Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Nëntor?

15 Nëntor 1891 – Lind Claus Von Stauffenberg, kreu i komplotit për vrasjen e Adolf Hitlerit

Stauffenberg ishte një oficer i ushtrisë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht nga roli i tij si oficer në ushtri, ai u tmerrua nga veprimet e Adolf Hitlerit dhe Partisë Naziste. Stauffenberg është i njohur për tentativën e tij të dështuar për vrasjen e Hitlerit, si pjesë e operacionit sekret “Valkirie”.

Qëllimi i misionit të dështuar, ishte vrasja e Hitlerit dhe rrëzimi i nazistëve nga pushteti gjatë kaosit që do të pasonte. Për shkak se pozita e tij në ushtri i jepte mundësi t’i afrohej udhëheqësit nazist, Stauffenberg u caktua të vendosë bombën më sahat në shtabin e përgjithshëm, shumë pranë karriges ku ishte ulur Hitleri, në një zonë malore të bavarisë më 20 korrik 1944.

Bomba shpërtheu disa çaste pasi Stauffenberg ishte larguar nga salla e mbledhjeve. Katër persona vdiqën menjëherë nga shpërthimi, por Hitleri vetëm sa u plagos lehtë. Pas këtij komploti, Stauffenberg dhe organizatorët e tjerë të komplotit u arrestuan dhe u ekzekutuan me vdekje.

Gruaja e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes u arrestuan, u morën në pyetje dhe u dërguan në kampet e përqëndrimit. Fëmijëve të tij, sipas urdhrit të Hitlerit, iu ndryshuan emrat, dhe u dërguan të rriten në një familje të një ushtari SS. Vëllai dhe xhaxhai u i Stauffenberg vranë pak më vonë, ndërsa bashkëshortja ashtu edhe fëmijët u liruan në fund të luftës.

15 Nëntor 1891 – Lind Erwin Rommel, “Dhelpra e Shkretëtirës”

Erwin Rommel ishte një strateg i njohur i ushtrisë gjermane, duke rënë veçanërisht në sy gjatë Luftës së Dytë Botërore, në fushatën ushtarake të Afrikës së Veriut. Si oficer, Rommel u dekorua shumë herë në Luftën e Parë Botërore. Në 1937 ai botoi librin e tij klasik mbi taktikat ushtarake dhe sulmet e këmbësorisë. Në Luftën e Dytë Botërore, ai e dalloi veten si komandant i Divizionit të 7-të të Pancerave, gjatë pushtimit të Francës në vitin 1940.

Udhëheqja e tij e forcave gjermane dhe italiane në fushatën e Afrikës së Veriut, i dha reputacionin e njërit prej komandantët më të aftë të tankeve, duke fituar nofkën “Dhelpra e Shkretetirës”. Rommel komandoi më vonë forcat gjermane, që iu kundërpërgjigjën zbarkimit aleat në Normandi në qershorin e vitit 1944.

Rommel mbështeti pushtimin nazist të pushtetit dhe Adolf Hitlerin, megjithëse qëndrimi i tij ndaj ideologjisë naziste, dhe dijenia që ai kishte mbi krimet e regjimit mbetet një çështje e debatueshme në mesin e studiuesve. Më 1944, Rommel u implikua në komplotin e 20 korrikut për të vrarë Hitlerin.

Për shkak të statusit të Rommelit si një hero kombëtar, Hitleri dëshironte ta eliminonte atë në heshtje. Rommel-it iu dha një zgjedhje midis vetëvrasjes, në këmbim të garancive se reputacioni i tij do të mbetej i paprekur, dhe se familja e tij nuk do të përndiqej, ose do të përballej me një gjyq që do të rezultonte në poshërtimin dhe më pas ekzekutimin e tij. Ai zgjodhi të parën, dhe kreu vetëvrasje duke përdorur një pilulë cianuri.

15 Nëntor 2014 – Udhëheqësve të lëvizjes pro-demokraci në Hong Kong, u ndalohet kalimi në pjesën kontinentale. Ata synonin të shkonin në Pekin për t’i paraqitur kryeministrit kinez Li Keqiang ankesat e tyre.

15 Nëntor 2010 – Në kryeqytetin çek Pragë, shkencëtarët nisin shqyrtimin e eshtrave të astronomit danez të shekullit XVI, Tycho Brahe, në një përpjekje për të zgjidhur misterin e vdekjes së tij të papritur.

15 Nëntor 1985 – Kryeministrja britanike Margaret Thatcher, dhe kryeministri irlandez Garret Fitzgerald nënshkruajnë Marrëveshjen Anglo-Irlandeze, e cila për herë të parë në histori ofron një kornizë për përfshirjen e Irlandës në bisedime me Britaninë për gjetjen e një zgjidhje afatgjatë mbi problemet midis dy vendeve, dhe kryesisht ato të lidhura me Irlandën e Veriut.

15 Nëntor 1532 – Konkuistatori spanjoll Francisco Pizarro mbërrin në Kuzko, kryeqytetin e perandorisë Inkase. Ai pritet nga pëerandori Atahualpa, të cilin më vonë do ta vrasë për të vënë nën kontroll perandorinë e tij.

15 Nëntor 1813- Në Amsterdam të Hollandës, shpërthen një revoltë kundër taksave të larta të vendosura nga autoritetet.

15 Nëntor 1889 – Brazili shpallet republikë nga Marshalli Deodoro da Fonseca, teksa perandori Pedro II rrëzohet në një grusht shteti ushtarak.

15 Nëntor 1914 – Socialisti italian Benito Mussolini themelon gazetën “Il Popolo d’Italia”.

15 Nëntor 1920 – Mbahet në Gjenevë të Zvicrës, mbledhja e parë e Asamblesë së Lidhjes së Kombeve.

15 Nëntor 1922 – Mbi 1.000 njerëz masakrohen nga forcat qeveritare, gjatë një greve të përgjithshme në Guajakil të Ekuadorit.

15 Nëntor 1936 – Gjermania naziste dhe Japonia, nënshkruajnë paktin anti-Komintern.

15 Nëntor 1942 – Flota amerikane gjatë Betejës Detare të Guadalkanalit korr një fitore vendimtare mbi flotën japoneze, duke fundosur 23 anije japoneze dhe vrarë rreth 30.000 ushtarë japonezë.

15 Nëntor 1943 – Udhëheqësi i SS-ve gjermanë, Heinrich Himmler, urdhëron që ciganët të trajtohen njëlloj si hebrenjtë, duke u vendosurn në kampet e përqendrimit”.

15 Nëntor 1951 – Kreu i rezistencës greke, Nikos Beloyannis, së bashku me 11 anëtarë të lëvizjes, dënohen me vdekje nga një gjykatë ushtarake në Athinë.

15 Nëntor 1983 – Republika e Qipros Veriore shpall pavarësinë. Shteti i ri, njihet vetëm nga Turqia.

15 Nëntor 1987 – Në Braşov të Rumanisë, punëtorët rebelohen kundër regjimit komunist të Nicolae Ceauşescu.

15 Nëntor 1988 – Këshilli Kombëtar Palestinez, shpall krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës.

15 Nëntor 1990 – Republika Popullore Komuniste e Bullgarisë pushon së ekzistuari, dhe në vend të saj themelohet një qeveri e re republikane.

15 Nëntor 2007 – Ciklon “Sidr” godet rëndë Bangladeshin, duke vrarë rreth 5.000 njerëz.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 15 Nëntor?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 15 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 15 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 15 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 15 nëntor 2017

Çmimet Kult 2017, ja kush janë triumfuesit

Çmimet Kult 2017, ja kush janë triumfuesit

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com