Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Ja vendet që kanë shpallur pavarsinë e njëanshme pas Luftë së Dytë Botërore

8 vjet ago
in Të Gjitha
Referendumi në Katalonja, çfarë parashikon pavarësia e saj?

Shumë territore evropiane kanë shpallur pavarësinë e tyre në mënyrë të njëanshme, që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore. Kryesisht pas shpërbërjes së BRSS-së dhe të Jugosllavisë, por rasti i Katalonjës është i pari në Bashkimin Evropian.

Lufta e Ftohtë, rasti qipriot

Në vitin 1974, nacionalistë qipriotë grekë përgatitën në fshehtësi një grusht shteti që synon të bashkojë ishullin, ish-koloni britanike e pavarur që prej vitit 1960, me Greqinë. Ky grusht shteti do të dështojë brenda pak ditëve, por gjatë kësaj kohe trupat turke zbarkuan në veri, duke përdorur si justifikim mbrojtjen e minoritetit qipriot turk.

Në nëntor 1983, shefi i komunitetit qipriot turk shpalli pavarësin e “Republikës turke të Qipros së Veriut” në 38 për qind të territorit ku ishin vendosur trupat turke. Vetëm Ankaraja e njeh këtë shtet. Shumë përpjekie kanë dështuar.

Në vitin 2014 vetëm pjesa jugore e Qipros i bashkohet Bashkimit Evropian.

Rënia e BRSS-së

Rënia e bllokut sovietik do të sjellë valën më të madhe të lëvizjeve indipendentiste në Evropë që prej vitit 1945.

Në mars të vitit 1990, Lituania është republika e parë e BRSS-së që shpall pavarësinë. Trupat sovietike ndërhynë në janar 1991 (13 të vdekur) por më pas u tërhoqën.

Paralelisht, në qershor 1990, Rusia shpall sovranitetin e saj me nxitje të Boris Jelcin. Më pas nëntë republika sovietike shpallin pavarësinë nga gushti në shtator 1991.

Në dhjetor të këtij viti, krerët ukrainas, rusë dhe bjellorusë nënshkruajnë një traktat që i jep fund BRSS-së. Nga shpërbërja e saj krijohen 15 shtete. Tensionet separatiste në këtë rajon vazhdojnë edhe sot.

Transnistria, rajon i Moldavisë i populluar kryesisht nga rusofonë, ka shpallur pavarësinë në vitin 1991 dhe e mbrojti me armë në vitin 1992. Ajo nuk njihet nga asnjë shtet.

Nagorno-Karabakh, rajon i Azebaxhanit i populluar nga një maxhorancë armene, u shkëput në vitin 1991. Një luftë e përgjakshme përballi në këtë territor deri në vitin 1994 Armeninë dhe Azerbaxhanin, që u përballën sërish ushtarakisht në vitin 2016. Nagorno-Karabakh vazhdon të konsiderohet ndërkombëtarisht si pjesë e territorit të Azerbaxhanit.

Abkazia dhe Osetia e Jugut, dy rajone separatiste të Gjeorgjisë ishin në qendër të konfliktit ruso-gjeorgjian të gushtit 2008. Ai mbaroi me njohjen nga Moska të pavarësisë së dy rajoneve. Vetëm Nikaragua, Venezuela dhe Nauru i janë bashkuar Rusisë në këtë njohje.

Në Ukrainë, dy republikat separatiste të Luganskut dhe Donetskut kanë shpallur pavarësinë e tyre në vitin 2014, pas zhvillimit të referendumeve. Të varura gjerësit nga Rusia, ato nuk njihen nga komuniteti ndërkombëtar.

Shpërbërja e Jugosllavisë

Vendet e para që u shkëputën nga federata socialiste e Jugosllavisë, ishin Sllovenia dhe Kroacia që shpallën pavarësinë në qershor 1991.

Në Slloveni, ushtria popullore jugosllave tërhiqet pas 10 ditë luftime. Vendi do të bëhet në vitin 2004 shteti i parë i dalë nga Jugosllavia që hyn në BE.

Në Kroaci fillon një luftë me minoritetin serb, i mbështetur nga Beogradi, që refuzon këtë pavarësi. Konflikti shkaktoi 20 000 të vdekur dhe përfundoi në vitin 1995. Kroacia hyri në BE në vitin 2013.

Maqedonia vetëvendos në mënyrë paqësore në vitin 1991, pas një referendumi të fituar nga “po”-ja në masën 95 për qind.

Në Bosnje Hercegovinë, shpallja e pavarësisë në vitin 1992, pas një referendumi të bojkotuar nga komuniteti serb, shkakton fillimin e një lufte që zgjati tre vite e gjysmë mes myslimanëve, serbëve dhe kroatëve, ku u vranë 100 000 persona dhe pati 2,2 milionë refugjatë. Beogradi e njohu Bosnjen si shtet në nëntor 1995 në përfundim të marrëveshjes së Dejtonit.

Në vitin 2006, Mali i Zi vendos me referendum të ndahet nga Serbia. Ky është i vetmi rast, që njihet si e drejtë për vetëvendosje e parashikuar nga Kushtetuta.

Vendi i fundit që lindi nga rënojat e ish-Jugosllavisë, pas një referendumi në favor të autonomisë në vitin 1991 dhe një përballje me forcat serbe, është Kosova që shpalli në mënyrë të njënashme pavarësinë në vitin 2008. Ajo njihet nga më shumë se 100 shtete por nuk është pjesë e OKB-së. Serbia vazhdon të mbajë të sanksionuar në kushtetutën e saj kontrollin mbi Kosovën.

Tags: e njëanshmeLuftë së Dytë Botërorepavarsinëqë kanëshpallurvendet

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Ngjela thumbon Nanon: Pse flisni për Azem Hajdarin pa njohur filozofinë e politikës?

Ngjela thumbon Nanon: Pse flisni për Azem Hajdarin pa njohur filozofinë e politikës?

Zgjedhjet lokale në Kosovë, ja sa milionë euro pritet të kushtojnë

Ja aleancat sekrete para balotazhit në Kosovë

Flet Basha pas fitores: Dera e PD-së, e hapur për ata që humbën rrugën

Raporti i Bankës Botërore, reagon Basha: Rritja e taksave po rrënon ekonominë shqiptare







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

by mirseda
13:47 | 09/02/2026
0

Apeli i GJKKO ka konfirmuar dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla. Vijon…

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

13:01 | 09/02/2026
U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

12:47 | 09/02/2026
Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

12:04 | 09/02/2026

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com