Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

3 ditë ago
in Sport
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

Kupa e Shqipërisë ka hyrë në një fazë interesante, duke qenë se kanë mbetur vetëm 8 skuadra dhe të gjitha janë nga Superiorja. Ditën e djeshme, është hedhur shorti i Kupës, aty ku skuadrat kanë njohur rivalët që do të kenë përballë në ndeshjet që do të luhen në datat 11 shkurt dhe 4 mars, për të zbuluar në këtë mënyrë emrat e 4 ekipeve që do të kalojnë në gjysmëfinale.

Nëse për skuadrat që duket se janë të konfirmuara si pretendentet kryesore të “Final 4”, Kupa është vetëm një trofe dhe objektiv i dytë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të tjerat. Ekipet që mbeten jashtë “Final 4”, kanë mundësinë e vetme dhe në fakt një mundësi reale që vetëm me 5 ndeshje, të sigurojnë miliona euro duke qenë se fituesi i Kupës së Shqipërisë, kualifikohet automatikisht në turin e parë të Ligës së Konferencës. Kështu, skuadrat që praktikisht e shohin si të pamundur kualifikimin në katërshen më të mirë të sezonit, mund t’i kushtojnë një vëmendje më të veçantë Kupës, duke qenë një rrugë shumë e shkurtër për të siguruar pjesëmarrjen në Europë e ndoshta, edhe për të tentuar kalimin e tureve që do të sillte miliona euro për arkat e klubeve shqiptare.

FITUESIT E FINAL 4- Që nga viti i parë që Shqipëria ka sistemin me “Final 4”, fituesit e Kupës kanë qenë skuadra të kualifikuara në katërshen më të mirë. Kështu, Egnatia ishte skuadra e parë që arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë e njëkohësisht arriti që të fitonte edhe titullin kampion. Diçka e tillë, bëri që në Kupat e Europës të shkonin katër skuadrat që ishin në “Final 4”, mes tyre Skënderbeu por duke qenë se këta të fundit janë të dënuar nga Europa, Tirana që renditej në vendin e pestë në klasifikim, mori vendin e “ujqërve”. Sezonin e shkuar, historia u përsërit me fituesin e Kupës, duke qneë se Dinamo arriti të fitonte në finale ndaj Egnatias. Këta të fundit, u shpallën kampionë të Shqipërisë ndërsa Dinamo fituese e Kupës dhe në Europë shkuan 4 vendet e para në klasifikim.

ÇFARË NDRYSHON KUPA- Nëse fituesi i Kupës këtë sezon do të jetë një skuadër që e mbyll sezonin jashtë “Final 4”, do ta bënte këtë fazë edhe më interesante. Arsyeja e kësaj është fakti se skuadra fituese do të zinte një vend dhe nga katërshja më e mirë, do të shkonin në Europë vetëm 3 skuadra dhe në këtë “mini turne”, do të kishte 2 luftëra, njëra për titull e tjetra për Europë. Mund të ndodhë që edhe skuadra që e mbyll sezonin në vendin e parë, të mbetet jashtë Europës nëse në “Final 4” përfundon e fundit dhe Kupën e fiton një skuadër tjetër që ka përfunduar kampionatin e rregullt në vendin e pestë ose më poshtë.

TË LIDHURA

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat
Sport

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Chiesa gati të ulë dhe pagën për t’u ribashkuar me Juventusin
Sport

Chiesa gati të ulë dhe pagën për t’u ribashkuar me Juventusin

15:09 | 14/01/2026
Next Post
Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

Orges Molla dhe emra të tjerë të rrezikshëm, të izoluar në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit

Orges Molla dhe emra të tjerë të rrezikshëm, të izoluar në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve
Politikë

Tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve

by mirseda
19:46 | 17/01/2026
0

Në mbyllje të protestës së “Shqipëria Bëhet”, tensionohet situata në protestën para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve....

“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

“Rama vodhi 80 mld euro në 12 vjet” – Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi

19:42 | 17/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

18:36 | 17/01/2026
“Shqipëria Bëhet” proteston para Kryeministrisë me pankarta ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut

“Shqipëria Bëhet” proteston para Kryeministrisë me pankarta ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut

18:29 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com