Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 17 Nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 17 Nëntor?

17 Nëntor 2006 – Vdes futbollisti i famshëm hungarez Ferenc Puskás

Ferenc Puskás, konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Ai shënoi 84 gola në 85 ndeshje ndërkombëtare me Hungarinë, dhe 514 gola në 529 ndeshje në kampionatin hungarez dhe më pas atë spanjoll. Puskás u shpall kampion olimpik në vitin 1952, ndërsa e udhëhoqi kombin e tij në finalen e Kupës së Botës 1954, ku dhe u cilësua si lojtari më i mirë i turneut.

Ai fitoi tre Kupa Evropiane (1959, 1960, 1966), 10 kampionate kombëtare (5 hungareze dhe 5 spanjolle), si dhe 8 çmime individuale si golashënues. Në vitin 1958, 2 vjet pas Revolucionit Hungarez, emigroi në Spanjë ku luajti për ekipin prestigjioz të Realit të Madridit. Me këtë skuadër, ai fitoi 4 herë çmimin e golashënuesit më të mirë, në një kohë që shënoi 7 gola në dy finalet e Ligës së Kampioneve.

Në vitin 1995, Ferenc Puskás u shpall si golashënuesi më i mirë i shekullit të XX-të, nga organizata ndërkombëtare e statistikave në futboll, IFFHS. Pas u tërhoq si lojtar, Puskás u bë trajner, dhe kulmin e karrierës e arriti në vitin 1971, kur udhëhoqi ekipin grek të Panathinaikosit në finalen e kupës UEFA, të cilën e humbi 2-0 ndaj Ajaksit.

Pavarësisht nga arratisja e tij në vitin 1958, qeveria hungareze e fali atë plotësisht në vitin 1993, duke e lejuar të rrikthehej në vend, dhe të merrte përkohësisht detyrën e trajnerit të kombëtares hungareze. Në vitin 1998, Puskás u bë një nga ambasadorët e parë të FIFA/SOS Charity. Në vitin 2002, Népstadion në Budapest u quajt “Stadion Ferenc Puskás” në nder të tij”. Në tetorin e vitit 2009, FIFA njoftoi krijimin e çmimit të ri “FIFA Puskás”, që i jepet çdo vit lojtarit që ka shënuar golin më të bukur gjatë sezonit të kaluar.

17 Nëntor 1558 – Në Angli fillon epoka Elizabetiane

Mbretëresha Meri I, monarkia e Anglisë dhe Irlandës që nga viti 1553, vdes dhe pasohet në fron nga gjysmë-motra e saj 25-vjeçare, Elizabeta. Kjo e fundit i mbijetoi disa komploteve nga ana e katolikëve; edhe pse ngjitja e saj në fron u përshëndet nga shumica e lordëve anglezë, që ishin kryesisht protestantë, dhe shpresonin për një tolerancë më të madhe fetare nën një mbretëreshë protestante.

Elizabeta shfuqizoi menjeherë ligjet pro-katolike të Merit, dhe themeloi një Kishë Protestante të përhershme në Angli. Ajo u kundërshtua nga Papa, që refuzoi të njohë legjitimitetin e saj, si dhe nga Spanja, një komb katolik që ishte në kulmin e fuqisë së tij. Në vitin 1588, rivaliteti anglo-spanjoll çoi në një tentativë të dështuar të Spanjës për të pushtuar Anglinë, në të cilën Armata Spanjolle, forca më e madhe detare e botës në atë kohë, u shkatërrua nga stuhitë por dhe nga flota detare angleze.

Me rritjen e dominimit anglez në det, Elizabeta inkurajoi eksplorimet e territoreve të reja në bregun e Amerikës së Veriut. Me vdekjen e saj më 1603, Anglia u bë një fuqi e madhe botërore në çdo aspekt, dhe Mbretëresha Elizabeta mbeti në histori si një nga monarkët më të mëdhenj të vendit.

17 Nëntor 1421 – Mijëra njerëz vdesin nga përmbytjet masive në Holandë

Një stuhi e fortë me qëndër në Detin e Veriut, godet ashpër bregdetin perëndimor evropian. Rreth rreth 10.000 njerëz vlerësohet se humbën jetën në Holandë, nga përmbytjet që u shkaktuan. Qyteti i Dortit u shkatërrua plotësisht, dhe 20 fshatra të tërë u fshinë nga harta. Vërshimet qenë kaq të mëdha, saqë digat bregdetare nuk u arritën të riparoheshin plotësisht deri në vitin 1500. Kjo do të thoshte se shumica e Holandës, vazhdoi të përmbytej vit pas viti edhe pas asaj stuhie.

17 Nëntor 1869 – Hapet Kanali i Suezit

Pas 10 vitesh punime, dhe me një kosto të dyfishtë nga vlerësimi fillestar, hapet Kanali i Suezit. Duke u shtrirë nëpër istimin e Suezit në Egjiptit, nga Port Said në very dhe deri në Suez në jug, kanali lidhi Detin Mesdhe me Oqeanin Indian. Në vitin 1888 u nënshkrua Konventa e Konstandinopojës, që “garantonte lundrimin e lirë në Kanalit Detar të Suezit të anijeve të të gjitha kombeve”. Kanali është 192 km, dhe gjerësia e tij maksimale është 66 metra.

17 Nëntor 1917- Vdes skulptori i njohur francez Auguste Rodin

Edhe pse Rodin konsiderohet përgjithësisht si paraardhësi i skulpturës moderne, ai nuk pati si synim të rebelohej ndaj traditës. U shkollua tradicionalisht, pati një qasje të ngjashme me parimet bazë të traditës, megjithëse nuk u pranua kurrë në shkollën më të lartë të artit në Paris. Shumica e skulpturave të tij më të famshme u kritikuan ashpër gjatë jetës së tij, pasi binin ndesh me traditat mbizotëruese, në të cilat veprat ishin dekorative ose shumë tematike.

17 Nëntor 1969 – Nisin negociatat e para SHBA-Bashkimi Sovjetik për kufizimin e armëve strategjike

Negociatorët sovjetikë dhe amerikanë takohen në Helsinki të Finlandës për të filluar bisedimet për kufizimin e armëve strategjike (SALT). Bisedimet synonin të identifikonin mjetet, për të frenuar garën e shfrenuar të armatimit gjatë Luftës së Ftohtë. Negociatat vazhduan për gati 3 vjet, deri në nënshkrimin e Marrëveshjes SALT I në majin e vitit 1972. Ajo e kufizonte secilin prej 2 vendeve, të kishte jo më shumë se 100 platforma të lëshimit të raketave ndërkontinentale.

17 Nëntor 1903 – Partia Socialdemokratike Ruse ndahet në dy grupe:bolshevikët (shumica) dhe menshevikët (pakica).

17 Nëntor 1933 – Shtetet e Bashkuara, njohin zyrtarisht shtetin komunist të Bashkimit Sovjetik.

17 Nëntor 1939 – Nëntë studentë çekë ekzekutohen pas demonstratave anti-naziste, të shkaktuara nga vdekja e të riut Jan Opletal. Të gjitha universitetet çeke mbyllen, dhe më shumë se 1.200 studentë dërgohen në kampet e përqëndrimit.

17 Nëntor 1973 – Shtypet me gjakderdhje rebelimi studentor në Universitetin Politeknik në Athinës, kundër regjimit ushtarak në fuqi.

17 Nëntor 1997 – Në Egjipt, 62 njerëz vriten nga 6 ekstremistë islamikë jashtë Tempullit  Hatshepsut.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 17 Nëntor:retrospektive

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 17 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 17 nëntor 2017

Aksidentohet furgoni me punëtorë në Tropojë, një i vdekur

Shtypi nga bota, 17 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 17 nëntor 2017







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com