Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 31 Janar?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 31 Janar?

31 Janar 1917 – Gjermanët rifillojnë sulmet e pakufizuara me nëndetëse, duke shkaktuar futjen e SHBA-së në Luftën e Parë Botërore

Gjermania njofton rinisjen e luftës së pakufizuar me nëndetëse në ujërat e Atlantikut, teksa nëndetëset  e saj u përgatiten të sulmonin të gjitha anijet, duke përfshirë edhe transportuesit civilë të udhëtarëve, që thuhej se ishin parë në ujërat e zonës së luftës. Duke qenë se sulme të tilla gjatë luftës kishin shkaktuar tashmë mijëra të vdekur në rradhët e civilëve të shumë kombësive, vetëm 3 ditë më vonë, Shtetet e Bashkuara ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë.

Në kundërpërgjigje, gjermanët fundosën një anije amerikane me avull, fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Më 22 shkurt 1917, Kongresi miratoi një projektligj për një fond prej 250 milionë dollarësh, që synonte të përgatiste Shtetet e Bashkuara për luftë.

Dy ditë më vonë, autoritetet britanike i dorëzuan ambasadorit amerikan në Britani një kopje të asaj që u bë e njohur si “Shënimi Zimmermann”, një mesazh i koduar nga sekretari i jashtëm gjerman Arthur Zimmermann drejtuar Johann von Bernstorff, ambasadorit gjerman në Meksikë. Në telegramin, e kapur dhe deshifruar nga britanikët, Zimmermann deklaronte se në rastin e nisjes së luftës me Shtetet e Bashkuara, Meksikës duhet t’i kërkohej të përfshihej në konflikt si një aleate e Gjermanisë.  Në këmbim, Gjermania premtonte t’i rrikthente Meksikës territoret e humbura të Teksasit, Nju Meksikos dhe Arizonës.

Më 1 mars, Departamenti Amerikan i Shtetit, autorizoi publikimin e telegramit në media, dhe opinion amerikan u ngrit njëzëri kundër Gjermanisë. Në fund të marsit, Gjermania fundosi nën det 4 anije të tjera tregtare amerikane, dhe më 2 prill, presidenti amerikan Ëilson u paraqit përpara Kongresit, dhe bëri thirrje për një deklaratë luftë kundër Gjermanisë. Më 4 prill, Senati votoi me 82 vota pro dhe 6 kundër shpalljen e luftës ndaj Gjermanisë. Dy ditë më vonë, deklarata u miratua edhe nga Kongresi, dhe Amerika hyri zyrtarisht në Luftën e Parë Botërore, duke përcaktuar edhe fatin e kësaj të fundit.

31 Janar 1950 – Presidenti amerikan Truman, njofton përgatitjet për ndërtimin e bombës me hidrogjen

Presidenti i SHBA-së, Harry S.Truman bën publik vendimin e tij për të mbështetur zhvillimin e bombës me hidrogjen, një armë shumë më e fuqishme se sa bombat bërthamore që u hodhën në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pesë muaj më parë, Shtetet e Bashkuara, e humbën supremacinë e tyre në këtë fushë, kur Bashkimi Sovjetik shpërtheu me sukses një bombë atomike në një hapësirë të shkretë në Kazakistan.

Ndërkohë, disa javë pas kësaj, zbulmi britanik dhe ai amerikan, arritën në përfundimin tronditës se Klaus Fuchs, një shkencëtar i rangut të lartë në programin bërthamor të SHBA-së, ishte një spiun i Bashkimit Sovjetik. Këto dy ngjarje, dhe fakti që sovjetikët dinin tashmë gjithçka mbi programin bërthamor të SHBA-së, përfshirë edhe ndërtimin e bombës me hidrogjen, e detyruan Trumanin të jepte fonde të mëdha për garën e superfuqisë, në mënyrë që SHBA të ndërtonte e para këtë lloj bombe.

Më 1 nëntor 1952, Shtetet e Bashkuara, shpërthyen me sukses “Mike”, bombën e pare me hidrogjen në botë, në Ishujt Marshall në Paqësor. Ndërkohë më 22 nëntor 1955, edhe Bashkimi Sovjetik shpërtheu bombën e parë me hidrogjen.

31 Janar 1953 – Përmbytjet shkaktojnë kërdi në Evropë

Përmbytjet në Detin e Veriut, i marrin jetën më shumë se 1800 njerëzve në Holandë, Belgjikë dhe Britaninë e Madhe. Stuhia filloi në Atlantikun e Veriut, dhe lëvizi dalëngadalë drejt Ishujve Britanikë dhe Holandës. Mëngjesin e 31 janarit, erërat arritën një shpejtësi prej 160 kilometra në orë. Atë mbrëmje, një zonë e Anglisë përjetoi përmbytje të mëdha, veçanërisht rajonet Ojuz dhe Oruell.

Argjinaturat detare u çanë dhe deti depërtoi në brendësi të tokës. Kur uji nisi të tërhiqej më 2 shkurt, 307 njerëz kishin humbur jetën dhe mijëra mbetën të pastrehë. Kryeministri Churchill, e shpalli atë një fatkeqësi kombëtare, dhe krijoi një fond lehtësues për viktimat. Në Belgjikë, lumi Shelde doli nga shtrati dhe përmbyti Antverpin.

Ndërkohë dëmet më të mëdha, stuhia i shkaktoi në Holandë, ku humbën jetën 1524 persona, u përmbytën 50.000 ndërtesa dhe 300.000 njerëz mbetën të pastrehë. Ishujt Shoven, Diveland dhe Valsheren u përmbytën plotësisht dhe qendrat e qyteteve të mëdha si Roterdami dhe Dordreht u dëmtuan rëndë.

Mijëra njerëz, u bllokuan në çatitë e shtëpivë të tyre, duke pritur për ditë të rradhë të shpëtoheshin. Një zgjatje e Planit Marshall u miratua më 6 shkurt për të ndihmuar Holandën. Më 8 shkurt 1953, Mbretëresha vendase Xhuliana shpalli zyrtarisht Ditën e Zisë Kombëtare.

31 Janar 1968 – Vietkongët sulmojnë ambasadën e SHBA-së në Vietnamin e Jugut

Në kuadër të Ofensivës së Tetit, një togë guerrilasish vietkongët (forcat e armatosura komuniste të Veitnamit të Veriut), sulmojnë Ambasadën e SHBA-së në Saigon, Vietnamin e Jugut. Ata pushtuan godinën dhe e mbajtën atë për 6 orë, derisa një ekip marinsash amerikanë u ulën me helikopter mbi çatinë e ndërtesës dhe asgjësuan vietkongët.

Ofensiva e Tetit, ishte planifikuar nga komunistët si një sulm masiv dhe i njëkohshëm në qytetet kryesore të Vietnamit të Jugut. Ai u planifikua të niste gjatë Tet, festës hënore të Vitit të Ri në Vietnam. Presidenti i Vietnamit Jugor, Nguyen Van Thieu, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Sipas shifrave të dhëna nga SHBA, në ditët e para humbën jetën 4.959 vietkongë, ndërsa 1862 u kapën robër. Ndërkohë 232 amerikanë dhe 300 vietnamezo-jugorë u vranë, dhe respektivisht 929 dhe 747 të tjerë u plagosën.

31 Janar 1915 –Gjatë Luftës së Parë Botërore, Gjermania është e para që përdor gazin helmues në shkallë të gjerë në luftë, në Betejën e Bolimovos kundër trupave ruse.

31 Janar 1929 – Bashkimi Sovjetik dëbon nga vendi udhëheqësin bolshevik Leon Trocki.

31 Janar 1943 – Marshalli gjerman Friedrich Paulus i dorëzohet trupave sovjetikëve në Stalingradm, duke i dhënë fund njërës nga betejat më të ashpra të Luftës së Dytë Botërore.

31 Janar 1945 – Ushtari amerikan Eddie Slovik ekzekutohet më vdekje me akuzën e dezertimit. Ky ishte ekzekutimi i parë i këtij lloji i një ushtari amerikan që nga Lufta Civile.

31 Janar 1946 – Miratohet Kushtetuta e re e Jugosllavisë , duke e modeluar sipas asaj të Bashkimit Sovjetik, duke krijuar 6 republika përbërëse ( Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia , Maqedonia,  Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia).

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 31 Janar?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 31 janar 2018

Shtypi i ditës, 31 janar 2018

Shtypi nga bota, 31 janar 2018

Shtypi nga bota, 31 janar 2018

Si do të jetë moti sot? Parashikimi i sinoptikanëve

Si do të jetë moti sot? Parashikimi i sinoptikanëve







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, ja detyra që merr Altin Dumani
Aktualitet

Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues i SPAK, ja detyra që merr Altin Dumani

by mirseda
15:09 | 08/01/2026
0

Dosjet e mbartura të vlerësohen me prioritet dhe brenda një kohë të arsyeshme të ketë një vendimmarrja...

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Hoti: Banorët e Fushë-Kuqes të harruar nga shteti, uji u ka marrë gjithçka…

Hoti: Banorët e Fushë-Kuqes të harruar nga shteti, uji u ka marrë gjithçka…

14:42 | 08/01/2026
Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut

Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut

14:15 | 08/01/2026
Grupi Parlamentar i PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Grupi Parlamentar i PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore

14:10 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com