Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 23 Shkurt?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 23 Shkurt?

23 Shkurt 1740 – Lind themeluesi i dinastisë së famshme financiare, Mayer Amschel Rothschild

Mayer Amschel Rothschild, lindi në lagjen hebraike të Frankfurt am Main në Gjermani më 1740. Paraardhësit e tij kishin ardhur në këtë qytet prej të paktën dy shekujsh, dhe mbiemri i tyre vinte nga shtëpia ku ata jetonin dhe bënin biznes në geto, nën shenjën e mburojës së kuqe (zum roten schild).

Ata u morën me tregtinë e rrobave dhe mallrave të tjera, dhe më vonë edhe me këmbimin e valutës. Duke u marrë edhe me koleksionin e monedhave të rralla, Mayer Amschel ra në kontakt me aristokracinë e e pasur. Mbrojtësi i tij më i shquar ishte Landgrave i Hesse-Kassel, i cili fitoi shumë para me punësimin e mercenarëve. Mayer Amschel, u bë më vonë financuesi i Landgrave dhe në vitin 1800, ai ishte një nga hebrenjtë më të pasur në Frankfurt.

Më 1770 Mayer Amschel u martua me 16-vjeçaren Gutle Schnapper. Dhjetë fëmijët e tyre të mbijetuar (nga 19) përfshinin 5 djem, të cilët u morën me biznesin e babait të tyre. Djali më i madh, Amschel Mayer, qëndroi në Frankfurt me babain. Katër të tjerët u dërguan në vende të ndryshme evropiane nga babai i tyre, me porosinë që të mbanin gjithnjë kontakt të ngushtë me të.

Djali i dytë, Salomon Mayer, shkoi në Austri dhe ndërtoi lidhje të ngushta me Habsburgët dhe Princin von Metternich. Nathan Mayer, shkoi në Angli për t’u marrë me industrinë tekstile, por ngriti një bankë tregtare në Londër, dhe u bë një figurë e frikshme në Bursë. I katërti, Carl, shkoi në Napoli ndërsa më i riu, Jakob ose James, u mor me operacionet financiare në Paris.

Të pesë djemtë, formuan de fakto një bankë shumëkombëshe. Luftërat revolucionare franceze dhe ato napoleonike, qenë një ndihmë e madhe për ta. Ata u dhanë hua regjimeve ndërluftuese dhe bënin tregti në pambuk, armë dhe grurë, në kundërshtim me urdhrin e Napoleonit për ndalimin e eksportece britanike.

Ishte familja Rothschild, ajo që financoi ushtritë e Ëellington në Luftën Gadishullore, dhe rrjeti i korrierëve të Rothschild ishte aq efikas, sa që lajmi i humbjes së Napoleonit në Vaterlo më 1815 arriti në Londër pikërisht nga Nathan Mayer Rothschild, i cili e kishte marrë vesh disfatën në Bruksel.

Mbretëresha britanike Victoria dhe Princi Albert ,u mbështetën tek korrierët e Rothschild për komunikimin me kontinentin. Mayer Amschel vdiq në të gjashtëdhjetat e tij dhe u varros në varrezat e vjetra hebraike në Frankfurt. Në testamentin e tij, ai vendosi që vetëm djemtë e tij të zotërojnë biznesin familjra. Të bijat e tij, burrat dhe fëmijët e tyre u përjashtuan.

Pas përfundimit të luftërave, Rothschild u dhanë letra me vlerë qeverive angleze, franceze dhe të tjera evropiane, duke përfituar gjithashtu nga Revolucioni Industrial. Ata investuan në industri, hekurudha dhe minierat e qymirit. Ata u bënë figura kryesore si në ekonomitë ashtu edhe politikën e vendeve ku ata u vendosën, ku u bënë të dobishëm për sundimtarët dhe politikanët kryesorë.

Mayer Amschel Rothschild dhe familja e tij akuzohet edhe si themelues të grupimit të famshëm masonik “Iluminati,” së bashku me Adam Ëeishaupt, që sipas kritikëve kishte për synim krijimin e një qeverie botërore, dhe sundimin e një pakice oligarkësh mbi shumicën.

23 Shkurt 1981 – Rebelët sulmojnë parlamentin spanjoll

Në Spanjë, nënkoloneli Antonio Tejero dhe 200 anëtarë të Gardës Civile pushtojnë godinën  e parlamentit spanjoll në Cortes, Madrid, duke gjuajtur me armë zjarri në ajër, dhe marrë peng për disa orë qeverinë demokratike të Spanjës. Komplotistët e krahut të djathtë, të zemëruar me ritmin e shpejtë të reformës demokratike që nga vdekja e diktatorit Francisco Franco, bënë thirrje për një revoltë ushtarake të gjithanshme.

E ardhmja e Spanjës u mbajt në pezull gjatë orëve të natës, ndërsa qytetarët i shihnin ngjarjet e tensionuara drejtpërsëdrejti nga televizori. Grushtit i shtetit mori fund kur Mbreti Juan Carlos, i cili pasoi Francon në detyrë më 1975, dhe më pas hoqi dorë nga pushteti, i bëri thirrje ushtrisë spanjolle t’i qëndronte besnike Kushtetutës, dhe t’i bashkohej në dënimin e rebelëve. Në mesditën e 24 shkurtit, grushti i shtetit mori fund pas 18 orësh, dhe demokracia e re e brishtë e Spanjës mbijetoi.

23 Shkurt 1958 – Rrëmbehet në Kubë kampioni i Formula 1 Juan Manuel Fangio

Pesë herë kampioni i botës në garën elitaren me makina, Formula 1, argjentinasi Juan Manuel Fangio rrëmbehet nga dhoma e hoteli në Havanë, nga një grup rebelësh të drejtuar nga Fidel Castro. Ai u rrëmbye pikërisht një ditë para garës së madhe që do të mbahej në ishull. Fangio

u lirua pas përfundimit të garës, i pacënuar.

Rrëmbimi synonte të shkaktonte një poshtërim ndërkombëtar për presidenti kuban Fulgencio Batista, të cilën Castro do ta përmbyste më 1 janar 1959. Përveç rrëmbimit të Fangios, çmimi i madh i Kubës u njollos edhe nga një aksident i tmerrshëm, kur piloti kubanez Armando Garcia Cifuentes, humbi kontrollin e makinën e tij në një pjesë të pistës, dhe u përplas me turmën e spektatorëve.

Shtatë vetë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Përplasja çoi në spekulime të menjëhershme, se njerëzit e Castro kishin sabotuar frenat e makinës, por më vonë u arrit në përfundimin se shkak i aksident ishte bërë çarja e sarbatorit të naftës së një makine së drejtuar nga piloti tjetër argjentinasi, Roberto Mieres.

23 Shkurt 1455 –  Johan Gutenberg, boton Biblën në shtypshkronjën e tij novatore me gërma të lëvizshme.

23 Shkurt 1820 – Konspiracioni i “Cato Street”:Policia zbulon një komplot ,që synonte vrasjen e të gjithë ministrave të kabinetit qeveritar britanik.

23 Shkurt 1861 – Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Abraham Lincoln, mbërrin fshehurazi në Uashington, pasi i shpëtoi një komploti për vrasje në Baltimorë.

23 Shkurt 1887 – Riviera franceze goditet nga një tërmet i madh, që shkakton mbi 2.000 të vdekur.

23 Shkurt 1898 – Në Francë, shkrimtari Emile Zola dënohet me burgim për shkrimin e tij “J’accuse”, letër e hapur drejtuar presidentit francez, ku akuzon qeverinë për anti-semitizëm dhe për burgosjen padrejtësisht të oficerit Alfred Dreyfus, nën akuzën e rreme të tradhëtisë.

23 Shkurt 1903 – Kuba i jep me qira Gjirin e Guantanamos Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

23 Shkurt 1919 – Në Itali, Benito Mussolini themelon Partinë Fashiste.

23 Shkurt 1942 – Lufta e Dytë Botërore:Nëndetëset japoneze bombardojnë me predha artilerie bregdetin amerikan pranë Santa Barbaras në Kaliforni.

Tags: Mayer Amschel Rothschild

TË LIDHURA

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Aksident me vdekje te Shkalla e Tujanit
Të Gjitha

Aksident me vdekje te Shkalla e Tujanit

18:01 | 17/04/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 23 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 23 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 23 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 23 shkurt 2018

Pas çmimeve në Brit Awards, Dua Lipa korr një tjetër sukses

Pas çmimeve në Brit Awards, Dua Lipa korr një tjetër sukses

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore
Aktualitet

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore

by mirseda
22:46 | 10/05/2025
0

Një situatë e pazakontë dhe qesharake është regjistruar në Qarkun e Elbasanit gjatë fazës së shpërndarjes së...

Çfarë po ndodh mes Egli Tako-s dhe Gjestit. A e uroi Egli për ditëlindje?

Çfarë po ndodh mes Egli Tako-s dhe Gjestit. A e uroi Egli për ditëlindje?

22:42 | 10/05/2025
Erjola Doçi dhe Lumbardh Salihu në lidhje dashurie?

Erjola Doçi dhe Lumbardh Salihu në lidhje dashurie?

22:37 | 10/05/2025
Gazetari shpërthen në Ferma Club: Rrëfimi i Albës është i pavërtetë, njoh ish-burrin e saj!

Gazetari shpërthen në Ferma Club: Rrëfimi i Albës është i pavërtetë, njoh ish-burrin e saj!

22:22 | 10/05/2025
Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

22:16 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com