Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Jakov Stalini; Djali i mohuar i diktatorit sovjetik, që vdiq në një kamp nazist

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Jakov Stalini; Djali i mohuar i diktatorit sovjetik, që vdiq në një kamp nazist

Josif Stalini nuk ka nevojë për prezantim: revolucionar, diktator dhe protagonist, për mirë apo për keq, i historisë botërore të gjysmës së parë të shekullit XX-të. Në fakt, është më pak i njohur për fatin e djalit të tij të madh, Jakovit.

Të dy kishin gjithmonë përplasje të forta, gjë që e bëri të vështirë rininë e Jakovit, por edhe pjesën tjetër të jetës së tij të shkurtër, që përfundoi në një kamp përqendrimi nazist në vitin 1943. Jakovi lindi në Gjeorgji në vitin 1907 nga gruaja e parë e Stalinit, Ekaterina, e cila vdiq nga tifoja vetëm pak muaj pas lindjes së foshnjës.

Pasi u rrit nga tezet dhe gjyshja e tij nga ana e nënës, ai u dërgua në Moskë, për të jetuar me babanë dhe gruan e tij të re, kur ishte 14-vjeç, për të marrë arsimimin e duhur. Djali nuk shkoi asnjëherë mirë me babanë e tij, dhe madje u përpoq të vriste veten, pasi Stalini u tërbua nga inati dhe refuzoi lidhjen e tij dashurore me një vajzë hebreje.

Jakovi e qëlloi veten me pistoletë në kokë, duke pësuar vetëm disa lëndime të lehta, dhe komenti i vetëm i të atit ishte: “Nuk di as të qëllojë drejt!”. Ai u martua gjithsesi me vajzën që donte, pasi bashkëshorti i saj u vra nga NKVD (KGB-ja e ardhshme), dhe së bashku patën dy djem.

Stalini vendosi të mos ketë më asnjë lloj marrëdhënie me fëmijën e tij të parë, të cilin e quajti “bandit dhe mashtrues”. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Jakovi shërbeu në radhët e Ushtrisë së Kuqe me gradën e togerit. Në vitin 1941, kur Gjermania pushtoi Bashkimin Sovjetik, u kap rob gjatë Betejës së Smolenskut.

Ndoshta çdo lloj babai tjetër, do të përpiqej me çdo mënyrë të lironte djalin e tij, por jo Stalini. Diktatori nuk e pranoi ofertën e gjermanëve, të cilët dëshironin të shkëmbenin Jakovin me një feldmarshall të rëndësishëm, apo ndoshta me nipin e Hitlerit, duke e braktisur kësisoj të birin në fatin e vet.

Thuhet se Stalini të ketë pretenduar, se nuk mundej të kryente një shkëmbim ndërmjet një gjenerali dhe një togeri, dhe se gjithashtu djali i tij nuk ishte ndryshe nga “miliona fëmijë” të marrë rob nga gjermanët. Në fakt Stalini ishte i bindur se Jakovi nuk ishte kapur si rob lufte, porse i ishte dorëzuar vetë armikut me sugjerimin e gruas së tij, e cila më vonë u burgos vjehrri i saj pikërisht për këtë arsye.

Për të ruajtur imazhin e tij, diktatori e bëri publike versionin e kapjes rob të të birit, pasi në Bashkimin Sovjetik, vetëdorëzimi konsiderohej i barasvlershëm me tradhtinë. Në fund të luftës, mijëra të burgosur lufte, të riatdhesuar në Rusi, u dërguan menjëherë në kampet e punës në Siberi për të kryer dënime të gjata, apo për t’u ekzekutuar me vdekje për tradhti, pikërisht për shkak të dyshimeve se mund t’i ishin vetëdorëzuar armikut.

Në çdo rast, Jakovi përfundoi në një kamp përqendrimi gjerman, dhe nazistët e shfrytëzuan burgosjen e tij për qëllime propagandistike. Ata hodhën mijëra fletushka, drejtuar ushtarëve sovjetikë, ku shpreheshin: “Mos derdh gjakun tënd për Stalinin! Djali i tij është dorëzuar! Nëse djali i Stalinit shpëtoi kokën e vet, atëherë as ti nuk je i detyruar të sakrifikosh veten!”

Lidhur me vdekjen e të djalit të madh të Stalinit, nuk ka pasur asnjëherë qartësi: sipas disa varianteve, ai vdiq buzë gardhit të elektrizuar të kampit të përqendrimit në Sashenhausen, gjatë një përpjekje për t’u arratisur; sipas disa të tjerëve ai u vra nga një roje nazist për mosbindje ndaj një urdhri: ndërsa Jakov ishte duke shëtitur nëpër kamp, një roje e urdhëroi të kthehet urgjentisht në kazermë, dhe kur ai refuzoi roja e qëlloi menjëherë në kokë për vdekje.

Ekziston edhe një variant tjetër, që ia atribuon vdekjen e Jakovit hedhjen së qëllimshme mbi gardhin elektrik të kampit me synimin për t’u vetëvrarë, si një akt ekstrem proteste, për shkak të mosmarrëveshjeve të ashpra me robëritë britanikë, të cilët e fajësonin se linte përherë WC-në të pa papastër.

Mund të gjykohet si një arsye e kotë për t’u vetëvrarë, në mesin e tmerreve të kampeve të luftës dhe atyre të shfarosjes. Por, nuk është i këtij mendimi shkrimtari i mirënjohur Milan Kundera, që në librin e tij “Lehtësia e papërballueshme e qenies”, shkruan:

“Djali i Stalinit dha jetën e tij për ca jashtëqitje. Por, të vdesësh për të, s’do të thotë të vdesësh pa një ndjenjë. Gjermanët që sakrifikuan jetën e tyre për të zgjeruar më në lindje territoret e Rajhut, rusët të cilët vdiqën sepse donin që fuqia e vendit të tyre të shtrihej më tej në perëndim. Ata vdiqën për diçka më idiote, dhe vdekja e tyre është e pakuptimtë dhe pa ndonjë vlerë të përgjithshme. Vdekja e djalit të Stalinit ishte ndërkohë në marrëzinë e përgjithshme të luftës, e vetmja vdekje metafizike!”.

Përshtati nga anglishtja për Tirana Today, Alket Goce

Tags: diktatori sovjetikdjali i mohuarJakov Stalinikamp nazistvdiq

TË LIDHURA

Prefekti Hajdari pret në takim drejtuesin e “Koha Jonë”, Nikoll Lesi: Fokus integrimi me median
Aktualitet

Prefekti Hajdari pret në takim drejtuesin e “Koha Jonë”, Nikoll Lesi: Fokus integrimi me median

11:51 | 16/02/2026
Vizita zyrtare e Ramës në Kosovë, kryeministri do takohet me Presidenten Osmani dhe me Albin Kurtin
Aktualitet

Vizita zyrtare e Ramës në Kosovë, kryeministri do takohet me Presidenten Osmani dhe me Albin Kurtin

10:45 | 16/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
Next Post
Erdogan: SHBA-të po financojnë organizatat terroriste

Erdogan: SHBA-të po financojnë organizatat terroriste

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Londër

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Londër

Shtypi i ditës, 5 qershor 2017

Shtypi i ditës, 5 qershor 2017







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Rama në Prishtinë: Presidentja Osmani është kërcënuar për 2 vjet rresht
Aktualitet

Rama në Prishtinë: Presidentja Osmani është kërcënuar për 2 vjet rresht

by mirseda
13:25 | 16/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të hënë, më 16 shkurt, në promovimin e librit “Kur...

Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, me instrumente politike si gjykatat serbe!

Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, me instrumente politike si gjykatat serbe!

13:23 | 16/02/2026
40 mijë euro gjobë për t’i fshirë artikullin zyrtarit, burg gazetarit. Dëshmia në gjyq…

40 mijë euro gjobë për t’i fshirë artikullin zyrtarit, burg gazetarit. Dëshmia në gjyq…

13:00 | 16/02/2026
Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

12:32 | 16/02/2026
“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

12:26 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com