Moderatori i të dielës shqiptare, Ardit Gjebrea ka nisur së bashku me familjen pushimet në Turqi, ku nuk kanë munguar as fotot e shumta.
Në njërën prej tyre ai shihet me dy fëmijët përktah shefit të njohur të kuzhinës, Nusret.
“Me fat kur të pret i zoti i shtëpisë”-ka shkruar ai poshtë fotos.
Por nuk kanë munguar komentet e shumta deri diku edhe sulmet nga ndjekësit.
Një prej tyre vë në dyshim se moderatori ka paguar nëj shumë të majme për një foto me Nusretin. Por si rrallëherë, Gjebra i ka kthyer një koment ndjekësit.
“Vërtet mendon se mund të paguaj unë për një foto me dikë??? Ndërkaq as ai nuk kërkon asgjë për një foto me të”, sqaron Gjebrea ndjekësin ku ndër të tjera i thotë edhe se pjatat nuk kushtonin shtrenjtë.