Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Ka pirë ilaçe për zemrën”, flet babai i Rexhina Çelhakës që u amnistua për aksidentin ku vdiqën 5 persona

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
“Ka pirë ilaçe për zemrën”, flet babai i Rexhina Çelhakës që u amnistua për aksidentin ku vdiqën 5 persona

Bedri Çelhaka, babai i Rexhina Çelhakës, vajzës që përfitoi nga amnistia penale ka rrëfyer emocionet e takimit me të bijën pas daljes së saj nga burgu.

Në një intervistë për gazetaren Lusi Përgjegji, Çelhaka deklaroi se takimi me vajzën ka qenë tejet emocionues.

Duke u ndalur më pas te aksidenti me 5 viktima, për të cilën u arrestua vajza e tij, Çelhaka hodhi dyshime se e bija ishte arrestuar pa pasur faj.

“Kishim një kohë të gjatë që prisnim atë lajm sepse ishte folur për amnistinë penale. Më në fund u miratua në parlament dhe erdhi dita kur do dilte, ishte gëzim që se kisha përjetuar ndonjëherë.

Më prekte fakti se vajza kalonte një depresion të jashtëzakonshëm aty në burg. Më mallëngjente fakti se ajo qante përditë dhe thoshte; kujt i kam bërë keq që rri këtu në burg?

Pothuajse më ka shkatërruar komplet edhe mua si prind.

Edhe kur ma kujton njeri momentin kur vajza kaloi portën, atëherë e besova se doli vërtetë nga burgu;. Nuk e besoja se vajza do dilte ndonjëherë, më ishte bërë si ferr i vërtetë. Përherë diskutonim përse përfundoi vajza ime aty dhe kujt i kishte faj?

Gjithë provat që ne kemi, me ekspertët që jemi konsultuar me specialistët e fushës, e morën e futën në burg për t’i bërë qokën ndonjë politikani, ndonjë të madhi, apo ndonjë të fuqishmi,” tha ai.

Bedri Çelhaka deklaroi më tej se vajza e tij ka qenë në depresion të thellë gjatë kohës që vuante dënimin.

Në lidhje me depresionin, babai i Rexhinës u shpreh se vajza do të ndiqet me psikolog.

“Rexhina më thoshte gjithmonë: babi është e vërtetë që do dalë ndonjëherë që këtu? I thosha: Rexhina është një ëndërr e keqe që ke parë dhe gjithçka do shkojë mirë. Rexhinën e takoja dy herë në muaj. Lija punën dhe vija takoja Rexhinën. Kur e shihja që ishte në gjendje të keqe psikologjike, ikja dhe vija shihja vajzën.

Rexhina do shkojë në një psikolog me të cilin kemi folur. Të shohim më pas se çfarë do zgjedhë ajo”, tha Çelhaka, duke përmendur edhe disa nga planet e ardhshme të së bijës.

“Rexhina ka lënë shumë gjera përgjysëm. Bënte një jetë intensive. Bënte jurisprudencë italisht në vitin e tretë, menaxhonte një supermarket që kishim. Kemi arritur në një gjendje shumë të dobët nga ana psikologjike. Na iku një fëmijë nga shtëpia, unë them na e morën nga duart dhe na e futën në burg. Jemi në gjendje të rënduar psikologjike. Rexhina ka përdorur dhe ilaçe për zemrën,” tha ai.

TË LIDHURA

Droga në paraburgimin e Elbasanit arrest me burg për tre persona në hetim, përfshir punonjës policie
Aktualitet

Droga në paraburgimin e Elbasanit arrest me burg për tre persona në hetim, përfshir punonjës policie

11:52 | 27/01/2026
Shtyhet seanca e parë paraprake Benet Becit/ Kryetari i bashkisë Shkodër nuk paraqitet
Aktualitet

Shtyhet seanca e parë paraprake Benet Becit/ Kryetari i bashkisë Shkodër nuk paraqitet

11:24 | 27/01/2026
Vlorë, Presion ndaj punonjësve pas peticionit, pezullohet puna zv.drejtori Hipotekës
Aktualitet

Vlorë, Presion ndaj punonjësve pas peticionit, pezullohet puna zv.drejtori Hipotekës

11:19 | 27/01/2026
Next Post
Çfarë ndodhi? Anulohen mijëra fluturime, ja cila është arsyeja

Çfarë ndodhi? Anulohen mijëra fluturime, ja cila është arsyeja

Ndihmoi vrasësit e së bijës ta rrëmbeniin, del nga burgu babai i Vanja Gjorçevskit

Ndihmoi vrasësit e së bijës ta rrëmbeniin, del nga burgu babai i Vanja Gjorçevskit

Egla & Juli për çiftin: Romeo s’ka sjellje prej mashkulli të dashuruar

Egla & Juli për çiftin: Romeo s’ka sjellje prej mashkulli të dashuruar







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Mungesa e Berishës në Kuvend,ja kush e merr në dorë drejtimin e opozitës. Çfarë nuk u pa nga seanca
Politikë

Mungesa e Berishës në Kuvend,ja kush e merr në dorë drejtimin e opozitës. Çfarë nuk u pa nga seanca

by mirseda
12:08 | 27/01/2026
0

Në një seancë plenare të ngarkuar me 19 projektligje të futura në rend dite, nuk kaloi pa...

Droga në paraburgimin e Elbasanit arrest me burg për tre persona në hetim, përfshir punonjës policie

Droga në paraburgimin e Elbasanit arrest me burg për tre persona në hetim, përfshir punonjës policie

11:52 | 27/01/2026
Malaj: Ulje e informalitetit në turizëm, u rrit me 5% numri i punonjësve 18% fondi i pagave

Malaj:Fermerët në2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë.508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin

11:27 | 27/01/2026
Shtyhet seanca e parë paraprake Benet Becit/ Kryetari i bashkisë Shkodër nuk paraqitet

Shtyhet seanca e parë paraprake Benet Becit/ Kryetari i bashkisë Shkodër nuk paraqitet

11:24 | 27/01/2026
Vlorë, Presion ndaj punonjësve pas peticionit, pezullohet puna zv.drejtori Hipotekës

Vlorë, Presion ndaj punonjësve pas peticionit, pezullohet puna zv.drejtori Hipotekës

11:19 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com