Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 24 Nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 24 Nëntor?

24 Nëntor 1859 – Charles Darwin boton librin e tij me shumë ndikim “Mbi origjinën e specieve”

Libri zgjoi që në fillim një interes të madh, dhe 1250 kopjet e para u shitën brenda ditës më 24 nëntor 1859. Teoria e tij shpjegohet me fjalë të thjeshta që në hyrje:Ndërsa gjithnjë e më shumë, individë të një specie të caktuar mbijetojnë; ekziston për rrjedhojë një luftë e vazhdueshme për ekzistencë, dhe nga kjo rrjedh se çdo qenie, nëse ndryshon paksa në një mënyrë fitimprurëse për veten, do të ketë një shans më të mirë për të mbijetuar”.

Darwin theksonte se evolucioni i majmunëve çoi tek njeriu modern. Një karikaturë e vitit 1871 pas botimit të librit “Preardhja e njeriut”, ishte tipike për shumëkënd që e tregonte Darwin me një trup majmuni, duke e identifikuar atë në kulturën popullore si autorin kryesor të teorisë evolutive.

Libri nxiti interes ndërkombëtar, por edhe debate. Ndonëse sëmundja e mbajti larg polemikave, ai u dha përgjigje shuimcës së kritikave nga kolegët e tij profesionistë në mbarë botën. Ndërkohë përgjigja e Kishës Anglikane ishte e përzier. Mentorët e tij të vjetër në Kembrixh, Sedgwick dhe Henslow, i hodhën poshtë idetë e tij, por klerikët liberalë e interpretuan përzgjedhjen natyrore si një instrument të planit të Perëndisë, me klerikun Charles Kingsley që e pa atë si një “konceptim fisnik të Hyjnisë.

Ndërkohë në një debat publik mbi evolucionin në Universitetin e Oksfordit, Peshkopi i Oksfordit Samuel Wilberforce, megjithëse nuk kundërshtoi transformimin e specieve, u shpreh kundër shpjegimit të Darwin mbi prejardhjen e njeriut nga majmunët. Ndërkohë shkencetarë të tjerë që kundërshtonin teorinë, argumentuan se anatomia e njeriut dëshmon për një qenie shumë më komplekse sesa majmuni. Darvinizmi u bë një lëvizje që mbulonte një gamë të gjerë idesh evolucionare. Teoria e Darwin, rezononte gjithashtu me lëvizje të ndryshme në atë kohë, dhe u bë një element i rëndësishëm i kulturës popullore.

24 Nëntor 1963 – Vritet Lee Harvey Oswald, autori i dyshuar i vrasjes së presidentit amerikan Kennedy 

Vetëm dy ditë pas vrasjes së presidentit amerikan John Kennedy, Lee Harvey Oswald, autori i dyshuar i kësaj ngjarje qëllohet për vdekje nga Jack Ruby në momentin që po zhvendosej nga burgu i qytetit në një burg tjetër të sigurisë më të lartë.  Ruby, që u arrestua menjëherë, pretendoi se e kreu këtë akt tejet i zemëruar ndaj vrasjes së Kennedy. Disa e quajtën një hero, por ai megjithatë u akuzua për vrasje të shkallës së parë.

Jack Ruby, ishte prona i disa lokaleve të natës në Dallas, dhe kishte lidhje të vogla me krimin e organizuar. Shumë njerëz besojnë se ai e vrau Oswald për ta penguar atë të zbulonte një komplot më të madh. Në gjyqin e tij, Ruby mohoi akuzat dhe u deklarua i pafajshëm, për shkak se vrasjen e kishte kryer nën një gjendje të pavetëdijshme.

Juria e shpalli fajtor për “vrasjen e qëllimshme” të Oswald, dhe e dënoi atë me vdekje. Në tetorin e vitit 1966, Gjykata e Apelit në Teksas e rriktheu vendimin për shkak të pranimit të gabuar të dëshmisë, dhe faktit se Ruby nuk kishte patur një gjykim të drejtë në Dallas në atë kohë. Në janarin e vitit 1967, në pritje të një gjykimi të ri, Ruby vdiq nga kanceri i mushkërive në një spital të Dallasit.

Raporti zyrtar i Komisionit Ëarren i vitit 1964, arriti në përfundimin se as Oswald dhe as Ruby nuk qenë pjesë e një komploti më të madh, qoftë vendas apo ndërkombëtar, për të vrarë presidentin Kennedy. Ndërsa një raport i Komisionit të Zgjedhur të Kongresit për Vrasjet, arriti në vitin 1978 në përfundimin se Kennedy ishte “vrarë ndoshta si pasojë e një komploti”, që mund të ketë përfshirë edhe shumë elementë të krimit të organizuar.

24 Nëntor 1991- Vdes ylli i muzikës ndërkombëtare Freddie Mercury

Freddie Mercury vdiq në moshën 45 vjeçare, vetëm një ditë pasi bëri me dije për publikun se vuante nga sëmundja e AIDS-it. Solisti kryesor i grupit “Queen”, vdiq në shtëpinë e tij në perëndim të Londrës, si pasojë e një bronko-pneumonie të shkaktuar nga sëmundja, konfirmoi zëdhënësi i i tij. Ylli i muzikës ndërkombëtare, mendohej se ishte prekur nga virusi HIV dy vjet më parë, por vazhdoi aktivitetin muzikor, ndërsa rrallë kishte patur probleme me shëndetin.

Mercury lindi si Farookh Bulsara në Zanzibar të Afrikës në vitin 1946, dhe e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij në Indi, përpara se familja e tij të vendosej në Angli në vitin 1964. Atë vit ai u regjistrua në shkollën e artit. Freddie Mercury, Roger Taylor, Brian May dhe Mike Grose formuan grupin “Queen” në vitin 1970, duke realizuar shumë këngë që mbeten edhe sot hite ndërkombëtare.

24 Nëntor 1642 – Abel Tazman, bëhet evropiani i parë që zbulon tokën ishullore të Van Diemenit (e quajtur më vonë Tazmania).

24 Nëntor 1917 – Në Milluoki të SHBA-së, 9 punonjës policie vriten nga shpërthimi i një bombe, ngjarja më e rëndë në historinë e policisë amerikane derisa ndodhën sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

24 Nëntor 1932 – Në Uashington, hapet zyrtarisht laboratori i FBI-së për zbulimin me metoda shkencore të krimeve të ndryshme.

24 Nëntor 1966 – Avioni bullgar “TABSO Flight 101”, rrëzohet pranë Bratislavës në Çekosllovaki, duke vrarë të 82 personat që ndodheshin në bord.

24 Nëntor 1973 –Për shkak të krizës së naftës së vitit 1973, në Gjermani vendoset kufiri kombëtar i shpejtësisë. Ai do të qëndrojë në fuqi vetëm 4 muaj.

24 Nëntor 1976 – Një tërmeti i fortë godet rajonin Çaldiran-Muradije në Turqinë lindore, duke shkaktuar vdekjen e rreth 5000 personave.

24 Nëntor 1989 – E gjithë udhëheqja e Partisë Komuniste në Çekosllovaki, jep dorëheqjen për t’i hapur rrugë ndryshimeve demokratike.

24 Nëntor 2012 – Një zjarr në një fabrikë veshjesh në Dhaka të Bangladeshit, i merr jetën të paktën 112 njerëzve.

24 Nëntor 2013 – Irani nënshkruan një marrëveshje të përkohshme me vendet P5 + 1, duke kufizuar programin e tij bërthamor, në shkëmbim të reduktimit të sanksioneve.

24 Nëntor 2015 – Një avion luftarak rus “Sukhoi Su-24”, rrëzohet nga Forcat Ajrore Turke në vijën kufitare Siri-Turqi, duke vrarë një nga dy pilotët.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 24 Nëntor?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
“Habilaj”/ Tre urdhër-arrestet, ish-shefi i Vlorës dyshohet se është në…

“Habilaj”/ Tre urdhër-arrestet, ish-shefi i Vlorës dyshohet se është në…

Shtypi i ditës, 24 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 24 nëntor 2017

Interpol arreston në Holandë shqiptarin e shumëkërkuar, anëtar i “Bandës së Babagjyshëve”

Interpol arreston në Holandë shqiptarin e shumëkërkuar, anëtar i “Bandës së Babagjyshëve”

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin
Bota

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin

by mirseda
22:54 | 06/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se u tha udhëheqësve evropianë në një telefonatë sot se planifikon të...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

22:15 | 06/08/2025
Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

22:03 | 06/08/2025
“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

21:45 | 06/08/2025
Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

21:16 | 06/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com