20 Nëntor 1979 – Qindra njerëz vriten gjatë pushtimit të Xhamisë së Madhe në Mekë të Arabisë Saudite
Pushtimi i Xhamisë së Madhe, nisi në orët e para të mëngjesit të 20 nëntorit 1979, nga një grup kryengritësit ekstremiste që bënin thirrje për përmbysjen e Shtëpisë Mbretërore Saudite.
Rebelimi u udhëhoq nga Juhayman al-Otaybi, një anëtar i një familje me ndikim në Najd. Ai e shpalli dhëndrin e tij Mohamed Abdullah el-Qahtani si Mahdi ose Shëlbues, i cili sipas Kur’anit mbërrin në tokë disa vjet përpara Ditës së Gjykimit.
Pasuesit e tij i bënin jehonë faktit, që emri i Al-Qahtanit dhe emri i babait të tij, ishin identikë me emrin e Profetit Muhammed dhe atë të babait të tij. Për të justifikuar besimin e tyre, data e sulmit 20 nëntor1979, ishte dita e parë e vitit 1400 sipas kalendarit islamik; dhe kjo lidhet me traditën e muxhahidint, një personi që shfaqet në fillimin e çdo shekulli të ri të kalendarit islamik për të ringjallur Islamin, duke e pastruar atë nga elementë të huaj dhe duke e rivendosur atë në pastërtinë e tij të pacënuar.
Al-Otajbi deklaroi se “dinastia Al-Saud në pushtet, e kishte humbur legjitimitetin e saj, sepse ajo ishte e korruptuar, e shëmtuar dhe e kishte shkatërruar kulturën saudite, përmes një politike agresive të perëndimorizimit”, duke kërkuar rrëzimin e saj. Qëllimi i deklaruar i Al-Otajbi dhe Qahtani-t ishte të themelonin një teokraci në përgatitje për apokalipsin e afërt.
Mëngjesin e 20 nëntorit, imami i Xhamisë së Madhe Sheikh Mohammed al-Subayil ishte duke u përgatitur për të udhëhequr lutjet për 50.000 besimtarët që ishin mbledhur për namaz. Rreth orës 5:00, ai u ndërpre nga kryengritësit që nxorrën armët e fshehura nën rrobat e tyre, mbyllën me forcë dyert e xhamisë dhe vranë 2 policë të armatosur me shkopinj druri për të disiplinuar pelegrinët.
Numri i kryengritësve u raportua të ishte 400-500 vetë, duke përfshirë edhe disa gra. Një besimtar arriti të njoftonte policinë për atë çka ishte duke ndodhur, përpara se kryengritësit të prisnin linjat telefonike. Ata liruan shumicën e pengjeve, rreth 6 mijë besimtarë i kyçën në sallën kryesore të xhamisë, ndërsa vetë morën pozicione mbrojtëse në pjesën e sipërme të xhamisë, dukë përdorur snajperat.
Pak minuta më vonë, rreth 100 oficerë të sigurisë të Ministrisë së Brendshme u përpoqën të rimarrin xhaminë, por u zbrapsën duke pësuar humbje të rënda. Ndërkohë, me kërkesën e vetë mbretit saudit, u thirrën në ndihmë forcat speciale të ushtrisë pakistanze, dhe komandot franceze GIGN.
Kryengritësit i transmetuan kërkesat e tyre nga altoparlantët e xhamisë nëpër rrugët e Mekës, duke bërë thirrje për ndërprerjen e eksporteve të naftës drejt Shteteve të Bashkuara, dhe dëbimin e të gjithë ekspertëve të huaj civilë dhe ushtarakë nga Gadishulli Arabik. Pas dy javësh operacionesh të vazhdueshme, u arrit mposhtja e rebelimit, por kjo me kosto të madhe njerëzore. Zyrtarisht u fol për 255 besimtarë, terroristë dhe ushtarë të vrarë dhe 560 të tjerë plagosur, edhe pse diplomatët e juaj pretenduan se ky numër ishte shumë më i lartë. Vetëm në rradhët e ushtrisë pati 127 të vdekur dhe 451 të plagosur.
Al-Qahtani mbeti i vrarë gjat sulmit, ndërsa dhe 68 rebelë të tjerë që i mbijetuan sulmit, u kapën dhe më vonë u ekzekutuan me prerjen e kokës. Mbreti i Arabisë Saudite, Khaled, nuk reagoi ndaj trazirave duke goditur fetarët puritanë në përgjithësi, por duke i dhënë konservatorëve më shumë pushtet gjatë dekadës që pasoi. Ndërkohë, në vitet 1990 dhe 2000, qeveria saudite ndërmorri reforma të vazhdueshme drejt një shoqërie më tolerante.
20 Nëntor 1945 – Nis gjyqi ndaj udhëheqësve nazistë në Nurenberg
Njëzet e katër nazistë të rangut të lartë, dalin para gjyqit në Nuremberg të Gjermanisë, për mizoritë e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore. Proçesi u udhëhoq nga një trupë ndërkombëtare gjykatësish dhe prokurorësh, e përbërë nga përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik, Franca dhe Britania e Madhe. Gjyqi zgjati 10 muaj, kohë gjatë së cilës u zbvulluan 216 seanca gjyqësore.
Më 1 tetor 1946, 12 arkitektë të politikës naziste u dënuan me vdekje, 7 të tjerë u dënuan me burgim nga 10 vjet deri në të përjetëshëm, dhe 3 u liruan. Ndër ata që u dënuan me vdekje me varje në litar, ishin Joachim von Ribbentrop, ministri nazist i Punëve të Jashtme; Hermann Goering, udhëheqës i Gestapos dhe Luftwaffe; dhe Wilhelm Frick, ministër i Brendshëm.
20 Nëntor 1975 – Vdes diktatori spanjoll Fransicsko Franco
Gjenerali Francisco Franco, që sundoi Spanjën me dorë të hekurt për 36 vjet, vdes në moshën 82 vjeçare. Ai kishte qenë i sëmurë 5 javët e fundit, ndërsa mjekët thana se shkaku i vdekjes ishte arresti kardiak për shkak të peritonitit. Flamujt kombëtare në të gjithë vendin, u ulën në gjysmë-shtizë.
Kryeministri Carlos Arias Navarro, i kërkoi popullit spanjoll t’i qëndronte besnik princit Juan Carlos, pasardhësit të tij të paracaktuar, që do të bënte të nesërmen betimin si mbret. Nëpërmjet një paralajmërimi të nënkuptuar për t’i rezistuar lëvizjeve separatist, sikurse ishte grupi nacionalist bask ETA, ai e këshilloi kombin të “mbajë të bashkuar territoret e Spanjës”.
Franco erdhi në pushtet në vitin 1939, pas një luftë të përgjakshme civile 3-vjeçare, me ndihmën e Gjermanisë së Hitlerit dhe Italisë së Musolinint. Në fillim ai e lejoi Hitlerin të përdorte bazat detare të Spanjës gjatë Luftës së Dytë Botërore, por kur e pa se aleatët po fitonin, shpalli në vitin 1943 neutralitetin e Spanjës.
Gjatë sundimit të tij të gjatë, vendi gëzoi një stabilitet dhe prosperitet relativ, sidomos pas reformave të ndërmarra që nga viti 1959, të cilat modernizuan administratën dhe industrinë. Regjimi i tij ka qenë gjithashtu thellësisht i rreptë, kur patitë politike dhe sindikatat joqeveritare u ndaluan, ndërsa separatistët dhe komunistët u shtypën.
20 Nëntor 1889- Lind astronomi amerikan Edwin Hubble. Ai luajti një rol vendimtar në krijimin e fushave të astronomisë ekstragalaktike dhe kozmologjisë vëzhguese, dhe cilësohet si një nga astronomët më të rëndësishëm të të gjitha kohërave. Hubble zbuloi se shumë objekte, për të cilat deri atëhere mendohej se ishin re pluhuri dhe gazi, dhe që klasifikoheshin si “mjegullnaja”, janë në fakt galaktika përtej Rrugës së Qumështit. Emri i Hubble është më i njohur për Teleskopin Hapësinor Hubble, që mban emrin për nder të tij, sipas një modeli të prezantuar në qytetin e tij të Marshfilld në Misuri.
20 Nëntor 1936 – José Antonio Primo de Rivera, themeluesi i Falangës spanjolle, ekzekutohet nga një skuadër pushkatimi e ushtrisë republikane.
20 Nëntor 1947 – Princesha e Britanisë së Madhe Elizabeth, martohet në Ëestminster Abbey në Londër me Philip Mountbatten, i cili bëhet Duka i Edinburgut.
20 Nëntor 1959 – OKB miraton miraton Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve.
20 Nëntor 1990 – Në Bashkimin Sovjetik arrestohet Andrei Chikatilo, një nga vrasësit serialë më të egër në vend. Ai pranoi autorësinë e 56 vrasjeve.
20 Nëntor 1994 – Qeveria e Angolës dhe rebelët e UNITA, nënshkruajnë Protokollin e Lusakës në Zambia, duke i dhënë fund 19 viteve të luftës civile.
Përshtati për Tirana Today, Alket Goce