Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 22 Shkurt?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 22 Shkurt?

22 shkurt 1946 – George F.Kennan paralajmëron nga Moska fillimin e Luftës së Ftohtë

George F.Kennan, ndodhej në ambasadën e SHBA-së në Moskë, në postin e këshilltarit që nga viti 1944. Edhe pse kishte shumë kritika ndaj sistemit sovjetik, gatishmëria brenda Departamentit Amerikan të Shtetit, ishte ruajtja e miqësisë me sovjetikët, pasi ata qenë një aleat i rëndësishëm në luftën kundër Gjermanisë naziste.

Në shkurtin e vitit 1946, Thesari i Shteteve të Bashkuara i kërkoi shpjegime Ambasadës Amerikane në Moskë, se përse sovjetikët nuk po e mbështesnin Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, institucione këto të krijuara vetëm pak kohë më parë.

Në përgjigje, Kennan shkroi atë që hyri në histori si “Telegrami i Gjatë”, duke paraqitur mendimet dhe pikëpamjet e tij mbi sovjetikët. Midis pjesëve të tij më të famshme, ishte ajo sipas së cilës ndërsa pushteti sovjetik ishte i papërmbajtshëm ndaj logjikës së arsyes, por shumë i ndjeshëm ndaj logjikës së forcës. Kennan parashtroi më pas disa koncepte, që u bënë themeli i politikës amerikane gjatë të Luftës së Ftohtë:

– BRSS e percepton veten në një luftë të përhershme me kapitalizmin;

– Socializmi dhe demokracia sociale janë armiq, dhe jo aleatë;

– BRSS, do të përdorë si aleatë marksistët e kontrollueshëm në botën kapitaliste;

– Agresioni sovjetik, nuk ishte në thelb i përafërt me pikëpamjet e popullit rus ose me realitetin ekonomik, por me ksenofobinë dhe paranojën historike ruse;

– Struktura e qeverisë sovjetike, ndalonte çdo lloj panorame objektive apo të saktë të realitetit të brendshëm dhe të jashtëm.

Më tej Kennan argumentoi se Bashkimi Sovjetik ishte i ndjeshëm ndaj forcës, dhe se sovjetikët ishin të dobët, krahasuar me botën e bashkuar perëndimore. Ai shtoi se sovjetikët, ishin të pambrojtshëm ndaj paqëndrueshmërisë së brendshme, dhe se propaganda sovjetike qe kryesisht negative dhe destruktive.

Kennan mbështeti vlerësimin e shëndoshë, edukimin publik, zgjidhjen e problemeve të brendshme të shoqërisë amerikane, duke iu propozuar vendeve të tjera një pasqyrë pozitive të botës që SHBA dëshiron ta shohë, dhe besimin tek superioriteti i mënyrës perëndimore të jetesës, mbi idealet kolektive të komunistëve sovjetikë.

“Telegrami i Gjatë”, i dha qeverisë amerikane një kuptim të qartë mbi atë se si qeveria sovjetike e shihte veten në bashkësinë ndërkombëtare. Sipas Kennan, Bashkimi Sovjetik, nuk shihte mundësinë e një bashkëjetese paqësore afatgjatë me botën kapitaliste. Qëllimi i Moskës, ishte të çonte përpara kauzën komuniste.

22 shkurt 1917 – Benito Mussolini plagoset në frontin e Luftës së Parë Botërore

Rreshteri Benito Mussolini, plagoset nga shpërthimi aksidental i predhës së nje mortaje në Isonzo, në Frontit Italian në Luftën e Parë Botërore. Nga shpërthimi mbetën të vdekur 4 shokët e tij ushtarë. Mussoloni i kaloi 6 muajt e ardhshëm spital për t’u kurruar. I liruar nga ushtria pas shërimit, Mussolini rrikthehet në Milano, ku nisi të botojë gazetën e tij “Il Popolo d’Italia”, në të cilin ai botonte artikuj që sulmonin ata në Itali që shpreheshin kundër luftës.

Në periudhën e pasluftës, Mussolini dhe një grup veteranësh të rinj të luftës krijuan “Fasci di Combattimento”, një force politike nacionaliste e krahut të djathtë. Termi ‘fasci’, ishte simboli i lashtë romak per disiplinen. Fashizmi u rrit me shpejtësi në vitet 1920, duke fituar mbështetjen e pronarëve të pasur, ushtrisë dhe monarkisë.

Fuqia gjithnjë në rritje e Mussolinit dhe milicisë së famshme të këmishëzinjve, e detyruan mbretin Vittorio Emmanue III, të ftojë udhëheqësin karizmatik të formojë një qeveri koalicioni më 1922.

22 Shkurt 1997 – Shkencetarët njojftojnë lindjen e Dolly, deles së parë të klonuar në botë

Shkencëtarët në Skoci, njoftuan lindjen e qënies së parë të klonuar me sukses në botë, deles Dolly. Ajo u krijua në Institutin Roslin në Edinburg, dhe kishte lindur në fakt më 5 korrik 1996.  Dolly ishte gjitari i pare, i klonuar me sukses nga një qelizë e rritur. Klonimet e mëhershme ishin realizuar nga qelizat embrionale. Lindja e deles, u shpall si një nga zbulimet më të rëndësishme shkencore të dekadës, megjithëse u shoqërua me një debat të madh mbi etikën e klonimit.

22 Shkurt 1630 – Kolonët amerikanë, shijojnë për herë të parë misrin e sjellë nga indianët, në tryezën e shtruar me rastin e Ditës së Falenderimeve.

22 Shkurt 1821 – Spanja i shet Floridën lindore Shteteve të Bashkuara për shumën e 5 milionë dollarëve.

22 Shkurt 1848 – Fillon Revolucioni Francez i vitit 1848, i cili do të çonte në themelimin e Republikës së Dytë Franceze.

22 Shkurt 1944 – Lufta e Dytë Botërore:Avionët amerikanë, bombardojnë gabimisht qytetet holandeze Nijmegen, Arnhem, Enschede dhe Deventer, duke shkaktuar mbi 800 të vdekur vetëm në Nijmegen.

22 Shkurt 1958 – Egjipti dhe Siria bashkohen, për të formuar Republikën e Bashkuar Arabe.

22 Shkurt 1972 – IRA shpërthen një bombë të vendosur në një makinë pranë kazermave ushatarake britanike në Aldershot, duke vrarë 7 persona dhe plagosur 19 të tjerë.

22 Shkurt 1974 – Në Lahore të Pakistani, mbahet samiti themelues i Konferencës së Vendeve Islamike. Në të morën pjesë 37 vendeve.

22 Shkurt 1974 – Samuel Byck, përpiqet të rrëmbejë një avion në Aeroportin Ndërkombëtar të Baltimorës, me synimin për ta rrëzuar atë mbi Shtëpinë e Bardhë për të vrarë presidentin Richard Nixon. Byck vritet nga policia.

22 Shkurt 1986 –Në Filipine, nis Revolucioni Popullor që do të çojë në rrëzimin nga pushteti të presidentit Ferdinand Markos.

22 Shkurt 2006 – Të paktën 6  persona, kryejnë grabitjen më të madhe bankare në Britaninë e Madhe, duke vjedhur 53 milionë paund (rreth 78 milionë euro) nga depozita e bankës “Securitas” në Tonbridge, Kent.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 22 Shkurt?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 22 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 22 shkurt 2018

Aksident i rëndë në autostradë, vdes taksisti dhe një vajzë e re

Aksident i rëndë në autostradë, vdes taksisti dhe një vajzë e re

Shtypi nga bota, 22 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 22 shkurt 2018







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com