Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 5 Prill

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 5 Prill

5 Prill 1588- Lind folozofi anglez Thomas Hobbes

 Thomas Hobbes, ishte biri i një prifti anglikan, dhe i një vajze nga një fshati i vogël pranë Malmsur, në jugperëndim të Anglisë. Pasi frekuentoi shkollën e fshatit, ndoqi një shkollë private për mësimin e gjuhëve klasike. Mbështetja financiare e një të afërmi e lejoi të ndiqte studimet në Oksford, të ciat i përfundoi më 1607. 

Vitin që pasoi, Hobsi u bë mësues në shtëpinë e zoti Kavendish, kontit të ardhshëm i Devonshirit, dhe bashkë me të birin e këtij të fundit ndërmori udhëtime për qëllime studimore jashtë Anglisë. Me përjashtim të disa ndërprerjeve të shkurtra, qëndroi për shumë kohë në shërbim të kësaj familjeje, duke punuar paralelisht dhe me raste si sekretar i mendimtarit të mirënjohur Frencis  Bacon.

Udhëtimet e gjata në vitet 1629-1634, e lidhën me personalitetet më të mëdha europiane të shkencës dhe të filozofisë europiane, që patën një ndikim vendimtar në zhvillimin e mendimit 

të tij.

Kështu ai takoi në Itali Galilein, dhe Descartes në Francë. 

Takimi me Galilein, nguliti tek ai bindjen se natyra përbëhet nga trupa që lëvizin nëpërmjet një shkëmbimi të tërheqjejes dhe shtytjejes, në një mënyrë të llogaritshme. Hobbes rimori nga atomizmi antik idenë se përfshirja njerëzore ishte e një natyre materiale. Nga kartezianizmi përshtati “metodën gjeometrike”, që qëndronte te përfundimi logjik i të vërtetave të vërtetuara aty për aty, të cilave u jep një vlerë analoge me anë të aksiomave.

Pak kohë para kthimit në Angli u botua vepra e tij e famshme “Leviathan” (1651), që mbetet vepra më e rëndësishme e filozofisë politike në gjuhën angleze. Leviathan, që i referohet përbindëshit të Dhjatës së Vjetër, dhe simbolit të gjithë pushtetit shtetëror. Ky pushtet mund të jetë i mishëruar gjithashtu nga një mbret trashëgimtar si Charles II, nxënës i Hobbes. Sipas tij në të gjitha rastet, sovrani duhet të mbretërojë në mënyrë absolute, pa kontrollin e organeve të tjera, sepse çdo pakësim i pushtetit të tij do të sjellë rrezikun e marrëdhënieve të forcave antagoniste, pra një rrezik të afërt të nje lufte civile.

Me këtë doktrinë të shtetit, Hobbes përsoste sistemin që Niccolo Machiavelli kishte formuluar në fillim të epokës së luftërave civile dhe atyre fetare. Hobbes e përgjithësoi sistemin e vet në tri shkrime të titulluara: Për trupin, Për njeriun dhe Për qytetarin. Ashtu si bota materiale lëviz sipas një mekanizmi të ndërlikuar ingranazhesh, si ajo e një ore të ndërlikuar, edhe njeriu është rrënjësisht si një makinë. 

Mjeku William Harvey, një mik i vjetër i Hobbes, e kishte treguar në mënyrë të shkëlqyer këtë nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Prandaj, sipas Hobbbes, pulsionet psikologjike dhe gjendjet si kënaqësia dhe dhimbja, dashuria dhe urrejtja, dëshira dhe frika, mund të çojnë te pulsioni fizik i dorës së parë, që është ruajtja e vetes. Një pulsion i tillë i bindet domosdoshmërisë, megjithëse këtu nuk bëhet fjalë për një vullnet të lirë.

Para se të bëhet qytetar i një shteti, njeriu nga natyra është një qenie që priret të ruajë veten dhe të përfitojë sa më mirë nga ekzistenca e tij. Pra ai dëshiron të ketë sa më shumë që është e mundur për veten, pa marrë aspak parasysh të afërmin e tij. Duke mos kërkuar bashkësinë si zoopolitikon (“kafsha politike”) e Aristotelit, ai është një kapitalist “modern”, gjithmonë në konkurrencë me të ngjashmin e tij, një lloj “protokapitalisti”.

 5 Prill 1955 – Winston Churchill jep dorëheqjen si kryeministër

 Churchill, kryeministri që udhëhoqi Britaninë e Madhe dhe aleatët në krizën e Luftës së Dytë Botërore, jep dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë, për shkak të pamundësisë fizike. Ai u bë kryeministër për herë të parë në vitin 1939, kur dhe shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, duke e udhëhequr vendin në momentin më kritik, kur ishte për më shumë se një vit i vetëm përballë makinerisë naziste të luftës.

Me një fjalim që mbeti në histori, Churchill i premtoi vendit dhe botës se Britania “nuk do të dorëzohej kurrë”. Ai drejtoi popullin britanik në një rezistencë të vendosur, ndërsa më vonë në aleancë me presidentin amerikan Franklin D. Roosevelt, dhe udhëheqësin komunist sovjetik Joseph Stalin, mposhti fuqitë e Boshtit. Edhe pas daljes në pension si kryeministër, ai mbeti anëtar i parlamentit deri në vitin 1964, një vit para vdekjes së tij.

5 prill 1994 – Këngëtari amerikan Kurt Cobain kryen vetëvrasje 

 Ylli i muzikës rock Kurt Cobain, solist i grupit “Nirvana” kryen vetëvrasje. Trupi i tij u zbulua brenda shtëpisë së tij në Siatëll, Uashington, tri ditë më vonë nga Gary Smith, një inxhinier elektrik, i cili kishte instaluar një sistem sigurie në shtëpinë e këngëtarit. Pavarësisht nga të të dhënat se Cobain ishte vetëvrarë, disa njerëz dyshuan mbi rrethanat e vdekjes së tij, dhe fajësuan bashkëshorten e tij, Courtney Love .

Imazhi i saj i një gruaje me temperament të paqëndrueshëm dhe me shumë armiq, ndihmuan në qarkullimin e zërave të tillë. Megjithatë, policia mbërriti në përfundimin se vdekja e Cobain ishte pasojë e vetëvrasjes. Kurt Cobain vuante prej kohësh nga ndërvarësia nga drogërat e forta, dhe vetëm një muaj më parë kishte kaluar disa ditë në koma, si pasojë e një mbidoze në kohën kur ndodhej për një koncert në Romë të Italisë.

 5 prill 1897 – Fillon Lufta greko-turke, e quajtur “Lufta 30 ditore”, midis Greqisë dhe Perandorisë Osmane. Shkaku ishte çështja e statusit të provincës së Kretës nën kontrollin osman, me grekët që kërkonin bashkimin e saj me Greqinë. 

 

5 Prill 1950 – Në kryeqytetin e Çekosllovakisë Pragë, nis gjyqi për spiunazh kundër peshkopëve dhe priftërinjve, ndërsa qeveria komuniste kishte nisur sekuestrimin e pronave të kishës.

 

5 prill 1951 – Bashkëshortët amerikanë Julius dhe Ethel Rosenberg, dënohen me vdekje, për shkak të të dhënave mbi bombën bërthamore që u kishin dhënë fshehurazi sovjetikëve.

 

 5 Prill 1969 –Në shumë qytete amerikane, zhvillohen demonstrata të mëdha kundër Luftës së Vietnamit.

 

 5 Prill 1986 – Tre vetë gjejnë vdekjen dhe qindra të tjerë plagosen, nga shpërthimi i një bombe në një diskotekë në Berlinin Perëndimor.

 

5 Prill 1992 – Protestueset për paqe Suada Dilberoviç dhe Olga Suçiç vriten në urën Vrbanja në Sarajevë, duke u bërë viktimat e para të Luftës së Bosnjes.

 

Tags: 5 prillkaKalendar historik/ Çfarëmendodhur

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Kapriçot e motit, rikthehen shirat

Kapriçot e motit, rikthehen shirat

I dolën sms ku kërkonte 1000€ për një natë, por avokatja seksi shqiptare…

I dolën sms ku kërkonte 1000€ për një natë, por avokatja seksi shqiptare...

Analisti lë nam në emision, askush nuk e vuri re detajin që e fëlliqi

Analisti lë nam në emision, askush nuk e vuri re detajin që e fëlliqi

JU REKOMANDOJMË

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com