Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 13 Mars?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 13 Mars?

13 Mars 2013- Jorge Mario Bergoglio zgjidhet si Papa Fraçesku  

Françesku është Papa i 266-të, dhe drejtuesi aktual i Kishës Katolike. Titulli i tij jozyrtar është Peshkop i Romës. Ai zgjodhi Françeskun si emrin e tij të Papës në nder të Shën Françeskut të Asizit. Françesku është papa i parë jezuit që vjen nga Amerika e Jugut, dhe Papa i parë jo europian që nga Gregori III i Sirisë, që drejtoi kishën në shekullinVIII-të.

I lindur në Buenos Aires, Argjentinë, Bergoglio punoi për një kohë të shkurtër si një teknolog kimik, para se të fillonte studimet fetare. Ai u shugurua si prift katolik në vitin 1969, dhe gjatë viteve 1973-1979 ishte drejtues i jezuitëve të Argjentinës. Ai u bë Kryepeshkop i Buenos Airesit në vitin 1998, dhe u emërua kardinal në vitin 2001 nga Papa Gjon Pali II.

Ai udhëhoqi Kishën Argjentinase gjatë trazirave të dhjetorit 2001 në Argjentinë, dhe administratat presidenciale të Nestor Kirshnerit dhe Kristina Fernandez de Kirshner e konsideronin atë si një rival politik. Pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI më 28 shkurt 2013, një konklavë papale zgjodhi Bergoglion si pasardhësin e tij më 13 mars.

Gjatë gjithë jetës së tij publike, Papa Françesku, ka rënë në sy për përulësinë e tij, theksin që ka vënë tek mëshira e Zotit, shqetësimi për të varfrit dhe angazhimin ndaj dialogut ndërfetar. Ai besohet se ka një qasje më pak formale ndaj papatit sesa paraardhësit e tij, duke zgjedhur për shembull të banojë në një banesë të thjeshtë në Vatikan, dhe jo në apartamentet papale të Pallatit Apostolik, të përdorur nga paraardhësit e tij.

Përveç kësaj, për shkak të estetikës së tij jezuite, ai njihet për përdorimin e veshjeve më të thjeshta, duke zgjedhur argjendin në vend të arit për unazën e tij dhe duke mbajtur të njëjtin kryq në krahasor si atë që kishte si kardinal. Ai pohon se Kisha duhet të jetë më e hapur dhe mikpritëse.

Papa Françesku nuk mbështet kapitalizmin e shfrenuar, marksizmin, apo versionet marksiste të teologjisë çlirimtare. Ai ruan pikëpamjet tradicionale të Kishës lidhur me abortin, martesën, beqarinë e klerikëve etj. Është kundër konsumizmit, zhvillimit të papërgjegjshëm, dhe mbështet marrjen e masave për ndryshimet klimatike, një fokus i papatit të tij me shpalljen e “Laudato”. Në diplomacinë ndërkombëtare, Papa Françesku ndihmoi në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike të plota midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kubës. Që nga publikimi i “Amoris Laetitia” në vitin 2016, Françesku është përballur me kritika gjithnjë e më të hapura nga konservatorët teologjikë, sidomos në çështjen e pranimit të divorcit në mënyrë të civilizuar, dhe kungimin e katolikëve të rimartuar.

13 Mars 1881 – Në Rusi vritet Car Aleksandri II

Car Aleksandri II, sundimtari i Rusisë që nga viti 1855, vritet në një nga rrugët e kryeqytetit Shën Petersburg, nga një bombë e hedhur nga një anëtar i grupimit revolucionar “Vullneti i Popullit”. Grupimi, i themeluar në vitin 1879, përdorte terrorizmin dhe vrasjet si mjete për të përmbysur autokracinë cariste. Ai kreu vrasjen e disa zyrtarëve, dhe bëri disa përpjekje për të vrarë edhe carin, para se ta realizonte këtë më 13 mars 1881.

Si Car, Aleksandri bëri shumë për liberalizimin dhe modernizimin e Rusisë, duke përfshirë edhe shfuqizimin e bujkrobërisë në vitin 1861. Megjithatë, kur autoriteti i tij u sfidua, ai u bë represiv, dhe kundërshtoi me forcë lëvizjet për reformën politike. Ironikisht, ditën që u vra, ai nënshkroi një dekret – e ashtuquajtura kushtetuta Loris-Melikov – që do të kishte krijuar dy komisione legjislative të përbëra nga përfaqësues të zgjedhur në mënyrë indirekte.

Vendin e tij në fron e zuri djali i tij 36-vjeçar, Aleksandri III, i cili kundërshtoi kushtetutën Loris-Melikov. Vrasësit e Aleksandrit II u arrestuan dhe u varën, dhe grupimi “Vullneti i Popullit” u asgjësua. Revolucioni fshatar, i mbështetur nga “Vullneti i Popullit” u arrit nga bolshevikët revolucionarë të drejtuar nga Vladimir Lenini në vitin 1917.

13 Mars 624 – Beteja e Bedrit:Një betejë e rëndësishme zhvillohet ndërmjet ushtrisë së Muhamedit, pasuesve të rinj të Islamit, dhe trupave të aristokracisë politeiste të Mekës. Myslimanët e fituan këtë betejë, e njohur si një pikë kthese në përhapjen e Islamit, e cila ndodhi në rajonin Hejaz të Arabisë Perëndimore.

13 Mars 1519 – Eksploruesi dhe pushtuesi spanjoll Hernando Kortez me 600 ushtarë mbërrin në Meksikë, në gadishullin Jukatan, ku zbulojnë aztekët dhe Perandorinë e tyre. Nga viti 1200, Perandoria Azteke kontrollonte shumicën e territorit të Meksikës së sotme, ndërsa më 1520 me pushtimin spanjoll, Perandoria pushoi së ekzistuari.

13 Mars 1639 – Kolegji i Kembrixh në koloninë Masaçusets në SHBA, merr emrin Harvard për nder të klerikut Xhon Harvard – dhurues i një shumë të mëdha parash, me të cilat u ngrit universiteti.

13 Mars 1865 – Lufta Civile Amerikane – Xheferson Dejvis nënshkruan ligjin që autorizon rekrutimin e skllevërve në ushtrinë e Konfereratës.

13 Mars 1900 – Në Francë, gjatësia e ditës së punës për gratë dhe fëmijët kufizohet me ligj në 11 orë.

13 Mars 1933 – Jozef Gëbels, bëhet Ministri i Informacionit dhe Propagandës në Gjermaninë naziste.

13 Mars 1964 – Turqia kërcënon Qipron me një sulm të armatosur ushtarak.

13 Mars 1957 – Studentët revolucionarë kubanë sulmojnë pallatin presidencial në Havanë, në një përpjekje të dështuar për të vrarë presidentin Fulgencio Batista.

13 Mars 1996 – Në Danblien të Skocisë, 16 nxënës të nje shkolle dhe mësuesja e tyre vriten me armë zjarri nga Tomas Uot Hemilton, që më vonë kryen vetëvrasje.

13 Mars 1997 – Motër Nirmala, zgjidhet për të pasuar Nënë Terezën si udhëheqëse e misionit të mirënjohur humanitar.

13 Mars 2012 – Të paktën 28 vetë humbin jetën në një aksident me autobus brenda një tunelit të një autostrade pranë qytetit të Sierre në kantonin zviceran Valais.

13 Mars 2016 – Një shpërthim ndodh në qendër të Ankarasë, Turqi, duke shkaktuar të paktën 37 të vrarë dhe 127 të plagosur.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 13 Mars?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 13 mars 2018

Shtypi i ditës, 13 mars 2018

Shi gjithë javën, ja zonat ku do të ketë sot rrebesh dhe shtrëngata

Parashikimi i motit, 13 mars 2018

Shtypi nga bota, 13 mars 2018

Shtypi nga bota, 13 mars 2018

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi
Aktualitet

Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi

by mirseda
19:24 | 08/08/2025
0

Familjarët e 17-vjeçarit të vdekur dhe punonjësit e kompanisë “3R” shpk tregojnë se fëmijë, gra dhe burra...

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:37 | 08/08/2025
I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

I kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, arrestohet në Spanjë Juxhin Drazhi

18:21 | 08/08/2025
Greqia “pushtohet” nga flakët, evakuohen disa zona banimi për shkak të zjarreve në pyje

Greqia “pushtohet” nga flakët, evakuohen disa zona banimi për shkak të zjarreve në pyje

18:06 | 08/08/2025
“Gjykata shkeli Kushtetutën”, Vetëvendosjes nuk i konvenon vendimi – sulmon Kushtetuesen

“Gjykata shkeli Kushtetutën”, Vetëvendosjes nuk i konvenon vendimi – sulmon Kushtetuesen

18:03 | 08/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com