Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 20 Shkurt?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 20 Shkurt?

20 Shkurt 1986 – Bashkimi Sovjetik lëshon në hapësirë Stacionin Hapësinor MIR

Sovjetikët çelin një fazë të re në eksplorimin e hapësirës, me lëshimin e stacionit më të madh hapësirësor në botë, MIR. Lëshimi i suksesshëm i MIR, erdhi pak më shumë se 3 javë nga katastrofa e anijes hapësinore amerikane ”Challenger”, në të cilën gjetën vdekjen 7 shtatë astronautë.

Në Kongresin e Partisë Komuniste mbajtur një javë më vonë në Moskë, projekti MIR u përshëndetet si dëshmi se sovjetikët po udhëhiqnin eksplorimin paqësor të hapësirës. MIR, që do të thotë si paqe ashtu edhe botë në gjuhën ruse, kishte për qëllim të siguronte bazën për një kompleks të përhershëm në orbitën në Tokë.

MIR zevendësoi stacionin e vjetër sovjetik “Salyut 7”, të lëshuar në prillin e vitit 1982. Edhe amerikanët kishin stacionin e tyre hapësinor, “Skylab”, i cili kishte pësuar një defekt, dhe për shkak të kostos së madhe të riparimit, u lejua të rrëzohej në Tokë në vitin 1979.

Me shembjen e Bashkimit Sovjetik, stadioni hapësinor fitoi një status ndërkombëtar, duke u bërë “shtëpia” e përkoshme e astronautëve nga vende të ndryshme, kryesisht amerikanë dhe rusë, ndërsa disa vite më parë për shkak të amortizimit, nisi ndërtimi i një stacioni të ri dhe braktisja e të vjetrit.

20 Shkurt 1983 – Qindra vdesin në Asam të Indisë në prag të zgjedhjeve

Rreth 600 persona mbeten të vdekur në rajonin e Asamit, për përleshjeve të ashpra mes banorëve dhe forcave të rendit në prag të zgjedhjeve. Dhjetëra fshatra u sulmuan shtetin e Indisë veri-lindore nga forcat e policisë dhe ushtrisë, si pasojë e demonstratave të dhunshme. Protestuesit antiqeveritarë u përleshën me forcat policore dhe paraushtarake, kundër mbajtjes së zgjedhjeve për Asamblenë Shtetërore.

Ata thanë se po protestonin ndaj përfshirjes së një numri të madh emigrantësh të paligjshëm në listat e votimit. Kryeministrja indiane, Indira Gandhi, deklaroi se “askush nuk ka të drejtë të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve”

20 Shkurt 1986 – Shpallet projekti për ndërtimin e një tuneli nënujor, që do të lidhë Anglinë dhe Francën

Përpjekjet konkrete për të hapur një tunel nënujor midis Britanisë dhe Francës, datojnë që më 1883, ndërsa Napoleon Bonaparti skicoi një tunel që më 1802. Por vetëm më 20 shkurt 1986, Franca dhe Britania, qenë në gjendje të deklaronin se tuneli do të bëhej së shpejti realitet. Trenat, makinat dhe autobusët do të mund të përshkonin tunelin në më pak se gjysmë ore. Ndërtimi filloi në dhjetor 1987, dhe përfundoi më 1994.

Tuneli i Kanalit të La Manshit, ka një gjatësi prej 50.45 kilometrash dhe lidh Folkestone në Mbretërinë e Bashkuar me Coquelles në Pas-de-Calais, në Francën veriore, nën kanalin anglez në ngushticën e Doverit. Pika më e ulët ndodhet 75 m në thellësi të shtratit të detit dhe 115 metra nën nivelin e detit. Kufiri i shpejtësisë për trenat në tunel është 160 km/h. Kostoja filelstare e ndërtimit ishte 5.5 miliardë dollarë, asokohe projekti më i shtrenjtë. Ndërsa kostoja mbërriti në fund në 21 miliardë dollarë, shumë më tepër nga buxheti i parashikuar.

20 Shkurt 1985 – Irlanda lejon shitjen e kontraceptivëve

Në një votim shumë të debatueshëm, qeveria irlandeze sfidon Kishën e fuqishme katolike dhe miraton shitjen e kontraceptivëve në vend. Deri në vitin 1979, ligji irlandez, e ndalonte importin dhe shitjen e kontraceptivëve. Nën presionin e forcave të fuqishme konservatore në shoqërinë irlandeze, sidomos Kishës Katolike, qeveria ishte tepër e ngadaltë për të ndryshuar ligjin.

Më 1979, ministri irlandez i Shëndetësisë, Charles Haughey, paraqiti një ligj që kufizonte dispozitën ligjore të kontraceptivëve për “planifikimin familjar në mirëbesim”

Megjithatë, shumë njerëz e panë ligjin si shumë të rreptë. Gjatë viteve që pasuan, nisi një lëvizje që lehtësoi blerjen e kontraceptivëve, duke shkaktuar ndarje të forta brenda dhe jashtë parlamentit. Ndërsa qeveria debatonte për ndryshimin e ligjit, udhëheqësit e Kishës Katolike u shprehën kundër kundër tyre, duke paralajmëruar se rritja e aksesit ndaj kontraceptivëve do të inkurajonte degjenerimin moral të Irlandës, dhe çonte në rritjen e numrit të fëmijëve jashtë martese, dhe rriste shkallën e abortit dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Disa politikanë madje u kërcënuar me dhunë, për të mos votuan ndryshimet. Votimi ishte i ngushtë:83 pro dhe 80 kundër. Ligji i ri, lejonte blerjen në farmaci pa recetë të kontraceptivëve jo-mjekësorë (prezervativët dhe spermicidet) nga burrat mbi 18 vjeç.

20 Shkurt 1472 – Norvegjia i jep Skocisë ishujt Orkney dhe Shetland, pasi mbreti norvegjez Kristian nuk mundi të paguante dot prikën e vajzës së ti,j që ishte fejuar me mbretin skocez Xhejmsi III.

20 Shkurt 1816 – Opera e kompozitorit të famshëm italian Xhakomo Rosini, “Berberi i Seviljes“, shfaqet për herë të parë në Romë, në teatrin Argjentina. Shfaqja dështoi plotësisht; spektatorët u ngritën në këmbë për ta fishkëllyer. Sot, “Berberi i Seviljes”, cilësohet si një nga kryeveprat e operas bortërore.

20 Shkurt 1839 – Kongresi i SHBA-së, shpall të paligjshëm duelin në kryeqytetin e Uashingtonit, pasi shumë njerëz po vriteshin për arsye banale.

20 Shkurt 1921 – Shahu Reza Khan Pahlevi merr kontrollin e Iranit. Ai themeloi një monarki kushtetuese që zgjati deri në vitin 1979, kur u rrëzua nga Revolucioni islamik.

20 Shkurt 1941 – Nazistët, në Poloninë e pushtuar, nxjerri një rregullore që ndalon hebrenjtë polakë të përdorin transportin publik.

20 Shkurt 1988 – Rajoni autonom i Nagorno-Karabakut voton pro shkëputjes nga Azerbajxhani dhe bashkimit me Armeninë, duke shkaktuar Luftën e Nagorno-Karabakut.

20 Shkurt 2003 – Gjatë një koncerti në West Warwick, Rhode Island, në SHBA, një pajisje piroteknike del jashtë kontrollit, duke shkaktuar vdekjen e 100 njerëzve, dhe plagosjen e mbi 200 të tjerëve.

20 Shkurt 2005 – Spanja, bëhet vendi i parë që mban një referendum për ratifikimin e projekt-Kushtetutës së Bashkimit Europian – Kushtetuta u miratua nga spanjollët me shumicë votash, por me një pjesëmarrje të ulët votuesish.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 20 Shkurt?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 20 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 20 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 20 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 20 shkurt 2018

Parashikimi i motit 2 Dhjetor

Parashikimi i motit 20 Shkurt







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025




TË FUNDIT

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta
Bota

Për herë të parë pas disa dekadash, Izraeli dhe Libani zhvillojnë bisedimet e para të drejtpërdrejta

by mirseda
22:51 | 03/12/2025
0

Izraeli dhe Libani kanë zhvilluar bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta në dekada, si pjesë e...

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

Gazment Bardhi: Mbështes qëndrimin e Berishës — çdo takim jashtë forumeve është privat

22:05 | 03/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mblidhet në Nion, vendimet

20:57 | 03/12/2025
Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

Kuba: 1.7 mln banorë pa energji nga infrastruktura e vjetër

20:54 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com