Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

4 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

I vetmi person që mund ti bëj këto, është dikush si unë, që trashëgimia e emrit të familjes është shumë më e rëndësishme se mbushja e xhepit dhe shfrytëzimi i kombit…

Një ditë pasi i kërkoi Sali Berishës t’I dorëzojë vulën e Partisë Demokratike, aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka sqaruar sepse kërkon të ketë pushtet në Shqipëri.

Kokalari shprehet se ajo që kërkon të bëjë në Shqipëri, fatkeqësisht nuk mund të bëhet pa pasur pushtet dhe në këtë kuadër, aktivistja sqaron sepse i duhet pushteti.

“Pa patur pushtetin, nuk bëhen ndryshimet radikale që janë shumë të nevojshme për të ndërtuar një shtet robust të bazuar në vlerat perëndimore, dhe larg korrupsionit”, shkruan Kokalari.

Në vijim ajo rendit edhe atë që sipas aktivistes duhet të bëhet në Shqipëri, duke renditur ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku thekson zonat elektorale dhe eleminimin e listave të mbyllura.

“Shkatërrimi i monopoleve të shtyllave kryesore të ekonomisë, gjithashtu merr prioritet, sepse vetëm kjo metodë do hap tregun e lirë, do fusin konkurrencën në cilësi, dhe mbi të gjitha do bëj të bien çmimet e produkteve, që janë barrë shumë e madhe mbi konsumatorin Shqiptar.

Funksioni i Kryeministrit dhe Presidentit duhen të rishikohen. Përqendrimi i pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv në duart e maxhorancës në parlament, duhet të shpërbëhet, ndryshe vendi nuk do ti shpëtoj kurrë korrupsionit qeveritar, pavarësisht cila parti është në pushtet.

I vetmi person që mund ti bëj këto, është dikush si unë, që trashëgimia e emrit të familjes është shumë më e rëndësishme se mbushja e xhepit dhe shfrytëzimi i kombit”, shkruan Kokalari.

Aktivistja shqiptaro-amerikane u shfaq në 2021 në krah t ëish-Kryeministrit Sali Berisha, në kohën kur ky i fundit nisi lëvizjen e Foltores, që u përmbyll me një Kuvend të Jashtëzakonshëm të PD-së që në atë kohë u quajt Rithemelimi. Përplasjet mes Kokalarit dhe Berishës nisën kur filloi formatimi i Këshillit Kombëtar dhe më pas i Kryesisë së PD-së, procese që u konsideruan në atë kohë nga aktivistja si të deformuara.

Ajo që dua të bëj në Shqipëri nuk është për pushtet, por fatkeqësisht realizohet vetëm duke pasur pushtetin.

Kjo tingëllon si absurditet, por fatkeqeisht është e vërtet.

Pa patur pushtetin, nuk bëhen ndryshimet radikale që janë shumë të nevojshme për të ndërtuar një shtet robust të bazuar në vlerat perëndimore, dhe larg korrupsionit.

Disa nga ndryshimet që duhen bërë që ditën e parë, kane te bejne me ndryshimin e kodit zgjedhor;

– Zonat elektorale duhet të ndahen në bazë të numrit të qytetarëve të zonës, dhe çdo zonë duhet të ketë një kandidatë nga secila parti, në këtë mënyrë, nuk ka disktume për vjedhje votash brënda partisë, dhe fokusi bie vetëm të ndalohen vjedhjet e kundërshtarit.

– Eleminim total i listave të mbylluara është i domosdoshëm. Kjo është metoda më anti-demokratike dhe më skandalizon fakti që Shqipëria është konsideruar të hyj në EU. Kjo shpjegon pse opozita aktuale preferon të na heq dinjitetin duke shkuar në EU dhe duke bërtitur se ne jemi narko-shtet, në vend që të ngrejë zërin për padrejtësinë e Kodit Zgjedhor, të cilët ata vetë e aprovuan.

-Forumi Rinor dhe Forumi Gruas janë mekanizma për të mbajtur nën kontroll rininë dhe gratë. Çdo anëtarë i këtyre forumeve duhen të bëhen anëtarë direkt në parti dhe të futen në të gjitha garat, qofshin brënda partisë, por dhe në zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme.

Arsyeja pse këta kanë kuota për rininë dhe gruan, është që të dy grupet t’ju lëpihen kryetarëve për një post apo një mundësi për të qënë kandidatë për deputet. Shumica kanë kaluar 30+ vjet vetëm nën urdhërat e kryetarëve që vet s’kanë fituar asnjë garë.

Pra, të dyja këto forume janë organizata që përdoren për të korruptuar sistemin brënda partisë.

Kam njohur personalisht shumë individë në këto forume, sidomos ai rinor, që shkëlqenin intelektualisht, por nuk ecnin dot përpara sepse s’kalonin dot burokracinë që vjen me kontrollin e kryetarit të forumit.

Lista që kam për ndryshimet bazë, është super e gjatë. Kushtetuta duhet ndryshuar tërësisht. Procedurimi i menjëhershëm i pronës private, merr në mënyrë absolute prioritet.

Shkatërrimi i monopoleve të shtyllave kryesore të ekonomisë, gjithashtu merr prioritet, sepse vetëm kjo metodë do hap tregun e lirë, do fusin konkurrencën në cilësi, dhe mbi të gjitha do bëj të bien çmimet e produkteve, që janë barrë shumë e madhe mbi konsumatorin Shqiptar.

Funksioni i Kryeministrit dhe Presidentit duhen të rishikohen. Përqendrimi i pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv në duart e maxhorancës në parlament, duhet të shpërbëhet, ndryshe vendi nuk do ti shpëtoj kurrë korrupsionit qeveritar, pavarësisht cila parti është në pushtet.

I vetmi person që mund ti bëj këto, është dikush si unë, që trashëgimia e emrit të familjes është shumë më e rëndësishme se mbushja e xhepit dhe shfrytëzimi i kombit.

Asnjë, nga ata që janë në Shqipëri dhe duan drejtimin, nuk kanë mëndësinë time e cila gërshetohet me kurajon, (mëndësia pa kurajon në këtë rast, fatkeqesisht nuk vlen). Ata që gjithmon kanë thënë se doja një kockë, e përsëris – dhe e kam thënë në fjalimin e Kuvendin e 2022, ‘unë nuk jam njëri i karrikeve, por jam elektron i lirë’, kjo ka qënë arsyeja pse atëherë dhe pse gjithnjë më futej krimbi për politikë në Shqipëri, kur isha aty, i kam thënë Berishës që më ofroi ‘pozicionin më të lartë’, këto ishin fjalët e tij kështu që përkthejini si të doni, do i kthehem jetës time në Amerikë.

Në atë kohë MAGA bënte luftë kundër Joe Bidenit, dhe une isha pjesë e prekur direkt nga korrupsioni i demokratëve në Amerikë, dhe persekutohesha si shumë të tjerë nga FBI, për 6 Janarin, dhe organizimin e aktiviteteve rreth asaj periudhe, pra kisha betejat me miqtë e mi, beteja që në fakt u fituan.

Arsyeja e vetmja që jam kthyer në fund të 2022 dhe i kam kërkuar Berishës të hyj në parti, ishte kur këta vërtetuan çfarë kisha nuhatur që në qershor të atij viti, pazaret e tyre me Veliajn, manipulimin e primareve të Bashkisë dhe humbjen fatale të zgjedhjeve lokale.

M’u desh ti kërkoja Berishës të hyja dhe në Këshillë dhe në Kryesi, sepse dhe këto anëtarësime i kisha refuzuar, madje Këlliçi më pyeti gati një muaj përpara kuvendit në 2022, nëse doja të futesha këshillë & kryesi, dhe i kam thënë jo, pra ai është dëshmimtar i këtyre fakteve.

Pretendimet e disave se unë ju ktheva Berishës se nuk mora një post apo një ‘kockë’, janë mashtrim total i atyre që thjeshtë nuk kanë arsye të tjera si të më denigrojnë në karakter.

Arsyeja tjetër pse jam e vetmja në këtë pikë që mund të riformoj dhe opozitën dhe të heq Ramën, është se jam e vetmja me këllqe që s’më trëmb as Berisha, dhe as Rama. Sigurisht shumica thonë jam e çmëndur, dhe këtë e konsideroj kompliment. Në fund të fundit mendoni se Berisha apo Rama s’janë të çmëndur?

Apo Trump, një figurë super e pastër nga këta të dy më lart, i cili jo vetëm desh vdiq, por u ngrit në këmbë, dhe në vënd që të linte shërbimin sekret ta mbronin, i shtyu dhe i thoshte bazës ‘FIGHT, FIGHT, FIGHT’.

Reagimi i Trumpit vinte nga sinqeriteti i tij për të luftuar dhe shpëtuar Amerikën nga duart e Globalistëve, dhe ‘deep state’ që është super i korruptuar, dhe për këtë luftë shumë nga ne i janë bashkuar atij për më tepër se 10 vjet.

Tashti që kuptova naivitetin tim ndaj Berishës, dhe zhgënjimin mbasi vërbërisht i besova që do ndryshonte opozitën dhe do fitonin pushtet, më është kthyer në qëllim, që realisht besoj që jam e vetmja që mund ta shpëtoj Shqipërinë në këtë pikë.

Është kjo arsyeja pse jam akoma në sektorin privatë këtu në Amerikë, dhe s’jam në DC, ku janë pa frikë 90% e miqve të mi. Në fakt, është i vetmi shans që kam, që me një administratë Republikane, dhe për më tepër me Trumpin në krye, dhe Shqipëria ka të vetmin shans për të shpëtuar.

Shumica juaj as nuk besojnë që ai vënd mund të dal nga rrethi vicioz ku ka ngelur këto 34 vite sepse në këtë pikë, ju është vrarë shpresa.

Demokratëve të ndershëm, ju them të mendohen gjatë, dhe mbështetjen tuaj të filloni ta tregoni publikisht, sepse privatisht nuk ndihmon, sepse asnjë nga ata që ju mendoni se mund të marrë drejtimin, s’do t’ju trajtojnë si individë me të drejtat e votës së lirë dhe meritokracisë që duhet të kishit këto 34 vite.

Atë do ta fitoni vetëm nga unë, sepse jam brumosur që e re me Kushtetutën Amerikane, që është dokumenti më me vlerë në të gjithë botën kur vjen puna tek mbrojtja e të drejtave të njeriut.

Kështu që, mendojeni gjatë dhe thellë, dhe sa më shpejtë të filloni të tregoni mbështetjen tuaj, aq më shpejt mund të realizojmë riformimin e PD-së, dhe mundësisht heqjen e Ramës përpara se të bëj dëme më të thella në atë vënd.

TË LIDHURA

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas
Politikë

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet
Aktualitet

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet

19:56 | 19/11/2025
Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët
Aktualitet

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Next Post
Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës
Sport

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës

by mirseda
22:29 | 19/11/2025
0

Edon Zhegrova luajti rreth 30 minuta në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet e Kupës së...

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

22:07 | 19/11/2025
Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com