Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 10 Maj?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 10 Maj?

10 Maj 1924 – John Edgar Hoover emërohet si kreu i parë i FBI-së, dhe do ta mbajë këtë post për 48 vjet

John Edgar Hoover ishte një përjashtim i rrallë kur një zyrtar në një vend perëndimor dhe sidomos në SHBA, mbajti për gati gjysmë shekulli drejtimin e njërës prej agjencive më të mqafshme ligj-zbatuese. Hoover mund të kishte ndenjur në atë post edhe me gjatë po të mos kishte vdekur më 1972-in, në moshën 77-vjeçare.

Sa kohë që kishte gjallë, i njihej merita e themelimit të FBI-së, dhe shndërrimin të saj në një agjenci të madhe të luftimit të krimit, me shfrytëzimin e arritjeve më të fundit të shkencës në hetimin e krimeve dhe gjurmimin e autorëve. Vitet e fundit të karrierës, dhe sidomos pas vdekjes, Hoover u bë një figurë e diskutueshme, teksa nisën të dalin dëshmitë e para të abuzimeve të tij të fshehta me pushtetit.

U zbulua se ai e kishte tejkaluar shpeshherë juridiksionin e FBI-së, duke e përdorur agjencinë për të përndjekur aktivistët politikë që dyshoheshin si komunistë, hapjen e dosjeve të fshehta mbi udhëheqësit politikë, si dhe mbledhjen e provave duke përdorur metoda të paligjshme.

Për këtë arsye, Hoover, grumbulloi një sasi të madhe pushteti, dhe ishte në gjendje të frikësonte dhe të kërcënonte presidentët amëerikanë në detyrë.

Një nga biografët e tij, Kenneth Ackerman, shkruan se pretendimi se dosjet sekrete të Hoover-it i detyronin presidentët të mos e lironin nga detyra, është “një mit”. Megjithatë, Richard Nixon, u përgjua në vitin 1971, duke deklaruar se një nga arsyet se pse nuk e largoi Hoover-in nga drejtimi i FBI-së, ishte se ai i druhej hakmarrjes së këtij të fundit.

Ndërkohë presidenti i SHBA-së Harry S. Truman në vitet 1945-1950, tha se Hoover e transformoi FBI-në në forcën e tij private të policisë:”Ne nuk duam asnjë Gestapo apo polici sekrete. FBI-ja po shkon në atë drejtim. Agjencia po përpiqen të përgjojë jetën seksuale të njerëzve të ndryshëm, duke i shantazhuar më pas. Të gjithë kongresmenët dhe senatorët, kanë frikë nga Hoover”.

Karriera e Hoover si hetues, nisi që në gushtin e vitit 1919, kur në moshën 24-vjeçare u emërua si kreu i Divizionit të ri të Inteligjencës të Zyrës së Hetimeve, i njohur edhe si Divizioni Radikal, pasi synimi i tij ishte të monitoronte dhe të sabotonte aktet e radikalëve në SHBA.

Hoover dhe asistenti i tij, George Ruch, monitoruan një numër të madh radikalësh amerikanë me qëllim dënimin, arrestimin ose deportimin e atyre që vlerësoheshin se ishin të rrezikshëm.

Ndërkohë, kur Hoover mori drejtimin e Byrosë Federale të Hetimeve, kjo e fundit kishte rreth 650 punonjës, duke përfshirë 441 Agjentë të Posaçëm.  Hoover hoqi dorë nga të gjitha agjentet femra, dhe ndaloi punësimin e tyre në të ardhmen. Ai ishte ndonjëherë i paparashikueshëm në drejtimin e FBI. Shumë shpesh pushonte nga puna agjentët e FBI-së, duke veçuar ata që ai mendonte se “dukeshin po aq budallenj, sa edhe shoferët e kamionëve”

Në fillimet e veta, FBI pati disa dështime të turpshme përballë gangsterëve të njohur të viteve 1920-1930, veçanërisht me John Dillinger. Megjithatë falë masave të Hoover, agjencia arriti që të asgjësojë shumicën e bandave më të rrezikshme. Ndërkohë pas Luftës së Dytë Botërore, fokusi u zhvendos tek anti-komunizmi, duke lënë pas dore krimin e organizuar, që rinisi të lulëzonte.

Hoover ishte i shqetësuar për atë që pretendonte se ishte subversioni komunist, dhe nën udhëheqjen e tij, FBI-ja hetoi dhjetëra mijëra njerëz të dyshuar si subversivë dhe radikalë.

Sipas kritikëve, Hoover tentoi të ekzagjeronte rreziqet që vinin prej tyre, dhe shumë herë i tejkalonte kufijtë e tij në ndjekjen e tij, për eliminimin e kërcënimit të perceptuar.

Në një rast, Hoover, ndoshta me urdhër të Richard Nixon, vuri nën vëzhgim ish-këngëtarin e Beatles, John Lennon, duke përgatitur për të një raport të veçantë, që ia dërgoi Richard Cleindienst, Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së më 1972.

Fakti që Hoover nuk u martua asnjëherë, bëri që të qarkullonin zërat se ai ishte homoseksual, të nxitura edhe nga fakti se deri vonë ai jetoi në një shtëpi me nënën e tij. Historianët John Stuart Cox dhe Athan G. Theoharis, kanë spekuluar se Clyde Tolson, që u bë asistent drejtor i Hoover në mesin e viteve 40, ishte i dashuri homoseksual i shefit me jetëgjatë të FBI-së.

 

10 Maj 2005 – Presidenti amerikan George W.Bush i shpëton një atentati në Tibilisi të Gjeorgjisë

Vladimir Arutyunian, një qytetar gjeorgjian me origjinë armene, përpiqet të vrasë presidentin e Shteteve të Bashkuara George W. Bush dhe presidentin gjeorgjian Mikheil Saakashvili, gjatë vizitës së udhëheqësit amerikan në Tbilisi, duke hedhur drejt tyre një granatë dore. Atentati dështoi kur granata, e cila ra vetëm 18 metra larg podiumit ku ndodheshin të dy udhëheqësit, nuk shpërtheu. 

Megjithëse raportet e para pretenduan se granata nuk ishte e aktivizuar, më vonë u zbulua se në fakt ishte. Pasi Arutyunian hoqi siguresën dhe hodhi granatën, ajo preku një vajzë duke e zbutur forcën e hedhjes. Shamia e kuqe me të cilën e kishte mbështjellë atentatori, pengoi çlirimin e mekanizmit shpëthyes.

Një oficer gjeorgjian i sigurisë e neutralizoi me shpejtësi granatën, ndërsa Arutyunian u largua me vrap. Bush dhe Saakashvili, u informuan mbi incidentin, vetëm pas përfundimit të aktivitetit,

Më vonë Arutyunian, u arrestua dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

10 Maj 1497 – Amerigo Vespuçi niset nga porti i Kadizit në Spanjë, për udhëtimin e tij të parë në Botën e Re.

10 Maj 1768 – John Ëilkes burgoset pas një shkrimi kritik ndaj Mbretit Xhorxh III. Ky veprim provokon trazira në Londër.

10 Maj 1837 – Paniku i vitit 1837:Bankat e qytetit të Nju Jorkut falimentojnë, dhe papunësia arrin nivele rekord.

10 Maj 1849 – Një trazirë shpërthen në Operans Astor në Manhatan të qytetit të Nju Jorkut, për një mosmarrëveshje midis aktorëve Edëin Forrest dhe Ëilliam Charles Macready , duke shkaktuar 25 të vdekur dhe 120 të plagosur.

10 Maj 1940 – Lufta e Dytë Botërore:Avionet gjermanë bombardojnë aksidentalisht qytetin gjerman të Freiburgut.

10 Maj 1940 – Lufta e Dytë Botërore: Gjermania pushton Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun .

10 Maj 1941 – Lufta e Dytë Botërore:Rudolf  Hess hidhet më parashutë në Skoci në një përpjekje për të negociuar një marrëveshje paqeje midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë naziste.

 

Tags: 10 majhistorik/Çfarëkalendarndodhur

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
CIA nxjerr të dhënat: Çfarë po ndodh me të punësuarit në Shqipëri

CIA nxjerr të dhënat: Çfarë po ndodh me të punësuarit në Shqipëri

Krimi mizor/Kush është ‘Niko’, shqiptari i arratisur nga burgu grek. I dënuar përjetë

Krimi mizor/Kush është ‘Niko’, shqiptari i arratisur nga burgu grek. I dënuar përjetë

Njihuni me 7-veshjet e veçanta plot stil dhe elegancë të Kate Middleton

Horoskopi 10 Maj 2018, surprizat që kanë yjet për ju sot







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com