“Zonja e Vjetër” ka vënë në dispozicion një tjetër shifër marramendëse, pasi shpenzoi 90 milionë euro për Gonzalo Higuain.
Këtë herë, “shënjestra” e bardhezinjve është Marco Verratti, për të cilin tratativat me Paris Saint Germain nuk do të jenë aspak të lehta.
Kjo lëvizje vjen si synim i klubit të Juventusit për të përforcuar akoma më shumë repartin e mesfushës, duke ofruar për mesfushorin italian 80 milionë euro.
Madje, klubi i bardhezinjve ka menduar edhe për kontratën me vetë futbollistin, duke i ofruar atij të njëjtën pagë që ai përfiton aktualisht edhe te kampionët transalpinë.
A do të tundohen drejtuesit e Paris Saint Germain nga kjo ofertë e bardhezinjve? Kjo mbetet për t’u parë.