Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 21 Shkurt?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 21 Shkurt?

21 Shkurt 1848 – Karl Marx publikon “Manifestin Komunist”

“Manifesti Komunist”, i shkruar nga Karl Marx me ndihmën e Friedrich Engels, botohet në Londër nga një grup socialistësh revolucionarë me origjinë gjermane, të njohur si Lidhja Komuniste. Pamfleti politik më me ndikim në histori, deklaronte se “historia e të gjithë shoqërisë së deritanishme, është historia e luftës së klasave”, dhe se fitorja e pashmangshme e proletariatit apo e klasës punëtore, do t’i jepte njëherë e mirë fund shoqërisë së ndarë në klasa.

I botuar fillimisht në gjuhën gjerane si “Manifest der Kommunistischen Partei” (Manifesti i Partisë Komuniste), ai pati pak ndikim të menjëhershëm. Megjithatë, idetë e tij u reflektuan me një forcë në rritje në shekullin XX-të dhe deri në vitet1950, kur gati gjysma e popullsisë së botës jetonte nën sundimin e qeverive marksiste.

Karl Marx lindi në Trier të Prusisë së dikurshme më 1818-ën. I ati ishte një avokat hebre, i konvertuar në luteranizëm. Marx studioi për jurisprudencë dhe filozofi në universitetet e Berlinit dhe Jenës, dhe ishte fillimisht një ndjekës i Hegelit, filozofit të famshëm gjerman të shekullit XIX-të, që kërkonte një sistem dialektik dhe gjithëpërfshirës të filozofisë.

Më 1842, pasi drejtoi për një kohë të shkurtër një gazetë lokale në Këln, Marx shkoi në Paris, asokohe një qendër e mendimit socialist. Aty ai përvetësoi formën më ekstreme të socializmit të njohur si komunizëm, që bënte thirrje për një revolucion nga klasa punëtore, i cili do të shkatërronte botën kapitaliste.

Në Paris, Marx nisi të shoqërohej me Friedrich Engels, një shok nga Prusia, me të cilin ndante pikëpamjet e tij, dhe do të shndërrohej në një bashkëpunëtor të përjetshëm. Më 1845, Marx u përjashtua nga Franca, dhe u vendos në Bruksel të Belgjikës. Gjatë dy viteve që pasuan, Marx dhe Engels zhvilluan filozofinë e tyre të komunizmit, dhe u bënë udhëheqës intelektualë të lëvizjes së klasës punëtore.

Më 1847, Lidhja e të Drejtës, një shoqëri sekrete e përbërë nga punëtorë gjermanë revolucionarë që jetonin në Londër, i kërkoi Marxit të bashkohej me organizatën e tyre. Marksi pranoi dhe e riemërtoi grupin si Lidhja Komuniste, dhe planifikoi ta bashkonte atë me komitetet e tjera të punëtorëve gjermanë në të gjithë Evropën. Dyshes, iu caktua detyra e hartimit të një manifesti që të përmblidhte doktrinën e Lidhjes.

Marx shkroi “Manifestin Komunist” në janar të 1848-ës, duke përdorur si model një trakt që Engels shkroi mbi Lidhjen një vit më herët. Në fillim të shkurtit, Marx e dërgoi punimin e tij në Londër dhe Lidhja e miratoi mënjeherë si manifestin e saj. Shumë nga idetë e shprehura në “Manifestin Komunist” nuk qenë të reja, por Marx kishte arritur një sintezë të fuqishme të ideve të ndryshme, nëpërmjet konceptimit të tij materialist të historisë.

Manifesti hapet me fjalët dramatike, “Një fantazmë po pëndjek Europën – fantazma e komunizmit!”, dhe përfundon duke deklaruar:”Proletarët nuk kanë asgjë për të humbur, përveç prangave të tyre. Ata kanë një botë për të fituar. Punëtorë të mbarë botës, bashkohuni!”

Më 22 Shkurt 1848 në Francë shpërtheu revolucioni, dhe dy ditë më pas mbreti Louis-Philippe u detyrua të abdikojë.  

Revolucioni u përhap në të gjithë Europën kontinentale, po u shtyp shumë shpejt. Më 1864, Marx ndihmoi në themelimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Punëtorëve – e njohur si Internacionalja e Parë – dhe më 1867 publikoi vëllimin e parë të “Kapitalit” – vepra themeltare e teorisë komuniste.

Kur ai vdiq më më 1884-ën, komunizmi ishte shndërruar në një lëvizje që merrej në konsideratë në Evropë. Njëzet e tre vjet më vonë, më 1917, Vladimir Lenini, një marksist, udhëhoqi revolucionin e parë të suksesshëm komunist në Rusi.

21 Shkurt 1972 – Presidenti amerikan Nixon zhvillon vizitën e tij historike në Kinë

Presidenti Richard M. Nixon mbërrin në Pekin, kryeqytetin e Republikës Popullore të Kinës, në vizitën e parë të një presidenti amerikan në vendin komunist. Meqënëse qeveria federale e SHBA-së, e kishte kundërshtuar zyrtarisht qeverinë komuniste të Kinës kur mori pushtetin në vitin 1949, Nixon ishte gjithashtu presidenti i parë që vizitonte një komb, qeverinë e të cilit Uashingtoni ende nuk e kishte njohur.

Në Pekin, Nixon u takua me kryetarin Mao Zedong dhe kryeministrin Zhou Enlai. Në Komunikatën e Shangait më 27 shkurt, Nixon dhe kryeministri kinez ranë dakord të ulin rrezikun e luftës mes tyre, të zgjerojnë kontaktet kulturore midis dy kombeve, dhe të ngrenë një mision tregtar të përhershëm të SHBA-së në Kinë.

Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara e pranuan politikën kineze të “një Kine”, dhe ranë dakord për një tërheqje graduale të trupave amerikane nga ishulli i Tajvanit. Të dy udhëheqësit, diskutuan gjithashtu fshehurazi mënyrat në të cilat ata mund të bashkëpunonin, për të kontrolluar rritjen e fuqisë sovjetike në Azi dhe gjetkë.

21 Shkurt 1437 – Vritet mbreti i Skocisë, Xhemjsi I.

21 Shkurt 1613 – Mikhaili I u zgjodh njëzëri nga Car nga një Asamble Kombëtare, duke filluar kështu sundimin e dinastisë së Romanovëve në Rusinë Perandorake.

21 Shkurt 1797 – Një forcë prej 1400 ushtarësh francezë pushtojnë Britaninë e Madhe në Fishguard, në mbështetje të shoqërisë së irlandezëve të bashkuar. Ata u mposhtën nga 500 rezervistë britanikë.

21 Shkurt 1808 – Pa një deklaratë paraprake lufte, trupat ruse kalojnë kufirin në Suedi në Abborfors të Finlandës lindore, duke filluar kështu Luftën Finlandeze, në të cilën Suedia do të humbasë gjysmën lindore të vendit (dmth Finlandën), që do t’i kalojë Rusisë.

21 Shkurt 1916 – Lufta e Parë Botërore: Në Francë fillon beteja e Verdunit.

21 Shkurt 1937 – Lidhja e Kombeve, vendos ndalimin e “vullnetarëve” të huaj në Luftën Civile Spanjolle .

21 Shkurt 1971 – Në Vjenë nënshkruhet Konventa mbi Substancat Psikotrope .

21 Shkurt 1974 – Ushtarët e fundit izraelitë, lënë bregun perëndimor të Kanalit të Suezit, në zbatim të një marrëveshjeje armëpushimi me Egjiptin.

21 Shkurt 1975 – Skandali i Watergate:Ish- Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara John N. Mitchell, dhe ish ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë H.RHaldeman dhe John Ehrlichman dënohen me burgim.

21 Shkurt 1995 – Miliarderi Steve Fossett zbarkon në Saskatcheëan, Kanada duke u bërë personi i parë që kryen një fluturim vetëm mbi Oqeanin Paqësor, me anë të një balone me ajër të nxehtë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 21 Shkurt?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 21 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 21 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 21 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 21 shkurt 2018

Mina, drogë, telefona e makina; Arrestohen dy persona në Lezhë

Mina, drogë, telefona e makina; Arrestohen dy persona në Lezhë







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com