Noka: Rama ka kërkuar përjashtimin e opozitës, do të marrë peng parlamentin. Afati përjashtimit vazhdon e shtyhet në kundërshtim me çdo rregullore deri në mars. Është thënë një muaj, e çuan tre muaj. 6 Deputetet e opozitës janë përjashtuar deri në mes të marsit. Edi Rama ka shpallur armiq ata që kanë denoncuar kartelet e drogës. Vendimin do e çojmë në gjykatë.
Përjashtimi fillon nga data 23 dhjetor dhe flitet deri nga data 3 mars, ne jemi armiq të Edi Ramës dhe narkosit dhe s’na lejohet të shkelim në Kuvendin e Shqipërisë. Pavarësisht se mandatin na e kanë dhënë qytetarët, mandatin kërkon të na e marrë në mënyrë të përkohshme Edi Rama.”, tha Noka.
Lajmi në përditësim…















