Ballafaqimi Japoni – Senegali, pa dyshim se ka qenë një prej ndeshjeve më të mira deri më tani në Kampionatin Botëror. Ndeshje e luftuar deri në fund dhe që nuk solli fitues, përfundoi me rezultat 2:2. Të dyja kombëtaret u përpoqën maksimalisht por asnjëra nuk arriti të shënojë fitoren e dytë rresht në grup.
Në takimin e vlefshëm për ndeshjet e dyta të Grupit H, Sadio Mane dhe Moussa Wague i dhanë avantazhin Senegalit në dy raste, por golat e Takashi Inui dhe Keisuke Honda i dhënë një pikë mjaft të rëndësihme Japonisë. Pas këtij barazimi dy skuadrat ndajnë vendin e parë dhe të dytë në kuotën e katër pikëve, duke hedhur një hap të sigurtë drejt fazës tjetër.