Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 17 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 17 Dhjetor?

17 Dhjetor 1770 – Lind kompozitori i famshëm gjerman Ludwig van Beethoven

Beethoven ishte një figurë vendimtare në periudhën kalimtare, midis epokës klasike dhe asaj romantike në muzikën klasike perëndimore, dhe mbetet një nga kompozitorët më të mirënjohur dhe me ndikim i të gjitha kohërave. I lindur në qytetin e Bonit, pjesë e Perandorisë së Shenjtë Romake të Gjermanisë, ai u zhvendos në Vjenë në fillim të të njëzetave, duke studiuar me kompozitorin Joseph Haydn, dhe duke fituar shpejt famën e një pianisti virtuoz.

Dëgjimi i tij filloi të përkeqësohej në fund të viteve 1790, megjithatë ai vazhdoi të kompozonte, dhe të luante në piano, edhe kur u shurdhua plotësisht. Ndonëse u himnizua nga aristokracia e kohës së tij, fillimet e Beethoven ishin jo aq fatlume. Ai qe djali i një tenori relativisht të panjohur.

Thuhet se ai ishte një njeri i dhunshëm dhe i paqëndrueshëm mendërisht, që kthehej në shtëpi orët e vona të natës tërësisht i dehur, dhe shkonte në dhomën e Ludwig-ut të vogël për të luajtur muzikë, ndërsa nuk mungonin edhe rastet e dhunës fizike ndaj tij. Ka edhe histori të tjera mbi babain e tij, që e detyronte të luante në violinë për dëfrimin e miqve të tij të dehur. Përkundër këtyre dhe abuzimeve të tjera, Beethoven i ri zhvilloi një ndjeshmëri dhe vizion madhështor mbi muzikën.

17 Dhjetor 1903 – Vëllezërit Wright realizojnë fluturimin e parë me avion

Vëllezërit nga Dejtoni i Ohajos, Wilbur dhe Orville Wright, fluturuan për 12 sekonda mbi dunat e rërës në Kitty Hawk të Karolinës së Veriut, duke u bërë njerëzit e parë që pilotonin në ajër një makineri më të rëndë sesa ajri. Kjo kërkonte zhvillimin e dy pjesëve të tjera të teknologjisë; një motor me peshë të vogël, dhe helikën për të shtyrë avionin përmes ajrit.

Vëllezërit e bazuan dizajnin e tyre të motorit, mbi motorin me djegie të brendshme të një automobili. Idetë e tyre u testuan në një seri avionësh ndërmjet viteve 1900- 1902. Kitty Hawk, u zgjodh për eksperimentet e fluturimit, pasi erërat e saj të forta e të qëndrueshme që vinin oqeani, ishin të përsosura për fluturimin e mjetit që ata kishin ndërtuar.

Vlen të theksohet se 4 fluturimet e vitit 1903, përbënin vetëm një kapitull në historinë e fluturimit. Fluturimi më i gjatë zgjati më pak se një minutë, dhe nuk përfshinte asnjë manovër. Ndërkohë ndërmjet viteve 1903- 1913, fuqia e motorit u rrit nga 12 në gati 75 kuaj fuqi. Me avionët e rinj edhe më të fuqishëm, ata ishin në gjendje të qëndronin deri në gjysmë ore në ajër, të fluturonin në mënyrë zigzage, dhe të merrnin edhe udhëtarë me vete. Epoka e aviacionit kishte mbërritur.

17 Dhjetor 1991 – Boris Jelcin njofton se Bashkimi Sovjetik do të pushojë së ekzistuari në prag të Vitit të Ri

Pas një takimi të gjatë midis presidentit Sovjetik Mikhail Gorbaçov dhe presidentit të Federatës Ruse Boris Jelcin, një zëdhënës i kësij të fundit njofton se Bashkimi Sovjetik do të pushojë së ekzistuari zyrtarisht para ose pas festës së Vitit të Ri. Jelcin deklaroi se “nuk do të ketë më flamur të kuq”.

Ishte kulmi i ngjarjeve që çuan drejt shpërbërjes graduale të Bashkimit Sovjetik. Njoftimi u prit kryesisht me humor dhe mosbesim nga një popullsi ruse e lodhur nga muajt e intrigave politike, destabilitetit dhe një ekonomie të shkatërruar. Për shumë njerëz, Bashkimi Sovjetik tashmë ishte shpërbërë.

Republikat e ndryshme ruse, kishin shpallur pavarësinë e tyre; brenda pak ditësh drejtuesit e tyre do të takoheshin dhe do të formonin Komonuelthin e Shteteve të Pavarura. Fuqia e Gorbaçovit ishte në rënie të vazhdueshme:një përpjekje për grushti shteti në gushtin e vitit 1991, gati e kishte rrëzuar nga pushteti. Nga ana tjetër, Jelcin ishte duke planifikuar marrjen e objekteve sovjetike dhe uljen simbolike të flamurit sovjetik të çekiçit dhe drapërit, për ta zëvendësuar me flamurin e Rusisë.

17 Dhjetor 2011 – Vdes Kim Jong Il, udhëheqësi i Koresë së Veriut

Diktatori enigmatik i Koresë së Veriut, vdiq nga një atak në zemër, ndërsa ishte duke udhëtuar me tren. Kim, i cili mori udhëheqjen e Koresë së Veriut pas vdekjes së babait të tij në vitin 1994, e sundoi kombin komunist me një grusht të hekurt, dhe regjimi i tij i izoluar dhe shtypës u akuzua për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut.

Dihet pak për jetën e hershme të Kim, edhe pse besohet se ka lindur në vitin 1941 në një bazë ushtarake sovjetike afër Khabarovskit në Rusi, ku punonte babai i tij. Megjithatë, kur Kim u bë udhëheqës i Koresë së Veriut, makineria e propagandës qeveritare, e paraqiste historinë e jetës së tij si  një mit, sikur ai kishte lindur më 16 shkurt 1942, në majën e malit të shenjtë Paektu, si një yll i ri dhe ylber i dyfishtë.

Kim u diplomua në Universitetin shtetëror që mbante emrin e të atit të tij në Phenian, dhe vazhdoi të ngjiste shkallët e karrierës partiake e politike, teksa bënte jetën e një playboy, duke u ushqyer mirë dhe konsumuar pije të shtrenjta. Përveç kësaj, Kim, si një fiksuar pas kinemasë, grumbulloi një koleksion të madh filmash të huaj, dhe në vitin 1978 urdhëroi rrëmbimin e një aktoreje të famshme koreano-jugore dhe bashkëshortit të saj regjisor, me qëllim rritjen e industrisë së filmit në Korenë e Veriut.

Kur Kim e pasoi të atin në pushtet, Koreja e Veriut u godit nga disa kriza të rënda urie, që i morën jetën rreth 2 milionë njerëzve deri në fund të viteve 1990. Ndërkohë Kim shpenzoi një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të vendit, për të mbajtur në këmbë një ushtri të madhe, si dhe për zhvillimin e armëve bërthamore.

17 Dhjetor 1970- Në qytetin Gdinia në Poloni, ushtarët hapën zjarr ndaj punëtorëve që kishin dalë në protestë në stacionin e trenit, duke vrarë dhjetëra prej tyre.

17 Dhjetor 1973 – Tridhjetë pasagjerë mbeten të vrarë në një sulm të kryer nga terroristët palestinezë në aeroportin e Romës, “Fiumicino”.

17 Dhjetor 1981 – Gjenerali amerikan i NATO-s, James L. Dozier, rrëmbehet nga Brigadat e Kuqe në Verona të Italisë.

17 Dhjetor 2010 – Mohamed Bouazizi vritet duke u vënë flakën veten në shenjë proteste. Ky akt, u bë katalizatori i Revolucionit Tunizian dhe më pas i Pranverës Arabe.

17 Dhjetor 2014 – Shtetet e Bashkuara dhe Kuba, rivendosin marrëdhëniet diplomatike, pas prishjes së tyre që vitin 1960.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 17 Dhjetor?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 17 dhjetor 2017

Shtypi i ditës, 17 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 17 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 17 dhjetor 2017

Ambasadorja e Holandës: Korrupsioni, pengesë për investitorët

Ambasadorja e Holandës: Korrupsioni, pengesë për investitorët







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë
Sport

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë

by mirseda
22:26 | 11/11/2025
0

Anglia do të vuajë tre mungesa të rëndësishme në dy sfidat e muajit nëntor, ndaj Serbisë dhe...

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

21:43 | 11/11/2025
Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

21:14 | 11/11/2025
Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

20:40 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com