Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 3 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 3 Dhjetor?

3 Dhjetor 1989 – Bush dhe Gorbaçov, paralajmërojnë fundin e Luftës së Ftohtë

Gjatë një takimi në shtetin e vogël ishullor të Maltës, presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe udhëheqësi sovjetik Mikail Gorbaçov, paralajmërojnë se armiqësitë e gjata që qëndrojnë në thelbin e Luftës së Ftohtë, mund të përfundojnë së shpejti. Komentatorët në Shtetet e Bashkuara dhe Rusi, shkuan edhe më tej dhe shpallën po atë ditë se Lufta e Ftohtë kishte mbaruar. Bisedimet, ishin pjesë e takimit të parë të mbajtur mes dy udhëheqësve. Bush dhe këshilltarët e tij ishin optimistë për samitin, dhe të etur për të ndjekur hapat drejt kontrollit të armëve bërthamore, të ndërmarra më herët nga administrata Regan. Gorbaçov ishte mjaft i zëshëm, në lidhje me dëshirën e tij për të patur marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të mund të vazhdonte axhendën e reformimit të brendshëm të vendit.

Udhëheqësi rus deklaroi:”Karakteristikat e Luftës së Ftohtë duhet të braktisen. Gara e armëve, mosbesimi, lufta psikologjike dhe ideologjike, të gjitha këto duhet të jenë gjëra që t’i përkasin së shkuarës”. Bush ishte disi më i përmbajtur në deklaratën e tij:”Me reformën që po zhvillohet në Bashkimin Sovjetik, ne ndodhemi në prag të një epoke të re të marrëdhënieve SHBA-Bashkimi Sovjetik. Është brenda mundësive tona për të kontribuar secili në mënyrën e vet, për t’i dhënë fund ndarjes në Evropë, dhe konfrontimit ushtarak atje”. Por pavarësisht retorikës pozitive, gjatë samitit nuk u shënuan shumë përparime. Palët ranë parimisht dakord të vazhdojnë të punojnë, drejt një traktati të ri mbi redukimin e arsenalit të armëve bërthamore me rreze të gjatë.

3 Dhjetor 1944- Në Greqi shpërthen Lufta Civile

Në Athinë nisin përleshjet e para mes forcave komunistëve dhe atyre nacionaliste demokrate, për kontrollin e një Greqie të sapoçliruar nga gjermanët. Kur nazistët u detyruan të tërhiqeshin nga Greqia në tetorin e 1944-ës, forcat fitimtare britanike mblodhën grupet komuniste dhe ato të djathta, me qëllim krijimin e një qeverie koalicioni. Por kjo qeveri u rrëzua, pasi Fronti komunist i Nacionalçlirimtar refuzoi të shpërndajë forcat e saj guerile.

Kështu më 3 dhjetor shpërtheu lufta midis komunistëve dhe nacionalistëve- me Frontin Nacionalçlirimtar që mori kontrollin e shumicës së Greqisë, me përjashtim të kryeqytetit Athinë dhe qytetit të Selanikut. Britanikët u rreshtuan kundër komunistëve me Ushtrinë Kombëtare Demokratike. Luftimet zgjatën deri në shkurtin e vitit 1945, kur Fronti Nacionalçlirimtar u detyrua të dorëzohej, dhe më pas të shpërndante ushtrinë e saj guerile.

Një muaj më vonë, u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme, dhe demokratët, tashmë mbështetës edhe të monarkisë, fituan kontrollin e qeverisë. Komunistët i bojkotuan zgjedhjet, duke preferuar të prisnin momentin e tyre. Kur një referendum popullor, u shpreh në favor të rrikthimin e mbretit në fron në shtatorin e po atij viti, komunistët rrëmbyen sërish armët dhe lufta civile shpërtheu sërish.

Në këtë kohë, Britania, e lodhur me grekët, ia la në dorë këtë çështje SHBA-së, e cila vuri në përdorim Doktrinën Truman, për dhënien e ndihmave të mëdha financiare për qeveritë që ishin të përkushtuara për pasjen e një sistemi demokratik, për t’i mbajtur ato larg orbitës komuniste sovjetike. U desh kohë, por në fund demokratët e mire-financuar, rezultuan fitimtarë të luftës civile në Greqi.

3 Dhjetor 1912 – Përfundon Lufta e Parë Ballkanike

Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Mali i Zi nënshkruajnë një armëpushim me Perandorinë Osmane, duke i dhënë fund Luftës së Parë Ballkanike. Gjatë konfliktit 2-mujor, një koalicion ushtarak ndërmjet Greqisë, Serbisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi, i njohur si Lidhja Ballkanike, i dëboi osmanët të gjitha zotërimet e tyre territoriale evropiane, me përjashtim të Konstandinopojës (Stambolli i sotëm). Në janarin e vitit 1913, një grusht shteti në Turqi, çoi në rifillimin e luftimeve, por Lidhja Ballkanike fitoi sërish.

3 Dhjetor 1984 – Një shpërthim një uzinë pesticidesh në Indi vret mbi 3.800 njerëz

Një shpërthim në një fabrikë pesticidesh në Bhopal të Indisë, shkaktoi aksidentin më të rëndë industrial në histori. Të paktën 3800 njerëz vdiqën dhe mbi 500.000 të tjerë u plagosën kur gazi toksik përfshiu qytetin e banuar nga gati 1 milionë banorë. Askush nuk u dënua për atë katastrofë, pavarësisht dëshmive që sugjeronin se shkak për tragjedinë ishte keqmenaxhimi i punës në uzinë.

3 Dhjetor 1967 – Transplanti i parë i zemrës së njeriut

Lewis Washkansky, 53-vjeç, i nënshtrohet transplantit të parë të zemrës në spitalin Groote Schuur në Cape Town, Afrika e Jugut. Washkansky, një shitës afgan në Afrikën e Jugut ishte duke vdekur nga sëmundja kronike e zemrës, kur mori zemrën e Denise Darvall, një grua 25 vjeçare e cila ishte plagosur rëndë në një aksident me makinë. Ishte kirurgu Christiaan Barnard, ai që e realizoi operacionin revolucionar mjekësor. Pas operacionit, Washkansky i dhanë ilaçe për të garantuar që trupi i tij të pranonte organin e huaj. Por ato barna e dobësuan sistemin e tij imunitar, dhe ai vdiq 18 ditë më vonë nga pneumonia e dyfishtë.

3 Dhjetor 1971 – Pakistani nis një sulm parandalues kundër Indisë, dhe fillon më pas një luftë në shkallë të gjerë, duke shkaktuar vdekjen e qindra njerëzve.

3 Dhjetor 1976 – Ylli i muzikës rregge, Bob Marley, tentohet që të vritet me armë zjarri. Ai u qëllua dy herë, megjithatë këndoi në koncertin e planifikuar dy ditë më vonë.

3 Dhjetor 1979 – Ayatollah Ruhollah Khomeini, bëhet udhëheqësi i parë suprem i Iranit.

3 Dhjetor 1997 – Në Otava të Kanadasë, përfaqësues nga 121 vende nënshkruajnë Traktatin e Otavës, që ndalon prodhimin dhe vendosjen e minave tokësore kundër njeriut. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara, Republika Popullore e Kinës dhe Rusia refuzuan ta nënshkruajnë marrëveshjen.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 3 Dhjetor?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 3 dhjetor 2017

Shtypi i ditës, 3 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 3 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 3 dhjetor 2017

VIDEO/ Shpëtohen tre persona të bllokuar në makinë nga përmbytjet

VIDEO/ Shpëtohen tre persona të bllokuar në makinë nga përmbytjet

JU REKOMANDOJMË

Masakër në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë. 4 prej tyre ngordhin, pjesa tjetër e frikësuar fshihet në pyll

Masakër në Malin e Llogarasë, qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë. 4 prej tyre ngordhin, pjesa tjetër e frikësuar fshihet në pyll

10:35 | 08/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Presidenti i SHBA-së, Trump letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë
Bota

Presidenti i SHBA-së, Trump letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë

by mirseda
12:02 | 15/08/2025
0

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Në mesazh...

Polumbarët nxjerrin një trup të pajetë nga kanioni i Gjinarit, çfarë thotë policia

Polumbarët nxjerrin një trup të pajetë nga kanioni i Gjinarit, çfarë thotë policia

11:14 | 15/08/2025
Vlorë: Shfrytëzonin të huaja për prostitucion, në kërkim një kineze si organizatore

Trafik a*mësh me furgon udhëtarësh / Burg për Francesk Mecaj

10:44 | 15/08/2025
SPAK thyen kufinjtë, jehonë edhe në Paraguai

SPAK thyen kufinjtë, jehonë edhe në Paraguai

09:56 | 15/08/2025
Analiza e REL/ Samiti i Alaskës, Kievi dhe Brukseli në ankth në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

Analiza e REL/ Samiti i Alaskës, Kievi dhe Brukseli në ankth në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

09:49 | 15/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com