Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 2 Shkurt?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 2 Shkurt?

2 Shkurt 1943–Gjermanët dorëzohen tek sovjetikët në rrethinat e Stalingradit

Ushtarët e mbijetuar nazistë nga beteja e përgjakshme e Stalingradit, të lodhur, të sëmurë dhe me shumë pak municione, dorëzohen tek sovjetikët. Humbja e dy fushave ajrore, në Pitomnik më 16 janar dhe Gumrak më 25 janar, nënkuptonte fundin e furnizimeve ajrore dhe evakuimin e të plagosurve.

Gjermanët tanimë nuk ishin vetëm uri, por po u mbaronin çdo ditë e më tepër municionet. Megjithatë, ata vazhduan të rezistojnë me kokëfortësi, pjesërisht për shkak të besimit se sovjetikët do të ekzekutonin secilin që do dorëzohej. Në veçanti, qytetarët sovjetikë që luftonin në rradhët e gjermanëve, nuk kishin iluzione për fatin e tyre nëse kapeshin.

Një i dërguar i Bashkimit Sovjetik, i bëri gjeneralit Friedrich Paulus, një ofertë bujare me kushte të ndershme:nëse dorëzohej brenda 24 orësh, do të merrte garanci për të gjithë të burgosurit, kujdes mjekësor për të sëmurët dhe të plagosurit, të burgosurve do t’u lejohej të mbanin gjërat e tyre personale, racionet  e ushqimit, dhe u garantohej e drejta e riatdhesimit në çfarëdo vendi ku ata dëshironin të shkonin pas luftës – por Paulus u urdhërua nga Hitleri të mos dorëzohej në asnjë rrethanë.

Madje më 30 janar 1943, 10-vjetorin e ngjitjes së tij në pushtet, Hitleri e promovoi Paulusin në gradën e marshallit. Meqë asnjë marshall gjerman nuk ishte marrë ndonjëherë i burgosur, Hitleri mendonte se Paulus do të luftonte, ose do të vriste veten. Megjithatë, kur forcat sovjetike u rrethuan në shtabin e tij, Paulus u dorëzua që të nesërmen. Mbetjet e forcave të Boshtit në Stalingrad, u dorëzuan më 2 shkurt.

Sovjetikët kapën rob 91.000 ushtarë, mes tyre 22 gjeneralë gjermanë dhe 3.000 rumunë. Publiku gjerman nuk u njoftua zyrtarisht për atë që kishte ndodhur, deri në fund të janarit 1943, edhe pse raportet pozitive nga fronti ishin ndërprerë disa javë më parë. Stalingradi, shënoi herën e parë kur qeveria naziste e pranoi publikisht disfatën.

Stalingradi nuk ishte disfata e parë e madhe e ushtrisë gjermane, por humbja dërrmuese, ku humbjet e trupave gjermane qenë pothuajse të barabarta me ato të sovjetikëve, ishte e pashembullt. Më 31 janar, programii rregullt në radiot shtetërore gjermane u zëvendësua nga transmetimi i një muzike funebre nga Simfonia e Shtatë e Anton Bruckner, i pasuar nga njoftimi i humbjes në Stalingrad.

Më 18 shkurt, ministri i Propagandës Joseph Goebbels, mbajti fjalimin e tij të famshëm në Pallatin e Sportit në Berlin, duke i inkurajuar gjermanët të pranonin një luftë totale, që do të kërkonte të gjitha burimet dhe sakrificën e çdo gjermani. Sipas filmit dokumentar gjerman mbi Stalingradin, mbi 11.000 ushtarë refuzuan të dorëzonin armët e tyre, duke besuar se lufta deri në vdekje ishte më e mire, se sa një vdekje e ngadaltë në kampet sovjetike.

Ata vazhduan të rezistojnë, duke u fshehur në bodrume dhe kanalet e ujëra të zeza, por në fillim të marsit 1943, edhe ata u zbuluan. Sipas dokumenteve të inteligjencës sovjetike të paraqitura në dokumentar, 2.418 njerëz u vranë dhe 8.646 u kapën. Nga më shumë se 500.000 gjermanë, italianë, rumunë dhe hungarezë të burgosur, shumë pak prej tyre u kthyen në shtëpitë e tyre. Nga 91.000 të burgosur gjermanë, vetëm rreth 5.000 u kthyen.

Të burgosurit e luftës, u dërguan në kampet e punës në të gjithë Bashkimin Sovjetik, ku shumica e tyre vdiqën nga sëmundjet (sidomos tifoja), të ftohtët, puna e tepërt, keqtrajtimi dhe kequshqyerja. Disa u mbajtën në Stalingrad, për të ndihmuar në rindërtimin e qytetit.

Në marsin e vitit 1943, 40.000 gjermanë u varrosën në një varr masiv, viktima të një epidemie të tifos. Disa oficerësh madhorë u dërguan në Moskë, dhe u përdorën për qëllime propagandistike, dhe madje disa prej tyre u bashkuan me Komitetin Kombëtar për një Gjermani të Lirë. Të tjerë, duke përfshirë Paulusin, nënshkruan deklarata kundër Hitlerit, të cilat iu transmetuan trupave gjermane në front.

Paulus jetoi në Bashkimin Sovjetik deri në vitin 1952, pastaj u shpërngul në Drezden të Gjermaninë Lindore, ku kaloi pjesën e mbetur të jetës, duke mbrojtur veprimet e tij në Stalingrad, dhe u citua të thoshte se komunizmi ishte shpresa më e mirë për Europën e pasluftës.

Ndërkohë, Gjenerali Ëalther von Seydlitz-Kurzbach, u vetëofrua të ngrinte një ushtri anti-Hitler nga të mbijetuarit e Stalingradit, por sovjetikët refuzuan. Deri në vitin 1955, i fundmi nga disa prej të mbijetuarve, ai u riatdhesua në Gjermani, pas një lutjeje personale ndaj Byrosë Politike Sovjetike nga ana e kanlecarit të Gjermanisë Perandimore, Konrad Adenauer.

2 Shkurt 1959- Misteri i vdekjeve gjatë ekskursionit Djatllov

Në shkurtin e vitit 1959, 10 skiatorë të rinj të Institutit Politeknik të Uraleve, 8 djem dhe 2 vajza të udhëhequr nga Igor Djatllov, u nisën për dy javë aventurë në malet Urale. Njëri prej u sëmur dhe u rrikthye shpejt. Ai do të mësonte më vonë, se do të qe i vetmi që do të kthehej gjallë.

Disa javë më vonë, ekipet e shpëtimit u përballën me një nga skenat më të çuditshme në historinë moderne të kriminalistikës. Trupat e nëntë viktimave, gjendeshin të shpërndara në një zonë të gjerë e të ngrirë. Disa ishin vetëm në të brendshmet e tyre. Ca kishin veshur rrobat e njëri-tjetrit. Dy prej tyre kishin plagë në kokë. Njërit prej tyre i mungonte gjuha.

Dy kishin plagë të rënda në pjesën e brendshme të gjoksit. Asnjëri nuk kishte ndonjë shenjë të dukshme goditjesh me ndonjë mjet Disa prej rrobave të tyre, kishin nivel të lartë radioaktiviteti. Rrethanat sugjeronin, se disa viktimat mund të ishin verbuar para vdekjes. Dëshmitarë të tjerë të ndryshëm në rajon, raportuan për sfera të çuditshme të shndritshme ngjyrë portokalli që fluturonin në qiellin e natës; dhe më e çuditshme nga të gjitha, trupat kishin lëkurë portokalli dhe flokët gri.

2 Shkurt 1492 – Rekonkuista e Spanjës

Mbretëria e Granadës kapitullon përpara ushtrive të Mbretit Ferdinand V dhe Mbretëreshës Isabella I, dhe maurët (myslimanët) humbin bastionin e fundit të tyre në Spanjë. I vendosur në bashkimin e lumenjve Darro dhe Genil në Spanjën jugore, qyteti i Granadës ishte një kështjellë maure, që u ngrit gjatë sundimit të Sulltan Almoravidit në shekullin XI-të.

Më 1238, Rekonkuista (rivendosja) e krishterë, i detyroi myslimanët spanjollë të zhvendosen në jug, dhe mbretëria e Granadës u themelua si streha e fundit e qytetërimit maur. Granada lulëzoi kulturisht dhe ekonomikisht për 200 vitet e ardhshme, por në fund të shekullit të 15-të, ngrindjet e brendshme, dhe një forcim i monarkisë spanjolle nën Ferdinandin dhe Isabellën, sinjalizuan fundin e civilizimit maur në Spanjë.

2 Shkurt 1989 – Pushtimi sovjetik i Afganistanit:Kolona e fundit e blinduar sovjetike, largohet nga Kabuli.

2 Shkurt 1990 – Në Afrikën e Jugut, Frederik de Klerk, njofton pezullimin e Kongresit Kombëtar të Afrikës, dhe premton lirimin nga burgu të Nelson Mandelës.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 2 Shkurt?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 2 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 2 shkurt 2018

Urgjenca gjatë natës? Rama nxjerr videon informuese

Urgjenca gjatë natës? Rama nxjerr videon informuese

Çmimi i ujit/ Paralajmërohen rritje tarifash në gjithë vendin

Çmimi i ujit/ Paralajmërohen rritje tarifash në gjithë vendin

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Tërmet i fortë me magnitudë 6.1 pranë ishullit grek të Kretës, lëkundjet u ndjenë dhe në disa pjesë të Izraelit, Egjiptit dhe Qipros
Aktualitet

Tërmet i fortë me magnitudë 6.1 pranë ishullit grek të Kretës, lëkundjet u ndjenë dhe në disa pjesë të Izraelit, Egjiptit dhe Qipros

by mirseda
08:41 | 22/05/2025
0

Një tërmet i fortë me një magnitudë paraprake prej 6.1 ballë goditi pranë ishullit grek të Kretës...

Chris Brown lirohet me kusht, gjashtë milionë euro garanci

Chris Brown lirohet me kusht, gjashtë milionë euro garanci

08:35 | 22/05/2025
Ankohemi për trafikun në rrugë/ Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

Ankohemi për trafikun në rrugë/ Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

08:32 | 22/05/2025
Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

08:30 | 22/05/2025
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përplaset me trafikndarësen, përmbyset në rrugë

08:26 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com