku një vajzë filmon dy të moshuar duke kryer...

“Pas ndarjes, Enada Hoxha: ‘Dashuria e njerëzve më shëroi zemrën’”

“Pas ndarjes, Enada Hoxha: ‘Dashuria e njerëzve më shëroi zemrën’”

22:51 | 23/05/2025
Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

22:34 | 23/05/2025
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

22:30 | 23/05/2025
“Kllogjeri pas humbjes: ‘Fama s’mjafton, e dija që s’do fitoja!’”

“Kllogjeri pas humbjes: ‘Fama s’mjafton, e dija që s’do fitoja!’”

22:27 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com