Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 11 Dhjetor?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 11 Dhjetor?

11 Dhjetor 1918 – Lindi shkrimtari disident rus Aleksandër Solzhenicin

Aleksandër Solzhenicin, lindi në një qytet në vogël mes Maleve të Kaukazit. Babai i tij, një oficer artilerie në frontin gjerman gjatë Luftës së Parë Botërore, vdiq para lindjes së Aleksandrit, që u rrit nga nëna e tij, një daktilografe në profesion. 

Solzhenicin filloi të shkruante që i vogël, por në universitet studioi për matematikë, pasi në qytetin ku jetonte nuk kishte asnjë program të përshtatshëm studimor mbi letërsinë, dhe ai ishte shumë i varfër për të shkuar në Moskë. Megjithatë, ndoqi disa kurse me korrespondencë për letërsi. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Solzhenicin u rekrutua në rradhët e Ushtrisë së Kuqe, ku u caktua në një divizion artilerie, për shkak të formimit të tij si matematikan. 

Në vitin 1945, arrestohet për shkrimin e një letre që kritikonte Stalinin. Kaloi 8 vjet i burgosur  në kampet e punës, dhe më pas u internua për 3 vjet të tjera në Kazakistan. Atje jepte matematikë dhe fizikë në shkollën fillore, teksa vazhdoi të shkruante fshehurazi për shumë vite, madje as miqtë e tij më të afërt nuk kishin dijeni për shkrimet e tij. 

Solzhenicin ishte i bindur se veprat e tij nuk do të shihnin asnjëherë dritën e botimit. Gjithsesi, në vitin 1961, ai pati më në mundësinë për të zbuluar sekretin e tij, duke botuar “Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviç”, një roman i shkurtër që pati një sukses të menjëhershëm, i pasuar nga një përmbledhje tregimesh të shkurtra në vitin 1963. 

Por qeveria ia ndaloi të drejtën për të botuar veprat e tij, dhe i sekuestroi dorëshkrimet.

Megjtihatë Solzhenicin nuk u dekurajua. Ai filloi të qarkullonte fshehurazi veprën e tij, dhe botoi disa romane jashtë vendit, duke përfshirë “Rrethi i parë” (1968), “Pavioni i kancerozëve” (1968) dhe “Gusht 1914” (1971). 

Ai fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1970, por nuk pranoi të shkonte në Suedi për ta tërhequr, për shkak të frikës se do t’i mohohej rikthimi në Rusi. Publikimi i pjesëve të romanit “Arqipelagu Gulag” në Paris në vitin 1973, çoi në arrestimin dhe më pas dëbimin e Solzhenicin nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1974. 

Ai u vendos në Vermont të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku vazhdoi të shkruajë dhe botojë. Në vitin 1990, iu rritkhyer shtetësia ruse, ndërsa rrikthehet përfundimishnt në Rusi në vitin 1994. Solzhenicin vdiq më 3 gusht 2008 në Moskë, në moshën 89-vjeçare, për shkak të pushimit të zemrës.

11 Dhjetor 1941 – Gjermania i shpall luftë Shteteve të Bashkuara

Adolf Hitleri i shpall luftë Shteteve të Bashkuara, duke e përfshirë Amerikën, deri atëherë neutral në konfliktin evropian. Sulmi japonez mbi Pearl Harbor, befasoi edhe vetë Gjermaninë.

Megjithëse Hitleri kishte bërë një marrëveshje verbale me partnerin e tij të Boshtit, Berlini  qe në fillim ishte i pasigurtë nëse Uashingtoni do të angazhohej realisht në luftë. 

Ushtria amerikane kishte nisur të sulmonte nëndetëset gjermane, dhe Hitleri e përçmonte Ruzveltin për sulmet e tij të përsëritura verbale, kundër ideologjisë së tij naziste. Fyhreri besonte gjithashtu se Japonia ishte shumë më e fortë se SHBA-ja, dhe sapo të mposhtte këtë të fundit, do të ndihmonte Gjermaninë për të mundur Rusinë. 

Por në orët e para të mëngjesit të 11 dhjetorit, ambasada gjermane në Uashington i dorëzoi Sekretarit Amerikan të Shtetit, Cordell Hull, një kopje të deklaratës së luftës. Po atë ditë, Hitleri iu drejtua Rajhshtagut për të mbrojtur këtë akt. 

11 Dhjetor 1946 – OKB voton pro krijimit të UNICEF

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, voton për të themeluar Fondin Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për Emergjëncën ndaj Fëmijëve (UNICEF), një organizatë që do të ndihmonte fëmijët që jetonin në vendet e shkatërruara nga lufta. Pas krizës ushqimore dhe mjekësore të fundit të viteve 1940, UNICEF-i vazhdoi të ushtrojë rolin e saj si një organizatë e ndihmës për fëmijët e kombeve të trazuara edhe gjatë viteve 1970, duke u shndërruar në një avokate të sinqertë të të drejtave të fëmijëve. 

Gjatë viteve 1980, UNICEF-i ndihmoi në hartimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, e cila u ratifikua në vitin 1989, nga pjesa dërrmuese e vendeve anëtare të OKB, me përjashtim të Somalisë dhe SHBA-së. Somalia nuk kishte në atë moment një qeveri të njohur ndërkombëtarisht, ndëersa Shtetet e Bashkuara, që ishin një nga nënshkrueset e Konventës, dështuan ta ratifikojnë atë për shkak të shqetësimeve rreth ndikimit potencial të këtij dokumenti mbi sovranitetin kombëtar, dhe marrëdhëniet prind-fëmijë.

11 Dhjetor 1994- Presidenti rus Boris Jelcin, urdhëron nisjen e fushatës ushtarake kundër Çeçenisë

 Në ofensivën më të madhe ushtarake ruse që nga pushtimi i Afganistianit në vitin 1979, mijëra trupa dhe qindra tanke mësyjnë në republikën ruse të Çeçenisë. Pas një rezistencë të dobët, ato mbërrijnë po atë mbrëmje në rrethinat e kryeqytetit çeçen të Groznit, ku disa mijë vullnetarë çeçenë fillojnë një kundërsulm të egër kundër rusëve. 

Me shembjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Çeçenia, ashtu si shumë republika të tjera sovjetike e shpalli pavarësinë e saj, edhe pse vazhdoi të cilësohet si një republikat e federatës Ruse. Mijëra ushtarë ruse, çeçenë dhe shumë civilë u vranë, gjatë pothuajse 2 viteve të luftimeve të ashpra. 

Në gushtin e vitit 1996, Grozni u rrikthye nën kontrollin e rebelëve çeçenë, ndërsa Moska shpalli një armëpushim. Në vitin 1997, trupat e fundit të poshtëruara ruse u larguan nga Çeçenia.

Pavarësisht nga një marrëveshje paqeje që e la Çeçeninë një shtet de fakto të pavarur, Çeçenia mbeti zyrtarisht pjesë e Rusisë.

11 Dhjetor 1792 – Mbreti francez, Luigi XVI, nxirret në gjyq për tradhëti nga Konventa Kombëtare.

11 Dhjetor 1905 – Në Kiev të Ukrainës (asokohe pjesë e Perandorisë Ruse), shpërthen një kryengritje e punëtorëve, të cilët shpallin themelimin e Republikës Shuliavka.

11 Dhjetor 1960 – Policia franceze përplaset dhunshëm me protestuesit arabë në Algjer (asokohe koloni franceze), gjatë një vizite zyrtare të presidentit francez, Charles de Gaulle.

11 Dhjetor 1981 – Forcat e armatosura në El Salvador, vrasin rreth 900 qytetarë në një fushate anti-guerrilase gjatë Luftës Civile Salvadoriane.

11 Dhjetor 2006 – Presidenti i Meksikës, Felipe Calderon, nis një ofensivë ushtarake për t’i  dhënë fund dhunës së kartelit të drogës në shtetin Miçoakan. 

11 Dhjetor 2008 – Në SHBA policia arreston biznesmenin Bernard Madoff, me akuzën e mashtrimit me skemën e letrave me vlerë në shumën 50 miliardë dollarë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce
Tags: Çfarë ka ndodhur më 11 Dhjetor?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 11 dhjetor 2017

Shtypi i ditës, 11 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 11 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 11 dhjetor 2017

Parashikimi i motit, 11 Dhjetor 2017

Parashikimi i motit, 11 Dhjetor 2017

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Gjestit i shfaqet fytyra e re në foto, larg Xhenetës dhe Eglit
Showbizz

Gjestit i shfaqet fytyra e re në foto, larg Xhenetës dhe Eglit

by mirseda
21:11 | 28/05/2025
0

Gjesti, fituesi i Big Brother VIP Albania, fenomen i këtij edicioni ka publikuar një fotografi ku shihet...

Bastisje në 8 objekte, arrestohen katër persona për trafik armësh

Bastisje në 8 objekte, arrestohen katër persona për trafik armësh

21:00 | 28/05/2025
Lotaria Amerikane mund të bëhet me pagesë! Rritje edhe për tarifat e vizave (Çmimet)

Lotaria Amerikane mund të bëhet me pagesë! Rritje edhe për tarifat e vizave (Çmimet)

20:55 | 28/05/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, sanksionet ndaj Rusisë rrezikojnë paqen në Ukrainë

Trump: Jemi afër marrëveshjes, sanksionet ndaj Rusisë rrezikojnë paqen në Ukrainë

20:46 | 28/05/2025
Qytetarët në hall/ Radarët s’frenojnë shkelësit, por penalizojnë të pafajshmit

Qytetarët në hall/ Radarët s’frenojnë shkelësit, por penalizojnë të pafajshmit

20:43 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com