Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 12 Shkurt?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 12 Shkurt?

12 Shkurt – Sllodoban Millosheviç, del para gjyqit të Hagës për krime lufte

Ish-presidenti jugosllav, shfaqet për herë të parë në sallën e gjykatës në Hagë, për t’u përballur me akuzat për genocid dhe krime lufte në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë. Në pjesën më të madhe të proçesit, Millosheviçi u mbrojt vetë, duke mos pranuar asnjë avokat.

Gjykimi përfundoi pa një vendim përfundimtar, kur i ashtuquajturi “Kasapi i Ballkanit”, u gjet i vdekur në moshën 64 vjeçare nga një atak kardiak në qelinë e tij të burgut më 11 mars 2006.

Jugosllavia, e përbërë nga Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, Serbia, Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia, u bë një republikë federale, e kryesuar nga udhëheqësi komunist Marshalli Tito, më 31 janar 1946. Tito vdiq në majin e vitit 1980, dhe Jugosllavia së bashku me komunizmin, u shkatërrua gjatë dekadës së ardhshme.

Millosheviç, i lindur më 20 gusht 1941, iu bashkua Partia Komuniste në moshën 18-vjeçare; ndërsa u bë president i Serbisë më 1989. Më 25 qershor 1991, Kroacia dhe Sllovenia shpallën pavarësinë e tyre nga Jugosllavia, dhe Millosheviçi dërgoi tanke në kufirin slloven, duke shkaktuar një luftë të shkurtër që përfundoi në shkëputjen e Sllovenisë.

Në Kroaci, shpërthyen luftimet mes kroatëve dhe serbëve etnikë, dhe Serbia u dërgoi këtyre të fundit armët dhe barna. Forcat kroate u përleshën me serbët dhe ushtrinë jugosllave. Rreth 10.000 vetë u vranë dhe qindra qytete e fshatra kroate u shkatërruan, para se të arrihej një armëpushim me ndërmjetësimin e OKB-së në janarin e vitit 1992.

Në mars të atij viti, Bosnje-Hercegovina shpalli pavarësinë e saj dhe, Millosheviçi mbështeteti sërish serbët atje për t’u rebeluar, duke shkaktuar një luftë që i mori jetën rreth 200.000 njerëzve, përpara se një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga SHBA-ja të arrihej në Dejton, më 1995. Në Kosovë, ish-krahinë autonome e Serbisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nisi luftimet kundër forcat serbe në vitin 1997.

Pas raporteve se Millosheviçi kishte filluar një fushatë spastrimi etnik kundër shqiptarëve etnikë të Kosovës, forcat e NATO-s nisën sulmet ajrore kundër Jugosllavisë më 24 mars 1999. Edhe pse me një reputacion të lëkundur, Millosheviçi fitoi një mandat të tretë si president i vendit.

Pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale në shtator 2000, ai refuzoi të pranonte humbjen, derisa protestat masive e detyruan të jepte dorëheqjen muajin pasardhës. Ai u akuzua për korrupsion dhe abuzim me pushtetin, dhe më në fund iu dorëzua autoriteteve serbe më 1 prill 2001, pas një rrethimi 26 orësh të banesës së tij. Atë qershor, ekstradohet në Hagë, ku u akuzua nga një gjykatë e Kombeve të Bashkuara për krime lufte.

12 Shkurt 1804- Vdes filozofi gjerman Immanuel Kant

Immanuel Kant, është një nga figurë qendrore në filozofinë moderne. Në veprën e tij, Kant argumenton se mendja njerëzore krijon strukturën e përvojës njerëzore, se arsyeja është burimi i moralit, se estetika lind nga zgjedhja pas një gjykimi të painteresuar, se hapësira dhe koha janë forma të ndjeshmërisë njerëzore, dhe se bota është “në vetvete” e pavarur nga konceptet e saj njerëzore.

Politikisht, Kanti është një nga eksponentët më të hershëm të idesë, se paqja e përhershme mund të sigurohet përmes demokracisë universale dhe bashkëpunimit ndërkombëtare. Ai besonte se ky do të ishte rezultati përfundimtar i historisë universale, megjithëse nuk është planifikuar në mënyrë racionale. Me veprën e tij, Kanti synonte t’i jepte fund një epoke të padobishme dhe teorive spekulative të përvojës njerëzore, duke iu kundërvënë skepticizmit të mendimtarëve si David Hume.

12 Shkurt 1999 – Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, lirohet nga akuzat për mashtrim dhe pengim të drejtësisë

Senatori amerikan, voton për të liruar presidentin nga të dyja nenet e fajësimit (impeachment): mashtrim dhe pengim i drejtësisë. Në nëntorin e vitit 1995, presidenti Clinton nisi një lidhje me Monica Leëinsky, një praktikante 21-vjeçare në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë një viti e gjysmë, presidenti dhe Leëinsky patën 20 takime seksuale në Shtëpinë e Bardhë.

Në prillin e vitit 1996, Leëinsky u transferua në Pentagon, ku i tregoi në konfidencë koleges së saj Linda Tripp mbi marrëdhënien e saj presidentin.  Kjo e fundit, nisi të regjistrojë fshehurazi bisedat me Leëinsky, dhe në fillim të vitit 1998, skandali shpërtheu edhe në publik, me denoncimet të ngjashme nga 2 gra të tjera kundër zotit Clinton.

12 Shkurt 1502 – Mbretëresha e Kastiljes, Isabela, nxjerr jashtë ligjit fenë islame, duke i detyruar pothuajse të gjitha nënshtetasit e saj myslimanë të kthehen në besimin e krishterë.

12 Shkurt 1689 – Parlamenti anglez deklaron se ikja në Francë në vitin 1688 e Xhejmsit II, monarku i fundit katolik, përbën një abdikim.

1894 – Anarkisti Emile Henry hedh një bombë në Kafenenë Termine në Paris, duke vrarë 1 person dhe duke plagosur 20 të tjerë

12 Shkurt 1909 – Në SHBA, themelohet Shoqata Kombëtare për Avancimin e të Drejtave të Njerëzve me Ngjyrë (NAACP).

12 Shkurt 1912 – Perandori Xuantong, perandori i fundit i Kinës, abdikon nga froni.

12 Shkurt 1974 – Shkrimtari Aleksandër Solzhenicin, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1970, largohet nga Bashkimi Sovjetik.

12 Shkurt 1993 – Dyvjeçari James Bulger rrëmbehet Qendra Tregtare Neë Strand në Londër nga 2 djem dhjetëvjeçarë, të cilët më vonë e torturojnë dhe e vrasin.

12 Shkurt 1994 – Katër hajdutë, depërtojnë në Galerinë Kombëtare të Norvegjisë dhe vjedhin portretin e njohur të Edvard Munch “The Scream” (Britma).

12 Shkurt 2016 – Papa Françesku dhe Patriarku Kirill nënshkruan një Deklaratë Ekumenike, në takimin e parë midis drejtuesve të Kishave Katolike dhe Ortodokse, që nga ndarja e tyre më 1054.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 12 Shkurt?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Kur shqiptarët në Boston bëhen bashkë, si e ndihmuan vogëlushin Kosovar

Kur shqiptarët në Boston bëhen bashkë, si e ndihmuan vogëlushin Kosovar

Tragjedia në Rusi, publikohen pamjet e rrëzimit të avionit

Tragjedia në Rusi, publikohen pamjet e rrëzimit të avionit

Mbyllet aeroporti në Londër, gjendet një bombë

Mbyllet aeroporti në Londër, gjendet një bombë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com