Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Maj?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Maj?

25 Maj 1803- Lind filozofi amerikan Ralph Waldo Emerson

Ralph Waldo Emerson ishte një eseist, pedagog, filozof dhe poet amerikan që udhëhoqi lëvizjen transhedentale të mesit të shekullit XIX-të. Ai u konsiderua si një kampion i individualizmit, dhe një kritik i ashpër i presioneve kundërvepruese të shoqërisë

Ai i shpërndau mendimet e tij përmes dhjetra eseve të botuara, dhe në më shumë se 1.500 ligjërata publike të mbajtura në mbarë Shtetet e Bashkuara. Emerson u distancua gradualisht nga besimet fetare dhe shoqërore të bashkëkohësve të tij, duke formuluar dhe shprehur filozofinë e transhendentalizmit, në esenë e tij të vitit 1836 “Natyra”.

Pikëpamjet e tij, baza e transhendentalizmit, sugjeronin se Zoti nuk duhet të zbulojë të vërtetën, porse e vërteta mund të përjetohet intuitivisht drejtpërdrejt nga natyra. Ai njihet shpesh si një nga mendimtarët më liberale demokratike të kohës së tij, i cili besonte se nëpërmjet procesit demokratik duhet të hiqet skllavëria.

Megjithatë kritikët vënë në dukje faktin, se në jetën e tij të hershme, ai zhvilloi teorinë e një hierarkie të racave të bazuara në aftësinë për të arsyetuar. Për Emerson, skllavëria ishte një çështje morale, ndërsa superioriteti i racave, ishte një çështje të cilën ai u përpoq të analizonte nga një perspektivë shkencore, duke u bazuar në atë që ai besonte se ishin tipare të trashëguara.  

Ai pa një lidhje të drejtpërdrejtë midis racës bazuar në identitetin kombëtar, dhe gjendjes natyrale të qenies njerëzore.

Për të, amerikanët e bardhë që ishin lindur në Shtetet e Bashkuara dhe që ishin me origjinë angleze, kategorizoheshin prej tij si një “racë” e veçantë, të cilën ai mendonte se kishte një pozicion superior ndaj kombeve të tjera.

Ai madje besonte se amerikanët me prejardhje angleze, ishin intelektualisht më lart se emigrantët e tjerë europianë, duke përfshirë edhe irlandezët, francezët dhe gjermanët, dhe gjithashtu si superiorë ndaj vetë popullit anglez në Britani, të cilin ai e cilësonte si të afërt dhe të vetmin grup realisht të krahasueshëm.

Emerson shkroi mbi një numër tematikash, duke mos përkrahur kurrë parimet filozofike fikse, por duke zhvilluar disa ide të tilla si individualiteti, liria, aftësia për njerëzimin për të realizuar pothuajse çdo gjë, si dhe për marrëdhëniet midis shpirtit dhe botës përreth.

Ai mbetet ndër liderët e lëvizjes romantike amerikane, dhe vepra e tij ka ndikuar shumë tek mendimtarët, shkrimtarët dhe poetët që e ndoqën atë. Në librin e tij “Feja amerikane”, Harold Bloom i referohet vazhdimisht Emersonit si “profeti i fesë amerikane”.

25 maj 1895 – Oscar Wilde dënohet me 2 vjet burg me punë të rëndë

“Nuk është e dobishme që t’ju drejtohem personalisht. Njerëzit që mund t’i bëjnë këto gjëra, do të duhej të vdisnin nga ndjenja e turpit. Është rasti më i keq gjyqësor me të cilën jam përballur ndonjëherë. Ju Wilde, keni qenë qendra e një rrethi të korrupsionit të gjerë, të llojit më të shëmtuar mes të rinjve- kështu u shpreh gjykatësi anglez Alfred Wills, gjatë shpalljes së vendimit mbi dënimin e shkrimtarit të mire-njohur irlandez.

Në orën 17 të pasditës, gjykimi i tij për shpifje kishte përfunduar në katastrofë. Wilde mësoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga policia. Një orë e dhjetë minuta më vonë dikush trokiti në derën e dhomës së tij të hotelit. “A do të më lejohet liria me kusht?”- pyeti Wilde qartazi i dehur. Dëshmitarët thanë se reagimi i shkrimtari ishte veçanërisht histerik, kur mësoi vendimin e gjykatës.

25 Maj 1982 – Dhjetëra britanikë humbin jetën në luftën për ishujt Falkland

Njëzet e një marinarë britanikë humbin jetën në konfliktin me Agjentinën për Ishuj Falkland, pasi anija “Atlantic Transporter” dhe destrojeri “HMS Coventry” u goditën nga raketat argjentinase. “HMS Coventry”, arriti të shkatërrojë dy avionë argjentinas Skyhawk. 

Ndërkohë një sulm i shpejtë nga aviacioni argjentinas, e goditi atë katër herë me mbi 1.000 predha. Destrojeri u fundos duke humbur 21 anëtarë të ekuipazhit të tij. Ky ishte bilanci më i rëndë i asaj lufte të shkurtër, që përfundoi me fitoren e britanikëve. Këta të fundit humbën gjithsej 125 ushtarë, ndërsa ushtria argjentinase mbi 700.  

25 Maj 567 P.E.S- Mbreti i Romës, Servius Tullius, kremton kremton fitoren e tij mbi Etruskët

25 Maj 1521 – Karli V, Perandori i Shenjtë Romak, publikun Edikt of Vormsit, duke e shpallur të jashtëligjshëm Martin Luterin.

25 Maj 1659 – Richard Cromwell, jep dorëheqjen si Lord Mbrojtësi i Anglisë pas restaurimit të Parlamentit të Gjatë, duke filluar një periudhë të dytë të shkurtër të qeverisje republikane të quajtur Bashkësia e Anglisë.

25 Maj 1660 – Çarlsi II zbarkon në Dover, me ftesë të Parlamentit të Konventës, duke shënuar fundin e Komonuelthit të Anglisë, Skocisë dhe Irlandës së Cromwell, dhe filluar Restaurimin (1660) e monarkisë britanike.

25 Maj 1787 – Konventa Kushtetuese e Shteteve të Bashkuara, mblidhet zyrtarisht në Filadelfia.

25 Maj 1809 – Revolucioni i Chuquisaca:Revolta e Patriotëve në Chuquisaca kundër Perandorisë Spanjolle, shënon fillimin e luftërat për pavarësi në Amerikën Latine.

25 Maj 1953 – Shtetet e Bashkuara kryejnë në shkretëtirën e Nevadas, testin e parë dhe të vetëm bërthamor.

25 Maj 1977 – Qeveria kineze vendos heqjen e ndalimit mbi veprat e shkrimtarit britanik William Shakespeare, duke i dhënë efektivisht fund Revolucionit Kulturor të nisur në vitin 1966.

25 Maj 1999 – Kongresi Amerikan bën publik “Raportin Cox”, i cili flet në detaje mbi spiunazhin bërthamor të Republikës Popullore të Kinës kundër SHBA-së, gjatë dy dekadave të mëparshme.

25 Maj 2002 – Avioni i linjës “China Airlines” shpërbën në ajër dhe rrëzohet në ngushticën e Tajvanit. Të 225 personat që ndodheshin në bord gjetën vdekjen.

25 Maj 2009 – Koreja e Veriut, dyshohet se testoi armën e dytë bërthamore. Pas testit bërthamor, Pheniani kreu ndërkohë edhe disa teste raketore, duke shkaktuar reagimin e ashpër të bashkësisë ndërkombëtare.

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Video/Përgjakja e gazetarit, Basha nga spitali kërcënon Ramën dhe Xhafajn

Video/Përgjakja e gazetarit, Basha nga spitali kërcënon Ramën dhe Xhafajn

Video/Basha tërhiqet nga sulmi, protestuesit refuzojnë ta ndjekin

PD publikon foton: Polici në rresht të parë, i pajisur me pistoletë

Helmohen 20 punonjëse fasonerie në Durrës

Helmohen 20 punonjëse fasonerie në Durrës

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Tronditje në gjyqin e Diddy-t,
Showbizz

Tronditje në gjyqin e Diddy-t,

by mirseda
09:08 | 15/05/2025
0

Anëtarët e jurisë po shqyrtojnë videon e Diddy-t duke zvarritur dhe shqelmuar ish-të dashurën e tij në...

Aksident në Kavajë/ Tentoi të kalonte trafik-ndarësen, por u përplas nga automjeti

Aksident në Kavajë/ Tentoi të kalonte trafik-ndarësen, por u përplas nga automjeti

09:04 | 15/05/2025
”The Irish Times”: Shqipëria është quajtur ‘Maldivet e Evropës’

”The Irish Times”: Shqipëria është quajtur ‘Maldivet e Evropës’

08:19 | 15/05/2025
EVROPA ZBRET NË TIRANË! Shqipëria mikpret Komunitetin Politik Evropian.

EVROPA ZBRET NË TIRANË! Shqipëria mikpret Komunitetin Politik Evropian.

08:14 | 15/05/2025
“Një fisi iu dhanë 10 mijë euro për të mos votuar”, Flamur Noka gjen shkakun e humbjes në zgjedhje

“Një fisi iu dhanë 10 mijë euro për të mos votuar”, Flamur Noka gjen shkakun e humbjes në zgjedhje

23:03 | 14/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com