Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 29 Nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 29 Nëntor?

29 Nëntor 1947- OKB voton pro ndarjes së Palestinës

Pavarësisht kundërshtimit të fortë arab, Kombet e Bashkuara votojnë pro ndarjes së Palestinës, dhe krijimit të një shteti të pavarur hebre. Konflikti modern midis hebrenjve dhe arabëve në Palestinë daton që në vitet 1910, kur të dy popujt pretendonin territorin e kontrolluar nga Britania e Madhe.

Hebrenjtë qenë sionistë, emigrantë të kohëve të fundit nga Evropa dhe Rusia, të cilët shkuan në atdheun e të parëve për të krijuar një shtet kombëtar hebre. Arabët palestinezë, kërkuan të frenonin emigracionin hebre, dhe të krijonin një shtet laik palestinez.

Duke filluar nga viti 1929, arabët dhe hebrenjtë luftuan haptazi në Palestinë, dhe Britania u përpoq të kufizonte emigracionin hebre, si një mjet për të qetësuar arabët. Si rezultat i Holokaustit në Evropë, shumë hebrenj hynë fshehtazi në Palestinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Grupimet radikale hebraike, filluan të organizonin akte terroriste ndaj forcave britanike në Palestinë, të cilat ata mendonin se e kishin tradhtuar çështjen sioniste.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, Shtetet e Bashkuara nisi të mbështesë kauzën sioniste. E paaftë të gjente një zgjidhje praktike, Britania e referoi problemin tek Kombet e Bashkuara, të cilat më 29 nëntor 1947 votuan pro ndarjes së Palestinës.

Sipas planit, hebrenjtë duhej të zotëronin më shumë se gjysmën e Palestinës, edhe pse përbënin më pak se gjysmën e popullsisë së Palestinës. Arabët palestinezë, të ndihmuar nga vullnetarë nga vende të tjera, i luftuan forcat sioniste, por hebrenjtë siguruan në fund një kontroll të plotë të pjesës së tyre të ndarë nga Palestina.

Më 14 maj 1948, Britania u tërhoq me mbarimin e mandatit të saj, dhe shteti i Izraelit u shpall nga kryetari i agjensisë hebraike David Ben-Gurion. Të nesërmen, forcat nga Egjipti, Transjordania, Siria, Libani dhe Iraku e pushtuan shtetin e ri. Edhe pse me armatime të pakta, izraelitët arritën ta përballonin sulmin, madje më pas arritën të pushtonin territore të reja, si Galilenë, bregun palestinez, dhe një rrip territori që lidh rajonin bregdetar në pjesën perëndimore të Jeruzalemit.

Në vitin 1949, armëpushimi i ndërmjetësuar nga OKB, i la Izraelit kontrollin e përhershëm të zonave të pushtuara. Largimi i qindra mijëra arabëve palestinezë nga Izraeli gjatë luftës, e la vendin me një shumicë të konsiderueshme hebraike.

29 Nëntor 1990 – Këshillimi i Sigurimit të OKB-së, autorizon përdorimin e forcës për dëbimin e forcave irakiane nga Kuvajti

Rezoluta 678, i dha Irakut afat deri në 15 janar 1991 për të nisur tërheqjen nga Kuvajti, ndërsa autorizonte “të gjitha mjetet e nevojshme, për të mbështetur dhe zbatuar Rezolutën 660”, një formulim diplomatik që autorizonte përdorimin e forcës. Shtetet e Bashkuara, dhe veçanërisht Sekretari i Shtetit James Baker, krijuan një koalicion forcash ndërkombëtare që përbëhej nga

34 vende për t’iu kundëvënë pushtimit irakian të Kuvajtit, ku përfshiheshin  Argjentina, Australia, Bahreini, Bangladeshi, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Egjipti, Pakistani, Filipinet, Portugalia, Katari, Koreja e Jugut, Arabia Saudite, Senegali, Sierra Leone, Singapori, Spanja, Siria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kuëait, Maroku, Hollanda, Zelanda e Re, Nigeria dhe vetë SHBA.

Megjithëse nuk kontribuan me asnjë forcë ushtarake, Japonia dhe Gjermania dhanë respektivisht 10 dhe 6.6 miliardë dollarë për financimin e operacioneve. Në fillim shumë nga forcat e koalicionit hezituan t’i bashkoheshin kësaj lufte. Disa prej tyre mendonin se ajo ishte një çështje e brendshme arabe, ose thjesht nuk donin të rrisnin ndikimin e SHBA në Lindjen e Mesme. Por në fund shumë kombe u bindën nga frika, ofertat për ndihmë ekonomike, falja e borxheve apo edhe kërcënimet e SHBA-së për t’i ndërprerë ndihmën financiare.

29 Nëntor 2001 – Vdes ish-pjesëtari i grupit “The Beatles”, George Harrison

Harrison u diagnostikua më tumor në fyt në vitin 1997, dhe ai vetë bëri përgjegjës pirjen e duhanit që nga vitet 1960. Në fillim të majit 2001, këngëtari iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një mase tumorale në një nga mushkëritë e tij, dhe më pas disa kimio dhe radioterapive. Por pavarësisht nga trajtimet dhe operacionet, Harrison vdiq më 29 nëntor në shtëpinë e tij në Hollivud. Trupi i tij u dogj në krematorium, dhe hiri iu shpërnda në lumen e madh indian Gang nga familja e tij, në një ceremoni private të organizuar sipas traditës hindu.

29 Nëntor 1899 – Holandezi, Hans Gamper, themelon në Barcelonë të Spanjës, klubin e futbollit me të njëjtin emër. I njohur joformalisht si Barça, ai është sot një nga 5 klubet më të pasura të futbollit në botë. Ai ka fituar shumë kampionate dhe kupa në Spanjë, 4 Kupa UEFA, dhe 5 Champions League.

29 Nëntor 1929 – Amerikani Richard Byrd, bëhet personi i parë që fluturon me avion mbi Polin e Jugut. Fluturimi zgjati pak më shumë se 18 orë.

29 Nëntor 1830 – Në Poloni, nis një rebelim i armatosur kombëtar kundër sundimit të Perandorisë Ruse.

29 Nëntor 1944- Shqipëria deklarohet e çliruar nga forcat nazi-fashiste.

29 Nëntor 1945 – Shpallet themelimi i Republikës Popullore Federale të Jugosllavisë.

29 Nëntor 1961 – SHBA nis në hapësirë një anije, me nje shimpaze në bord. Anija rrotullohet 2 herë përrreth tokës, përpara se të rrëzohet në brigjet e Porto Rikos.

29 Nëntor 1963 – Presidenti amerikan, Lyndon B. Johnson, firmos krijimin e Komisionit Worren, që do të hetojë vrasjen e Presidentit John F. Kennedy.

29 Nëntor 1963 – Një avion i kompanisë ajrore “Trans-Canada Air 831”, rrëzohet menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Montrealit, duke vrarë të 118 personat që ndodheshin në bord.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 29 Nëntor?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 29 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 29 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 29 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 29 nëntor 2017

Rama ua bën 8 me 2 bizneseve: S’ka më deklarime dhe bilance fiktive

‘Argëtim falas’, Rama poston videon, ka një ftesë për të gjithë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia
Aktualitet

I arrestuari për vrasjen e Hysni Ymerit në Shkodrër pranon vendosjen e tritolit. Zbardhet dëshmia

by mirseda
12:26 | 05/01/2026
0

Gert Bushati është lënë me masën “arrest me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër,...

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

Adriatik Lapaj sërish në telashe, procedohet. 4 aktivistë të “Shqipëria bëhet” në pranga. Akuzat

10:06 | 05/01/2026
Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

09:44 | 05/01/2026
Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com