Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 18 Shkurt?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 18 Shkurt?

18 Shkurt 1564 – Vdes piktori dhe skulptori i famshëm italian, Michelangelo Buonarroti

Michelangelo, lindi në Republikën e Firences, e cila ushtronte një ndikim të pashembullt në zhvillimin e artit perëndimor në periudhën e Rilindjes. I cilësuar si artisti më i madh i gjallë gjatë jetës së tij, ai është përshkruar edhe si një nga artistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Gjenialiteti i tij artistik ishte aq i madh, saqë krahasohet vetëm me kolosin tjetër të Rilindjes italiane, Leonardo da Vinci.

Shumë vepra të Michelangelos në pikturë, skulpturë dhe arkitekturë, renditen ndër më të njohurat e artit botëror. Prodhimtaria e tij në këto fusha, ishte e jashtëzakonshme. Duke pasur parasysh vëllimin e saktë të korrespondencës së mbijetuar, skicave dhe kujtimeve, ai është artisti më i mirë i dokumentuar i shekullit XV.

Michelangelo realizoi dy nga veprat e tij më të njohura, Pieta dhe Davidi, para se të mbushte 30-vjeç. Megjithëse nuk kishte ndonjë vëmendje të veçantë ndaj pikturës, ai realizoi dy nga afresket më me ndikim në historinë e artit perëndimor:skenat biblike nga Zanafilla në tavanin e Kapelës Sistinë në Romë, dhe Gjykimin e Fundit.

Në moshën 74-vjeçare, ai zëvendësoi Antonio da Sangallo të Riun, si arkitekti zyrtar i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatuikan. Ai e shndërroi projektin në mënyrë që pjesa perëndimore të përfundonte me dizajnin e tij, me disa modifikime të vogla pas vdekjes së tij. Michelangelo, ishte artisti i parë perëndimor, biografia e të cilit u botua qëkur ai qe gjallë.

Në fakt, dy biografi u botuan gjatë jetës së tij. Njëri prej biografëve, Giorgio Vasari, pretendonte se vepra e Michelangelos, e tejkalonte atë të çdo artisti që jetonte ende apo kishte vdekur. Në jetën e tij, Michelangelo shpesh quhej “Il Divino” (Hyjnori).

Bashkëkohësit, shpesh e admironin për aftësinë e tij për të nxitur ndjenjën e frikës. Përpjekjet e artistëve të mëvonshëm për të imituar stilin pasionant dhe shumë personal të Michelangelos, rezultuan në krijimin e rrymës së manierizmit, lëvizjes së ardhshme madhore në artin perëndimor pas Rilindjes së Artë.

18 Shkurt 1943 – Nazistët arrestojnë udhëheqësit e lëvizjes së rezistencës “Trëndafili i Bardhë”

Hans Scholl dhe motra e tij Sophie, udhëheqësit e grupit rinor gjerman Weisse Rose (Trëndafili i Bardhë), arrestohen nga Gestapo për kundërshtimin e regjimit nazist. Lëvizja përbëhej nga studentë universitarë (kryesisht mjekë), që shpreheshin kundër Adolf Hitlerit dhe regjimit të tij. Themeluesi, Hans Scholl, kishte qenë dikur anëtar i Rinisë Hitleriane, por u zhgënjye me ideologjinë naziste, sapo u bë i qartë qëllimi i saj i vërtetë.

Si student në Universitetin e Munihut në vitet 1940-1941, ai u takua me dy njerëz katolikë të letrave që e ridrejtuan jetën e tij. Pasi ktheu vëmendjen nga mjekësia tek feja, filozofia dhe artet, Scholl mblodhi rreth tij miq të një mendjeje, të cilët gjithashtu përbuznin nazistët, dhe kështu lindi lëvizja “Trëndafili i Bardhë”.

Gjatë verës së vitit 1942, Scholl dhe një miku i tij hartuan 4 fletëpalosje, të cilat i ekspozuan rrugëve duke denoncuar mizoritë naziste dhe të SS-ve, duke përfshirë shfarosjen e hebrenjve dhe fisnikërisë polake, ndërsa bënin thirrje për rezistencë ndaj regjimit. Fletushkat ishin të mbushura me citime nga shkrimtarë dhe mendimtarë të mëdhenj, nga Aristoteli në Gëte, dhe bënin thirrje për rilindjen e universitetit gjerman.

Lëvizja, mbështeste organizimin e një elitë të arsimuar brenda Gjermanisë. Rreziqet nga një veprimtari e tillë qenë të mëdha. Jeta e qytetarëve monitorohej imtësisht, për të mos patur asnjë devijim nga besnikëria absolute ndaj shtetit. Edhe një vërejtje rastësore kritike ndaj Hitlerit apo nazistëve, mund të çonte në arrestimin nga Gestapo, policia sekrete të regjimit.

Megjithatë, studentët e lëvizjes rrezikuan të gjithë, të motivuar thjesht nga idealizmi, parimet më të larta morale dhe etike, dhe simpatia për fqinjët dhe miqtë e hebrenjve. Më 18 shkurt 1943, Hans dhe Sophie, lanë një valixhe të mbushur me fletëpalosje në ndërtesën kryesore të universitetit.

Në to thuhej:”Dita e llogaridhënies ka mbërritur, e larjes së hesapeve të rinisë sonë gjermane me tiraninë më të neveritshme që populli ynë ka përjetuar ndonjëherë. Në emër të gjithë popullit gjerman, ne kërkojmë nga shteti i Adolf Hitlerit kthimin e lirisë personale, thesarin më të çmuar të gjermanëve, për të cilën na ka mashtruar me mjeshtëri. Ata u zbuluan nga një pastrues, që i raportoi menjëherë tek Gestapo, e cila i arrestoi shumë shpejt. Motër e vëlla u dënuan me vdekje, me prerje koke më 23 shkurt 1943, një dënim i rezervuar për “tradhtarët politikë”.

18 Shkurt 1129 – Jeruzalemi, bie në duart e Frederikut II të Perandorisë së Shenjtë Romake.

Fitorja në kuadër të Kryqëzatës së Gjashtë, u arrit kryesisht falë një marrëveshjeje me udhëheqësin e Egjiptit, El-Qamili, që i kishte nën kontroll ato territore.

Si pjesë e kushteve të marrëveshjes, Frederiku merrte edhe kontrollin e Sidonës, Xhafës, Nazaretit, dhe Betlehemit, duke u dhënë të krishterëve qasje në bregdet, ndërsa El–Qamili ruante kontrollin e Kupolës së Shkëmbit, Xhamisë Al-Aksa, dhe Malit të Tempullit në Jeruzalem; të cilën do të lejoheshin të vizitonin edhe të krishterët.

18 Shkurt 1787 – Perandori austriak Jozefi II, ndalon punësimin e fëmijëve nën moshën 8-vjeçare.

18 Shkurt 1828 – Më shumë se 100 anije, shkatërrohen nga një stuhi e fuqishme në Ngushticën e Gjilbraltarit.

18 Shkurt 1873 – Udhëheqësi revolucionar bullgar, Vasil Levski, ekzekutohet me varje në Sofje nga ana e autoriteteve osmane.

18 Shkurt 1915 – Lufta e Parë Botërore:Gjermania nis një bllokadë tregtare ndaj Britanisë së Madhe.

18 Shkurt 1929 – Në Los Anxhelos të SHBA-së, jepen çmimet e para Oskar për arritje në kinematografi.

18 Shkurt 2001 – Agjent i FBI-së Robert Hansen, arrestohet për spiunazh për llogari të rusëve. Ai e pranoi fajin, duke shmangur kësisoj dënimin me vdekje. Hansen u dënua me burgim të përjetshëm.

18 Shkurt 2013 – Gjatë një grabitje të armatosur në aeroportin e Brukselit në Belgjikë, vidhet një sasi diamantësh me vlerë 50 milionë dollarë.

18 Shkurt 2014 – Të paktën 76 njerëz vriten dhe qindra mbeten të plagosur, në përleshjet midis policisë dhe demonstruesve në Kiev të Ukrainës.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 18 Shkurt?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 18 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 18 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 18 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 18 shkurt 2018

Trefish shpejtësi nga norma e lejuar, i riu me makinë luksoze e pëson keq

Trefish shpejtësi nga norma e lejuar, i riu me makinë luksoze e pëson keq

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com