Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Je në ofertë”, avokati Duzeni largohet nga seanca pas tensioneve me Nuredin Dumanin

10 muaj ago
in Aktualitet
“Je në ofertë”, avokati Duzeni largohet nga seanca pas tensioneve me Nuredin Dumanin

Këtë të enjte, bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, vazhdoi dëshminë e tij në kuadër të mega-procesit të njohur si “Plumbi i Artë”.

Ai dha detaje të reja për porositë për vrasje, bashkëpunëtorët dhe mënyrën e komunikimit mes anëtarëve të grupeve kriminale.

Gjatë seancës, u shënua një moment tensioni kur avokati Ilirian Duzeni braktisi sallën e gjyqit pas një komenti të Dumanit, i cili i tha: “Je në ofertë”.

Sipas avokatit, ky ishte një kërcënim i pastër, ndërsa ai e konsideroi si një presion. Duzeni tha se fjalët e Dumanit nënkuptonin se ai kishte qenë në listën e atyre që mund të vriteshin dhe se ai e mori këtë si një kërcënim ndaj tij, duke u larguar nga salla në shenjë proteste

“Ndoshta reagova gabim duke u larguar, por kjo është një çështje që duhet të tërheqë vëmendjen. Nuk mund të lejoj që të tallesh, qoftë dhe për faktin që jemi përfaqësues ligjorë. Jam ndjerë i prekur, sepse ai më drejtoi fjalët e tij personalisht. Nuk mund ta përballoj këtë presion, se ai është trim dhe unë frikacak. Në momentin kur ai përdori fjalët e tij ndaj meje, nevojitej që të reagoj, dhe për këtë arsye kërkoj që tërhiqemi dhe seanca të shtyhet. Kjo nuk është një çështje që mund ta kalojmë në heshtje, sepse këto mesazhe që po na jepen janë të papranueshme. Pas konsultës me Kryetarin e Dhomës së Avokatëve, vendosëm që tërheqja ishte veprimi më i duhur në atë moment. Nuk mund të vazhdojmë të përballemi me këto lloj situatash”, tha avokati Ilirian Duzeni.

Më pas në sallën e gjyqit ka pasur nje debat mes avokates Elda Zotaj dhe prokurorit të SPAK Behar Dibra.

Avokatia Elda Zotaj ka deklaruar se në zyrën e Prokurorisë ka kërkuar që të niste procedimi për kanosje ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Ajo shtoi se prokurori që po merret me çështjen, i ka thënë se “je në besë time, nuk do ta prek Nuredin Dumanin”, duke e konsideruar këtë një situatë të rëndë.

“Kërkova që Prokuroria të niste procedim për kanosje ndaj Nuredin Dumanit”, tha avokatja.

Nga ana tjetër, prokurori i SPAK, Behar Dibra, ka reaguar ndaj deklaratës së avokates, duke sqaruar se nuk ishte qëllimi i tij të krijonte tension.

“Nuk ishte qëllimi im të krijoja këtë situatë. Duhet të shihni shkaqet që çuan në atë deklaratë. Dumani është i pandehur në këtë proces, jo dëshmitar. Masa duhet të merren ndaj personit që provokoi situatën. Ajo që thotë avokatja janë shpifje, dhe për këto duhet të ngrihet kallëzim ndaj meje. Shkoni dhe bëni kallëzimin aty ku duhet. Këto deklarata bëhen me qëllime të caktuara. Ju lutem, vazhdoni gjykimin,” tha prokurori Dibra.

Gjithashtu, gjatë dëshmisë së tij, Dumani ka zbuluar se vendodhjen e tij në momentin e arrestimit në Fier, pasi kishte shpëtuar nga një atentat, ia kishte zbuluar Suel Cela.

Dumani ka treguar se Sueli i kishte thënë: “Do të sjell doktorin”, dhe më pas kishte marrë me vete Henrik Hoxhajn.

Ai ka shtuar gjithashtu se telefonatën me Suelin e ka pasur në prokurori dhe në polici.

TË LIDHURA

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore
Aktualitet

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

17:54 | 12/02/2026
Next Post
E quajta mosmirënjohëse’/ Labi flet për raportin me Dafinën: Sot nuk kemi kontakt

E quajta mosmirënjohëse’/ Labi flet për raportin me Dafinën: Sot nuk kemi kontakt

Sherri i mbrëmshëm në Tiranë, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Sherri i mbrëmshëm në Tiranë, policia zbardh dinamikën e ngjarjes

Revista TIME publikon listën e 100 njerëzve më me ndikim të vitit 2025

Revista TIME publikon listën e 100 njerëzve më me ndikim të vitit 2025







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

by mirseda
18:37 | 12/02/2026
0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për një nga grupet më...

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

17:54 | 12/02/2026
Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com