Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 12 Maj

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 12 Maj

12 Maj 1949 – Sovjetikët heqin bllokadën kundër Berlinit Perëndimor

Krizë e parë e madhe e Luftës së Ftohtë, përfundon kur Bashkimi Sovjetik heq bllokadën 14-mujore kundër Berlinit Perëndimor. Bllokada, ishte thyer në fakt nga një operacion masiv ajror amerikano-britanik, që garantoi furnizimet jetike për 2 milionë qytetarët e Berlinit Perëndimor.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në 4 zona të administruara nga 4 fuqitë kryesore aleate:Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca.

Berlini, kryeqyteti gjerman, u nda gjithashtu në 4 sektorë, edhe pse gjendej i vendosur thellë brenda sektorit sovjetik të Gjermanisë Lindore. E ardhmja e Gjermanisë dhe Berlinit, ishte një pikë e rëndësishme e bisedimeve mbi traktatet e pasluftës, veçanërisht pasi Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca u përpoqën të bashkonin zonat e tyre të pushtimit në një zonë të vetme ekonomike.

Në marsin e vitit 1948, Bashkimi Sovjetik e braktisi Këshillin e Kontrollit Aleat, që qeveriste Gjermaninë e pushtuar. Në majin e po atij viti, të treja fuqitë perëndimore ranë dakord për formimin e afërt të Gjermanisë Perëndimore, një shteti që do të ekzistonte krejtësisht i pavarur nga Gjermania Lindore, e pushtuar nga Bashkimi Sovjetik.

Të tre sektorët perëndimorë të Berlinit u bashkuan në Berlinin Perëndimor, i cili do të ishte nën administrimin e Gjermanisë Perëndimore. Më 20 qershor, si një hap i madh drejt krijimit të një qeverie të Gjermanisë Perëndimore, fuqitë perëndimore paraqitën një monedhë të re ‘Deutsche Mark’ në Gjermaninë Perëndimore dhe në Berlinin Perëndimor.

Sovjetikët, e denoncuan këtë lëvizje si një sulm ndaj monedhës së Gjermanisë Lindore, dhe më 24 qershor nisën një bllokadë të të gjitha komunikimeve hekurudhore, rrugore dhe ujore ndërmjet Berlinit dhe Perëndimit. Me nevojën jetike për ushqime, karburant dhe nevojat e tjera të Berlinit Perëndimor, sovjetikët arsyetuan se pjesa perëndimore do t’i nënshtrohej shumë shpejt kontrollit komunist.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara, u kundërpërgjigjën duke ndërmarrë transportin ajror më të madh në histori, me realizimin e 278.288 fluturimeve në atë qytet gjatë 14 muajve të ardhshëm, dhe duke rezultuar në dërgimin e 2.326.406 tonë furnizimeve.

Në kushtet kur sovjetikët kishin prerë energjinë elektrike për Berlinin perëndimor, qymyri përbënte mbi dy të tretat e ndihmës së dhënë nga aleatet.  Në kthim, avionët transportonin eksportet industriale të Berlinit Perëndimor. Në kulmin e krizës në prillin e vitit 1949, avionët uleshin çdo minutë në Berlinin Perëndimor.

Në atë periudhë tensionet ishin aq të larta, sa që SHBA-ja dërgoi në Britani 3 grupe avionësh bombardues strategjikë, në një kohë që prania e ushtrisë sovjetike në Gjermaninë Lindore u rrit në mënyrë dramatike.  Sovjetikët nuk bënë përpjekje të mëdha për të sabotuar “urën ajrore të aleatëve”.

Si një kundërmasë ndaj bllokadës sovjetike, fuqitë perëndimore nisën ndërkohë një embargo tregtare kundër Gjermanisë Lindore, dhe vendeve të tjera të bllokut sovjetik. Më 12 maj 1949, sovjetikët braktisën më në fund bllokadën, dhe karvanet e para të kamionëve britanike dhe amerikanë përshkuan 179 km në brendësi të Gjermanisë Sovjetike, për të arritur në Berlinin Perëndimor.

Më 23 maj, u themelua zyrtarisht Republika Federale e Gjermanisë (Gjermania Perëndimore). Ndërsa më 7 tetor të po atij viti, në lindje u shpall themelimi i Republikës Demokratike Gjermane, një shtet komunist.  

Ura Ajrore e Berlinit vazhdoi deri më 30 shtator 1949, në përpjekje për të garantuar një furnizim 1-vjeçar të mallrave më të domosdoshme për Berlinin Perëndimor, në rastin e një bllokade tjetër sovjetike. Diçka e tillë nuk ndodhi më, por tensionet e Luftës së Ftohtë mbi Berlin mbetën të larta, duke arritur kulmin me ndërtimin e Murit të Berlinit në 1961.

12 Maj 2008 – Një tërmet i fortë godet provicën Sichuan në Kinë

Gati 90 mijë njerëz humbin jetën ,gjatë një termeti të fortë me magnidutë 8 ballë të shkallës Rihter që goditi pas mesditës provincën e Sichuan në Kinë. Epiqendra e tërmetit ndodhej 80 kilometra në perëndim-veriperëndim të Chengdu, kryeqytetit të provincës, me një thellësi fokale prej 19 km.

Tërmeti ishte aq i fortë sa u ndje në vendet të largëta si Pekini dhe Shangai, respektivisht 1.500 dhe 1.700 km larg. Lëkundje të forta, disa me më tepër se 6 ballë, vazhduan të godasin zonën edhe disa muaj pas tërmetit kryesor, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëtejshme.

Sipas vlerësimeve zyrtare nga tërmeti humbën jetën 69.000 njerëz humbën jetën në tërmet, 374.176 mbetën të plagosur, në një kohë që 18.222 u shpallën të zhdukur. Tërmeti la mbi 4.8 milionë njerëz të pastrehë. Ai ishte tërmeti më vdekjeprurës që goditi Kinën, që nga tërmeti i Tangshanit i vitit 1976, i cili vrau të paktën 240.000 njerëz.

12 Maj 1588 – Luftërat fetare franceze:Mbreti Henry III arratiset nga Parisi pasi Henri I, Duka i Guizës hyn në qytet, duke shkaktuar një kryengritje spontane.

12 Maj 1941 – Konrad Zuse në Berlin prezanton Z3, kompjuterin e parë të programueshëm në botë, plotësisht automatik.

12 Maj 1982 – Gjatë një procesioni jashtë tempullit të Virgjëreshës Mari në Fatima të Portugalisë, rojet e sigurisë neutralizojnë në kohë Juan María Fernández y Krohn para se ai të sulmonte me një bajonetë Papa Gjon Palin II.

12 Maj 2003 – Disa shpërthime në një kompleks në kryeqytetin arab Riad, të kryera nga Al-Kaeda, vrasin 26 njerëz.

12 Maj 2006 – Komunteti i madh azerbajxhanas në Iran, interpreton si fyerje një karikaturë të botuar në një revistë, duke rezultuar në trazira të mëdha në të gjithë vendin.

12 Maj 2008 – Autoritetet e emigracionit në SHBA kryejnë bastisjen më të madhe të një vendi të punës në Postvil, Ajoua, duke arrestuar rreth 400 emigrantë të paligjshëm që mbanin identitet të rremë.

12 Maj 2015 – Dalja e një treni nga shinat në Filadelfia të SHBA-së, shkakton vdekjen e 8 personave dhe plagosjen e më shumë se 200 të tjerëve.

12 Maj 2017 – Një sulm kibernetik prek mbi 400 mijë kompjuterë në mbarë botën, duke synuar kompjuterët e Shërbimit Shëndetësore Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar.      / TIRANA TODAY/

Tags: 12 majhistorik/Çfarëkakalendarndodhur

TË LIDHURA

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Next Post
Poshtë një çadre, familjet shqiptare rrugëve të Francës

Poshtë një çadre, familjet shqiptare rrugëve të Francës

Plagoset i riu në Peshkopi. Policia identifikon autorin

Plagoset i riu në Peshkopi. Policia identifikon autorin

Shtypi nga bota, 12 maj 2018

Shtypi nga bota, 12 maj 2018







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Manastirliu takon familjet e prekura: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim
Aktualitet

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Manastirliu takon familjet e prekura: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim

by mirseda
10:31 | 18/04/2026
0

Drejtuesja Politike e PS Tiranë, Ogerta Manastirliu, ka shkuar pranë familjeve të prekura nga zjarri që përfshiu...

Përballja me ish-in, flet Olsi i Big Brother 1: Me Noçen u ndava sepse

Përballja me ish-in, flet Olsi i Big Brother 1: Me Noçen u ndava sepse

10:11 | 18/04/2026
“Jam paqebërës”/ Trump: Kam mbyllur 8 luftëra, me Iranin e Libanin bëhen më shumë

“Jam paqebërës”/ Trump: Kam mbyllur 8 luftëra, me Iranin e Libanin bëhen më shumë

10:04 | 18/04/2026
4 protestues dhe 5 policë të dëmtuar nga përplasja në protestën e PD

4 protestues dhe 5 policë të dëmtuar nga përplasja në protestën e PD

10:01 | 18/04/2026
Pedagogu: Hedhësit e molotovëve bëhen “komandantë lagjesh”, nesër kërkojnë shpërblim

Pedagogu: Hedhësit e molotovëve bëhen “komandantë lagjesh”, nesër kërkojnë shpërblim

09:51 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com